A-Mei

2016-04-28 15:23:22 CRI Komenti juaj Printoni
 

Ky është emri i artit për këngëtaren e popit tajvanez Chang Hui-mei. Ajo debutoi në skenë për herë të parë në vitin 1996, duke arritur sukses të menjëhershëm. Madje shumë herë atë e quanin "Krenaria e Tajvanit" ose diva e muzikës mandarin. Ajo është vlerësuar me shumë çmime në muzikën mandarin.

Që në moshë fare të vogël , mamaja e saj regjistronte veten tek këndonte dhe më pas ja vinte ta dëgjonte së bijës. Që në atë moshe A-Mei ishte e magjepsur nga muzika. Që e vogël ajo kalonte orë të tëra para radios dhe pastaj vraponte drejt televizorit për të ndjekur programin muzikorë të radhës. As nga përballja me publikun ajo nuk ka shfaqur ndonjëherë pasiguri edhe pse në një moshë të vogël. Madje ajo shumë herë detyronte shokët dhe shoqet e saja ta dëgjonin ndërsa ajo këndonte dhe performonte për to.

Konkursi i parë i saj muzikorë ishte në vitin 1992 për t'ju bashkuar televizionit TTV në emisionin "Five Lights Singing Contest" . Pasi arriti të bindte të atin për të marrë pjesë, i cili ishte të shumtën e kohës i sëmurë dhe pasi përshkoi rrugën deri në finale, ajo u mund në raundin e fundit. Kjo e zhgënjeu shumë atë, madje e bëri të mendonte që nuk vlente dhe duhej të tërhiqej. Por babi i saj i tha "Ti vërtetë di të këndosh dhe i performon këngët në mënyrë perfekte, përse nuk konkuron edhe një herë që të tregosh se ti ke talent për muzikë?"

E inkurajuar nga i ati, ajo vendosi ta provonte edhe një herë, një vit më vonë. Performimet e saja e impresionuan jurinë dhe në 1994 ajo u shpall fituese e këtij edicioni. Fatkeqësisht babai i saj nuk arriti të shikonte apo të përjetonte këtë fitore të vajzës së tij pasi ishte i sëmurë dhe ndërroj jetë para këtij eventi. Ajo vendosi të mos shkëputej nga muzika, kështu që këndonte nëpër pub-e dhe lokale të ndryshme.

Ajo pati një karierë të sukseshme dhe ne do të përmendim disa nga momentet dhe këngët e saja më në zë.

Në vitin 2009 ajo hodhi në treg albumin "AMIT" i cili impresionoi jurinë e "21st Golden Melody Awards". Duke e vlerësuar atë me 6 çmime përfshirë "Best Female Vocalist".

Vetëm pas dy viteve ajo lançoi një tjetër album të titulluar "R U Watching?" i cili menjëherë u bë ndër më të shiturit e asaj kohe.

A-Mei u ftua të ishte antare e jurisë së sezonit të dytë të konkursit shumë të njohur "The voice of China" së bashku me emra të mëdhenj si Wang Feng, Na Ying, dhe Harlem Yu.

Në 2014-ën, pasi ajo kishte firmosur për shtëpinë diskografike "EMI Taiwan", ajo hodhi në treg albumin e saj të radhës "Faces of Paranoia (Only the Paranoid Survive)". Ky album është disi ndryshe pasi ashtu si lirikat dhe muzika përmbajnë elemente të errëta.

A- mei, në prill të këtij viti lançoi albumin e saj të titulluar"AMIT 2," dhe u vlerësua sërish me çmimin "këngëtarja femër më e mirë" në "Golden Melody Awards 26".

Në gusht të vitit 2015, A-mei u përzgjodh të ishte zë shoqërues në sezonin e katërt të "The voice of China" dhe gjithashtu kësaj radhe ajo ishte tutore dhe mbikëqyrëse për skuadrën e Jay.(Raela Hafizi)

Mrekulli
Lajmet Kryesore