Integrimi i mjekësisë perëndimore dhe kineze në Sri Lankë

2019-09-22 14:12:48 CRI Komenti juaj Printoni

Në fillim të shtatorit, një grup mediash nga Sri Lanka zhvilluan një vizitë në Spitalin e Bashkimit të Mjekësisë Perëndimore dhe Mjekësisë Tradicionale Kineze në Distriktin Fengtai të Pekinit. Drejtori i Departamentit të Studimeve të këtij spitali Guo Yong tha se:"në të kaluarën kemi qenë një spital i shkallës së dytë i mjekësisë perëndimore. Në vitin 2012 nisëm përpjekjet për zhvillimin si një spital i bashkuar me mjekësisë perëndimore dhe mjekësinë tradicionale kineze. Në vitin 2013, pas miratimit nga Drejtoria Kombëtare e Administrimit e Ilaçeve Tradicionale Kineze jemi shndërruar me sukses në një spital të bashkuar me mjekësinë perëndimore dhe mjekësinë tradicionale kineze i shkallës së 3-të."

Guo Yong u shpreh se pas shndërrimit, spitali i tij ka bërë shumë punë në bashkimin e metodave të mjekësisë perëndimore dhe të mjekësisë tradicionale kineze për ekzaminimin dhe trajtimin. Niveli mjekësor i këtij spitali është ngritur shumë.

Përgjegjësi i "Capital TV"-së i Sri Lankës Jeya Chandran shprehu shumë interes për barnat e ndryshme bimore të farmaceutikës kineze, pas vizitës në këtë spital. Ai tha:"jemi ftuar për një vizitë në Kinë, për t'u njohur me kulturën tradicionale kineze. Si banorë të një ndër vendeve më të lashtë në botë, kinezët kanë dhënë një kontribut të madh për botën në fusha të ndryshme, përfshi edhe në mjekësi. Jam shumë i lumtur dhe i mrekulluar që u njoha me këto ilaçe bimore tradicionale."

Drejtori i informacionit i "Dan TV"-së Mukunda ka provuar akupunkturën, hedhjen e kupave, masazhin dhe metoda të ndryshme të mjekësisë kineze. Ai tha:"tani kemi njohur dhe provuar këto metoda tradicionale dhe moderne mjekësore në shërbim të përmirësimit të gjendjes sime shëndetësore. Kam provuar akupunkturën dhe hedhjen e kupave. Mjekët kinezë më treguan se kam energji chi të ftohtë të tepërt brenda trupit tim. Duhet të pakësoj qëndrimin në dhomat me ajër të kondicionuar, të pakësoj konsumin e ushqimeve të ftohta. Do t'i kushtoj vëmendje më të madhe shëndetit tim pas rikthimit në Sri Lankë. Këto janë metoda mjekësore të reja për mua dhe pas këtij trajtimi u ndieva shumë më mirë si fizikisht ashtu dhe shpirtërisht." (Xu Guang)

Mrekulli
Lajmet Kryesore