Kinë, ulje e ndjeshme e çmimeve të barnave në sigurimet shëndetësore bazë

2019-12-31 17:06:43 CRI Komenti juaj Printoni

Një katalog i rishikuar i barnave të përfshira në sigurimet shëndetësore bazë do të fillojë të zbatohet nga 1 janari i vitit 2020 në Kinë. Pas bisedimeve midis qeverisë dhe firmave farmacautike, u arrit që çmimet e shumë barnave të kenë ulje të ndjeshme.

Sivjet, 25 ekspertë mjekësorë, si përfaqësues të autoriteteve shëndetësore shtetërore zhvilluan negociata me kompanitë për çmimet e 150 barnave të reja që mendohet të përfshihen në sigurimet bazë. Pas bisedimesh që zgjatën për tre ditë, 97 barna u pranuan, 70 prej të cilave me ulje mesatare të çmimit prej 60.7 %.

Ndër këto 70 barna, tre për mjekimin e hepatitit C patën një ulje 85 %, duke mbuluar të gjithë të sëmurët. Kjo do të përmirësojë në mënyrë të dukshme rezultatet e mjekimit të kësaj sëmundjeje prej së cilës në Kinë vuajnë gati 10 milionë veta, duke lehtësuar edhe barrën e tyre ekonomike.

Sipas një sondazhi, Kina ka numrin më të madh të të sëmurëve me hepatit C në botë. Ndërsa OBSh-ja ka propozuar zhdukjen e plotë të hepatitit viral para fundit të 2030-s, ulja e çmimeve të barnave përkatëse pa dyshim do ta ndihmojë qeverinë kineze në realizimin e këtij objektivi.

Mrekulli