Vijon misioni "Kina e Shëndetshme 2030"

2019-09-27 16:44:14 CRI Komenti juaj Printoni

Me popullsinë më të madhe në botë, Kina ka realizuar arritje të mëdha në promovimin e shëndetit prej viteve '50 kur niveli i jetëgjatësisë ishte nën moshën 45 vjeç. Deri në vitin 1995, jetëgjatësia në Kinë arriti në mbi 70 vjeç dhe tani është 76·79 vjeç.

Zhvillimi i shpejtë i përmirësimit të shëndetit në periudhën 1960–80 mund t'i atribuohet krijimit të një sistemi shëndetësor relativisht të përballueshëm nga të gjithë si në kosto ashtu dhe në qasje dhe masave të qeverisë në vitin 1952, duke përmirësuar me sukses kushtet e mjedisit të jetesës dhe ku u shënua rënia e transmetimit të sëmundjeve ngjitëse. Prej reformës ekonomike politikës së Hapjes që nisi në vitin 1978, edhe pse ekonomia kineze u rrit me shpejtësi, sektori i shëndetësisë u përball me vështirësi të mëdha, përfshi pakënaqësitë ndaj profesionistëve të fushës, shërbimin jo cilësor dhe të shpejtë etj.

Këto probleme çuan në reformimin e gjithanshëm të sistemit shëndetësor në vitin

2009, që synon të zhvillojë një sistem shëndetësor bazë që mbulon mbarë popullsinë deri në vitin 2020.

Tani që kanë kaluar 10 vjet, janë bërë disa përparime por prapëseprapë mbete sfida. Për shembull, shpenzimet e pacientëve nga xhepi i vetë ranë me 40% të shpenzimeve të përgjithshme të shëndetit në vitin 2008, në 28% në vitin 2016, por kërkesa për trajtimin e sëmundjeve mendore dhe kujdesi afatgjatë po rritet.

Në vitin 2016, Qeveria Kineze organizoi konferencën kombëtare të nivelit më të lartë mbi shëndetin dhe më pas publikoi Planin "Kina e Shëndetshme 2030". Si një mjet kryesor i qeverisë kineze për të zbatuar qëllimet e zhvillimit të qëndrueshëm të OKB-së 2030, shëndeti është ngritur në një nivel të ri në Kinë.

Presidenti Xi Jinping e vendos shëndetin e mirë të të gjithë kinezëve si parakusht për një shoqëri relativisht të begatë. Me disa synime thelbësore shëndetësore të përcaktuara, Plani bën thirrje për veprime nga të gjithë sektorët drejt ndërtimit të një shoqërie me në fokus banorët - një zhvendosje nga ajo e mëparshme e përqendruar në ekonomi. Ndërkohë që përpjekjet vijojnë duhet pranuar që Kina e Shëndetshme është një përpjekje e tërë shoqërisë, qëllimi i së cilës shkon shumë përtej sektorit të shëndetësisë.

Natyra e Planit "Kina e Shëndetshme" ka shumë shkallë, duke përfshirë individë, familje, organizata të tilla si agjenci qeveritare, ndërmarrje, spitale, shkolla dhe universitete, si dhe komunitete (përfshirë fshatra, qytete etj). Në thelb, Kina e shëndetshme konsiston në mirëqënien e banorëve në mbarë vendin.

Në nivel individual, çdo qytetar duhet të marrë pjesë në ndërtimin e Kinës së Shëndetshme dhe duhet të adresohen disa njohuri për masat e mbrojtjes së shëndetit - siç janë mbajtja e një diete të shëndetshme dhe parandalimi i sëmundjeve. Nuk është e vështirë të kuptosh hendekun e njohurive në Kinë, duke marrë parasysh që për një kohë të gjatë Kina ishte një vend i varfër bujqësor. Në 1978, shkalla e urbanizimit të Kinës ishte vetëm 19% . Në më pak se 40 vjet, urbanizimi i popullsisë së Kinës është trefishuar. Meqenëse shumica e popullsisë në Kinë e ka kaluar fëmijërinë e tyre në zona rurale me kushte të dobëta jetese dhe standarde higjenike, edukimi shëndetësor ka munguar dhe vendosja e zakoneve të shëndetshme të jetesës mund të jetë një sfidë. Prandaj, hendeku i njohurive në shëndet duhet të plotësohet sa më parë.

Organizatat kanë një rol vendimtar për ndërtimin e Kinës së shëndetshme. Ato jo vetëm mund të mbrojnë shëndetin e punëtorëve të tyre, por edhe t'i edukojnë ata në ndërtimin e një jetese të shëndetshme. Për këtë qëllim, po krijohen standarde për ndërtesa të shëndetshme. Një adoptim më i gjerë i standardeve të shëndetshme të ndërtimit dhe përpjekja për të vazhduar ndërtimin e qyteteve dhe fshatrave të shëndetshëm do të jenë rrugë kritike drejt arritjes së objektivave të Kinës së Shëndetshme 2030.

Megjithëse dihet gjerësisht se shëndeti ndikohet nga faktorët rrjedhës në sistemin socio-ekonomik dhe mjedisin, nevojiten veprime të mëtejshme më të koordinuara ndër-sektoriale. Për shembull, sektori i shëndetësisë duhet të jetë i vetëdijshëm për kushtet e pulave dhe bujqësisë së derrave për të parandaluar përhapjen e gripit të shpendëve ose viruseve të derrave. Për të bërë një ndryshim, duhet të vendoset një

mekanizëm i rregullt ndër-sektorial i shkëmbimit të informacionit. Për më tepër, ndërsa hyjmë në epokën e të dhënave të mëdha dhe asaj digjitale të shëndetit, duhet të grumbullohen më shumë të dhëna sociale për të mbrojtur shëndetin publik.

Në edicionin e fundit të Sugjerimeve për Veprimet e Kinës së Shëndetshme nga Këshilli Shtetëror i Kinës, renditen 15 veprime, të gjitha për parandalimin e sëmundjeve: shtrirja e njohurive shëndetësore, ushqim i shëndetshëm, rritje e aktiviteteve fizike, kontroll më të fortë të duhanit, promovim të shëndetit mendor, përmirësim të kushteve mjedisore, mbrojtje të shëndetit të nënës dhe foshnjës, sigurimin e shëndetit në punë , promovimin e shëndetit të të moshuarve, parandalimin e sëmundjeve kardiovaskulare, parandalimin e sëmundjeve të kancerit, parandalimin e sëmundjeve kronike të sistemit të frymëmarrjes, parandalimin e sëmundjeve të diabetit dhe parandalimin e sëmundjeve endemike dhe infektive.

Këto masa të propozuara hartojnë udhërrëfyesin e "Kinës së Shëndetshme 2030", ku duhet të marrë pjesë e gjithë shoqëria. Një Kinë e shëndetshme duhet të ndërtohet në bazë të një informacioni të besueshëm dhe transparent ndër-sektorial dhe ndarjes së të dhënave si dhe një bashkëpunimi të fortë mes sektorëve të ndryshëm.

Mrekulli
Lajmet Kryesore