Kina realizon transplantimin e parë të mushkërive për pacientin me COVID19

2020-03-03 15:18:57 CRI Komenti juaj Printoni
Mjekët kinezë kanë kryer me sukses një transplantim të mushkërive në një person të infektuar me koronavirusin COVID19 i cili është rikuperuar, por ende vuan dëmtime të rënda në mushkëri. Kirurgjia e datës 29 shkurt ka tërhequr vëmendje të gjerë.

Në një intervistë me "The Paper", Chen Jingyu, kirurgu më i mirë i transplantit të mushkërive në Kinë dhe drejtuesi i ekipit që kreu operacionin e veçantë, iu përgjigj disa pyetjeve.

Pacienti, 59 vjeç, mashkull, filloi të zhvillojë simptoma në 23 janar në provincën Jiangsu të Kinës Lindore. Mjekët e diagnostikuan atë me pneumoni nga koronavirusi i tipit të ri më 26 janar dhe nisën terapinë e oksigjenimit të membranës ekstrakorporale (ECMO) më 22 shkurt. Pacienti testoi negativ me virusin dy ditë më vonë, por mushkëritë e tij pësuan dëme të përhershme për shkak të fibrozës pulmonare.

Më 28 shkurt, mushkëria e djathtë e pacientit humbi 2.5 litra gjak. Ai ishte në prag të vdekjes, por për fat të mirë, një ditë më vonë, një dhurues i një pacienti, truri i të cilit kishte vdekur dha një mushkëri të shëndetshme për pacientin e rikuperuar me COVID19.

Kirurgjia mund të ofrojë përvojë të re për trajtimin e pacientëve me koronavirus në gjendje kritike.

Të pasigurt nëse mushkëritë e pacientit kishte ndonjë virus aktiv, mjekët kryen operacionin me veshje të plotë mbrojtëse. Ata kryen operacionin e rrezikshëm me shpresën se do të sjellin më shumë optimizëm te pacientët me COVID19 në gjendje kritike.

Pacienti aktualisht është në gjendje të qëndrueshme. Nëse ai shërohet me sukses, më shumë pacientë me COVID19 do mund të kryejnë transplantim të mushkërive në të ardhmen e afërt.

Pse disa pacientë testojnë pozitiv me COVID19 pas shërimit?

Raportet e fundit në lidhje me pacientët në Kinë që testojnë pozitivisht me COVID19 edhe pasi janë shëruar e kanë dalë nga spitali kanë ngjallur shqetësimin e publikut për përhapjen e koronavirusit novel.

Chengdu në provincën jugperëndimore të Kinës, Sichuan dhe provincat Shandong dhe Jiangsu ishin të parat që raportuan për pacientë që rezultojnë pozitivë me koronavirus edhe pas shërimit.

Rreth 14 për qind e pacientëve të rikuperuar që kanë dalë nga spitalet në Guangdong kishin testuar përsëri pozitivisht me virusin, tha Song Tie, zv.drejtori i Qendrës për Kontrollin e Sëmundjeve në Provincën Guangdong.

Lajmi ka shqetësuar popullatën, por ekspertët thonë se rezultatet nuk janë befasuese dhe se testimi pozitiv pas rikuperimit nuk do të thotë që virusi mund të përhapet.

Stanley Perlman, profesor i mikrobiologjisë dhe imunologjisë në Universitetin e Iowa-s konfirmoi në Qendrën për Kërkimin dhe Politikën e Sëmundjeve Infektive tha se materiali gjenomik viral i zbuluar nga provat nuk tregon domosdoshmërisht se është infektiv.

"Materiali gjenomik vjen nga virusi, natyrisht, por nuk tregon që virusi infektiv është i pranishëm," tha Perlman, duke shtuar se një test pozitiv nënkupton që virusi është ose ka qenë i pranishëm një ose dy ditë më parë.

Zhang Wenhong, drejtuesi i ekipit të ekspertëve në Shanghai për trajtimin e COVID-19, tha se nuk ka të dhëna që mbështesin pretendimin se pacientët e rikuperuar që testojnë pozitiv pas shërimit mund të infektojnë të tjerët.

