Kujdesi shëndetësor në internet fiton popullaritet në të gjithë Kinën

2020-03-12 17:16:05 CRI Komenti juaj Printoni

Gjithnjë e më shumë njerëz po i drejtohen internetit për vizita mjekësore.

Teknologjitë e reja, të tilla si interneti në telefonin celular, rrjeti 5G, të dhënat e mëdha dhe inteligjenca artificiale, po përdoren gjerësisht në industrinë e mjekësisë.

Që nga shpërthimi, platformat kryesore të diagnostikimit dhe trajtimit në internet në Kinë kanë kryer miliarda vizita dhe një numër të madh regjistrimesh të reja. Platformat gjithashtu kanë parë një rritje të konsiderueshme të pyetjeve në lidhje me problemet e frymëmarrjes.

Hu Yang është një mjek nga Spitali i Mushkrive i Shangait.

"Platforma në internet mund të çojë virtualisht mjekë të njohur nga qytetet e mëdha drejtpërdrejt në zonat rurale, kështu që pacientët nuk kanë nevojë të udhëtojnë — ata vetëm duhet të pyesin një mjek të besuar në platformë."

Zhvillimi i rrjeteve sociale dhe pagesat në celular kanë mundësuar që pacientët të kenë më shumë qasje ndaj industrisë mjekësore.

Hu tha se zhvillimi i ardhshëm i industrisë mbështetet në teknologji të reja për të kursyer kohën dhe hapësirën për mjekët, por përballet me sfida të tjera, siç janë kostot e larta dhe mungesa e profesionistëve.

Xie Like është zv.shef i Spitalit të Syrit në Akademinë Kineze të Shkencave Mjekësore.

Ai tha se mund të bëhen disa përmirësime në platformë në mënyrë që të zhvillohet besimi i përdoruesve.

"Së pari, përmirësimi i standardeve të industrisë dhe standardizimi i sistemit të informacionit. Së dyti, kujdesi shëndetësor në internet kërkon një palë të mirë rregullatore për të siguruar që ajo përputhet me kredencialet e spitaleve të regjistruara. Së treti, të rritet mbikëqyrja e rregullimit të internetit në praktikën mjekësore, përfshi kualifikimet e personelit mjekësor, dhënien e recetave, sigurinë e informacionit etj."

(Albana)

Mrekulli
Lajmet Kryesore