Kina promovon Mjekësinë Tradicionale Kineze në luftën kundër COVID-19

2020-03-27 14:47:48 CRI Komenti juaj Printoni

Kina ka vendosur t'u shpërndajë vendeve të tjera përvojën e saj mbi përdorimin e Mjekësisë Tradicionale Kineze në trajtimin e pacientëve me COVID-19. Sipas autoriteteve shëndetësore kineze, ilaçi tradicional kinez ka qenë i efektshëm në trajtimin e mijëra pacientëve me këtë sëmundje.

Mbi 74 mijë pacientët e COVID-19, ose afro 92% të rasteve të konfirmuara në pjesën kontinentale të Kinës janë trajtuar edhe me barna bimore kineze.

Sipas vëzhgimit klinik, të gjitha ilaçet kineze të sugjeruara nga mjeku kanë lehtësuar efektivisht simptomat, ngadalësuar zhvillimin e kësaj sëmundjeje, përmirësuar përqindjen e shëruar, reduktuar vdekshmërinë dhe nxitur shërimin e pacientëve.

Ekspertët sugjerojnë se trajtimi me Mjekësi Tradicionale Kineze (MTK) ka ndihmuar në mënyrë të dukshme në uljen e numrit të pacientëve, kushtet e të cilëve u kthyen nga simptomat e buta tek simptomat e rënda.

Qiu Haibo është zv-drejtori i Spitalit Zhongda me Universitetin të Jugperëndimit. Ai tha se MTK-ja ka një rrugë të ndryshme në trajtimin e pacientëve.

"Mjekësitë kineze dhe perëndimore përzgjedhin rrugë të ndryshme në trajtimin e kësaj sëmundjeje. Mjekësia perëndimore synon simptomat specifike, ndërsa ajo kineze merr parasysh më shumë dhe ilaçet kineze punojnë së bashku si një grup."

Deri tani, disa ilaçe kineze kanë shfaqur efekte kurative te pacientët e COVID-19.

Granulat Jinhua Qinggan dhe kapsulat Lianhua Qingwen janë përdorur për të trajtuar rastet me simptoma të buta. Një lëng bimësh mjekësore me emrin "Qing Fei Pai Du Tang", është përdorur te 1300 pacientë dhe asnjë prej tyre nuk shkoi nga raste me simptoma të buta tek raste me simptoma të rënda, ose nga raste të zakonshme tek raste kritike.

Yu Yanhong nga Administrata Kombëtare e Mjekësisë Tradicionale Kineze shpreson se MTK-ja mund të përdoret në ndihmë të vendeve të tjera në luftën kundër koronavirusit.

"Ekspertët e MTK-së janë gati që të forcojnë bashkëpunimin me punonjësit e shëndetësisë në vendet e tjera, për të shpërndarë përvojën e tyre dhe të ofruar ilaçet efektive."

Deri tani, Kina u ka dhuruar ilaçet tradicionale 12 vendeve dhe rajoneve, përfshi Italinë dhe Francën.

Disa vende kanë kërkuar më shumë përkrahje mjekësore në luftën e tyre kundër këtij virusi. (Xu Guang)

Mrekulli
Lajmet Kryesore