"Infeksionet virale ndjekin ligjet e tyre dhe pacientët e rikuperuar plotësisht kanë më pak të ngjarë të sëmuren përsëri," shpjegoi Zhong Nanshan, eksperti kryesor në COVID-19 në Kinë.

Si përgjigje, disa spitale në Kinë kanë filluar të testojnë pacientët e rikuperuar duke përdorur një një metodë më e saktë për të zbuluar nëse stomaku i tyre, zorrët dhe fecet kanë mbetje të virusit.

Përveç kësaj, pacientët duhet t'i nënshtrohen një vëzhgimi pasues dyjavor, prezantoi Zhang.

Kinë, 98-vjeçarja shërohet nga COVID-19

Një grua 98-vjeçare që vuante nga koronavirusi, deri më tani pacienti më e vjetër që shërohet në Kinë doli të dielën pas shërimit nga nga një spital në Wuhan.

Pacientja, e identifikuar si zonja Hu që jetonte në lagjen Jiang'an të Wuhan-it, kishte ethe në fillim të muajit të kaluar. Ajo u pranua dhe u transferua në Spitalin Leishenshan në Wuhan më 13 shkurt, së bashku me vajzën e saj 55-vjeçare, e cila gjithashtu ishte e infektuar nga virusi.

Ajo ishte në gjendje kritike dhe kishte një temperaturë prej 40 gradë celcius. Pasi iu dhanë ilaçe antivirale dhe kundër infeksionit ajo u vendos në një monitorim mjekësor 24-orësh.

"Shërimi i saj do të sjellë besim tek pacientët e tjerë që janë ende nën trajtim," tha Wang Xinghuan, drejtor i spitalit.

Covid-19 jeton 9 ditë jashtë trupit, por dezifektantët dhe temperaturat e larta mund ta vrasin

Koronavirusi Covid-19 mund të mbijetojë deri në 9 ditë jashtë trupit.

Një analizë e 22 studimeve të shkuara të viruseve të ngjashme me të, duke përfshirë këtu SARS-in dhe MERS-in, të pubilkuara online këtë muaj në "Journal of Hospital Infection", konkluduan se koronavirusi njerëzor mund të rezistojë në sipërfaqe mjedisore deri në nëntë ditë në temperatura të ambientit, sipas revistës shkencore "livescience".

Sidoqoftë ai mund të eliminohet në temperatura të larta si dhe duke përdorur dezifektantë të zakonshëm, shkruajnë autorët e publikimit. Gjithsesi, nuk është e qartë ende nëse koronavirusi i ri reagon në mënyrë të ngjashme.

"Në bakër dhe hekur gjer në dy orë mund të rezistojë", shprehet Dr. Robert Redfield, drejtor i Qendrës së ShBA-së për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve (CDC). "Ndërsa në sipërfaqe të tjera si plastike dhe karton, mund të jetojë më shumë", shton ai.

Bazuar në çfarë dihet mbi koronaviruset e zakonshëm, ekspertët e sëmundjeve thonë se përhapja e virusit COVID-19 përhapet përmes kollitjes apo teshtimës si dhe kontaktit me jashtëqitjen e një individi të infektuar.

Qendra e ShBA-së për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve thotë se mund të jetë e mundur për një person të infektohet nga koronavirusi i ri nëse ai prek një sipërfaqe apo objekt që ka virusin e më pas prek gojën, hundën apo sytë.

CDC shprehet se ka risk të ulët të përhapjes së produkteve apo paketimeve që transportohen përgjatë disa ditëve apo javëve në temperatura ambienti. Kjo agjenci po eksperimenton tashmë se sa ngjitës mund të jetë virusi kur depozitohet në sipërfaqe të zakonshme.

Autorët e artikullit thanë se viruse të këtilla rezistojnë më së shumti në temperatura të ulëta dhe ambiente me lagështi të ulët.

E kjo është arsyeja sipas tyre, se pse shumë viruse të përhapen në dimër.

Mrekulli
Lajmet Kryesore