Sportet e përshtatshme në dobi të shëndetit të mirë

2019-09-18 15:25:37 CRI Komenti juaj Printoni

Në ditët e sotme gjithnjë e më shumë njerëz po ndërgjegjësohen për rëndësinë që ka sporti për shëndetin. Por, sportet e papërshtatshme mund të shkaktojnë dëmtim dhe lëndime. Si mund të shmangin sportet e gabuara? Si mund ta përmirësojmë efektivitetin e sportit? Për këto, specialisti i mjekësisë sportive Li Yanhu na dha disa sugjerime për zhvillimin e sportit në mënyrë shkencore.

1. Mungesa e njohurisë shkencore mbi sportet

Li Yanhu tha:"banorët kinezë e dinë se sportet mund t'na sjellin shëndet të mirë, i cili është bazë për një jetë cilësore. Më shumë njerëz dëshirojnë të zhvillojnë ushtrime në palestër, por ata duhet të shmangin ushtrimet e sforcuara dhe të papërshtatshme, në bazë të sugjerimit sporti dhe metodave shkencore."

Li Yanhu ka 20 vjet që punon si mjek për sportistët profesionalë të ekipit kombëtar. Ai tha se sportet konkurruese të profesionistëve janë plotësisht të ndryshme nga sportet e shëndetshme të banorëve. Nuk duhet të synojmë në mënyrë të verbër rezultatet e sporteve.

Si shef mjekësor i departamentit për problemet me shpinën, Li tha se ka parë shumë raste lëndimesh si pasojë e aktivitetit të papërshtatshëm sportiv. Disa mendojnë se ngjitja e shkallëve mund të ketë efekte të mira shëndetësore, por këmbëngulja vetëm tek kjo për një kohë të gjatë mund të shkaktojë dëme serioze të pakthyeshme.

Li Yanhu tha:"duhet të publikojmë njohurinë mbi sportet e përshtatshme, të cilat janë shumë të nevojshme për sportdashësit."

2. "5 parimet" për sportet shkencore

"Sportet duhet të zhvillohet nën drejtimin e rregullt dhe vlerësimin e qëndrueshëm," theksoi Li Yanhu,"me fjalë të thjeshta, sportet shkencore duhet të zhvillohen mbi bazën e 5 parimeve: përshtatshmëri, butësi, ekulibër, progres, individualizëm."

Është shumë e rëndësishme që të ruhet intensiteti i përshtatshëm sportiv. Li tha se shumë njerëz nuk bënë sport në ditët e javës, por ushtrohen shumë në fundjavë, duke përmbushur deficitet e javës. Disa të tjerë synojnë shtimin e vëllimit sporti në nivelin më ekstrem, gjë që është e dëmshme për shëndetin. Është shumë e rëndësishme që të ruhet niveli i përshtatshëm sportiv. Sportet që përmirësojnë shëndetin janë sportet më të mira. Sugjerojmë që të zhvillohen sportet relativisht të lehta si aerobi 30 deri 60 minuta, të cilat mund të sjellin djersitjen dhe ushtrimin e muskujve në nivel të përshtatshëm.

Parimi i ekuilibrit sportiv thekson se të gjitha pjesat e trupit dhe të gjitha funksionet e muskujve mund të ushtrohen në mënyrë të përshtatshme. Li Yanhu u shpreh se disa persona dua të heqin dhjamin në zonën e barkut, prandaj bëjnë shumë ushtrimet për muskujt e barkut, duke lënë mënjanë muskujt e tjerë. Por kjo metodë e lëvizjes nuk ka efektet e mira shëndetësore.

Përveç kësaj, shtimi i lëvizjes në mënyrë progresive është parimi i rëndësishëm për ta parandaluar dëmtimet sportive. Mos bëni sport intensiv menjëherë pa bërë më parë nxehje. Li tha se disa vrapues do kenë dhimbje gjurit si pasojë e vrapit intensiv. Ky fenomen vjen nga forca dhe stërvitjet e pamjaftueshme në të kaluarën. Prandaj, duhet të kontrollojmë vëllimin dhe intensitetin e sportit në periudhën fillestare dhe ta shtojmë atë gradualisht.

Individualizimi është një simbol i rëndësishëm i sporteve shkencore. Duhet të bëjmë vlerësime të hollësishme ndaj trupit tonë, për të përzgjedhur programet sportive personale dhe të përshtatshme për ne, duke hartuar një plan sportiv. Standardet e vlerësimit përfshijnë funksionin e zemrës dhe mushkërisë, tensionin e gjakut, yndyrat e trupit, kapacitetin ekstrem të frymëmarrjes në mushkëri, nivelin maksimal të rrahjeve etj. Planet sportive të hartuara mund të rishikohen dhe ndryshohen sipas gjendjes trupore, duke ngritur gradualisht nivelin sportiv.

Përveç kësaj, ushtrimet e nxehjes para stërvitjes janë shumë të rëndësishme pasi ato përgatisin muskujt për stërvitje më të forta, duke shmangur dëmtimet.

3.Zakonet e përditshme për garantimin e shëndetit

Li Yanhu u shpreh se disa shprehi të pashëndetshme gjatë aktiviteteve të përditshme si mësimi, puna, leximi etj, mund të sjellin rreziqe serioze për shëndetin.

Li Yanhu është marrë me studime mbi shëndetin e shpinës për shumë vite. Ai zbuloi që shumë fëmijë kanë probleme me kurrizin për shkak të qëndrimit të ulur për një kohë të gjatë, punës në tryezë. Shtrembërimi i shtyllës kurrizore do të shkaktojë jo vetëm dhimbje neuropatike, dhimbje kyçesh, por gjithashtu shumë probleme të tjera shëndetësore, si furnizim i pamjaftueshëm i gjakut në tru, çrrregullim neurologjik etj.

"Problemi i shpinës është problemi i tërë trupit, jo vetëm problemi i kyçit. Duhet t'i kushtohet vëmendje e madhe këtij problemi. Plakja e trupit nis nga plakja e shpinës," tha Li Yanhu.

Sektorët përkatës të Kinës i kushtojnë vëmendje të madhe problemit të shpinës. Administra e Përgjithshme Sportive e Kinës bëri udhëzime të rregullta për sjelljen e të rinjve si lexim, shkrim, ulje dhe shtrirje, nxiti lëvizjet gjimnastikore në kohën mes mësimeve ose para gjumit.

Li Yanhu tha:"Shumë vetë mendojnë se luajtja e futbollit, noti, vrapi në ambjente të jashtme janë sportet e vetme që cilësohen si ushtrime. Në fakt, ushtrimet mund të zhvillohen edhe në ambjente të tjera si në zyrë, në dhomën e gjumit etj., ku mund të bëni disa ushtrime të thjeshta gjimnastikore, të cilat mund të na mbajnë të shëndetshëm."(Xu Guang)

Mrekulli