Akupunktura në Europën Perëndimore

2019-09-10 15:51:37 CRI Komenti juaj Printoni

Në Europën Perëndimore gjejmë forma të ndryshme të mjekësisë kineze.

Përhapja e akupunkturës në Perëndim nisi përpara Luftës së Dytë Botërore nga Soulie de Morant (1934) në Francë. Prej andej u përhap pas Luftës në Gjermaninë Perëndimore në vitet'50 (cf. Gleditsch 2001).

Dr. Gerhard Bachmann (1895 – 1967) adoptoi konceptet e Dr. Roger de la Fuye, i cili kishte punuar si mjek ushtarak në Indokinë dhe publikoi disa tekste mbi akupunkturën dhe mbi 'homoeosiniatrinë', një ndërthurje e homoeopatisë dhe akupunkturës. Në Gjermaninë Lindore, akupunktura nuk u përqafua aq shpejt sa në atë Perëndimore pasi ajo u pa si një formë magjie. Megjithatë me kalimin e kohës, kjo terapi u bë pjesë e "Working Group for Neural Therapy", me 900 anëtarë në fund të viteve 80.

Shoqata Gjermane e Mjekësisë ka publikuar disa udhëzime për informimin e përgjithshëm mbi akupunkturën. Në vitet 80, organizatat me akupunkturisët profesionistë i adaptuan këto udhëzime në skemat e tyre arsimore. Me kalimin e kohës, organizatat zyrtare mjekësore ndryshuan nga skepticizmi ndaj akupunkturës drejt një serie aplikimesh dhe modelesh rregullatore. Në vitin 2003 Shoqata Gjermane e Mjekësisë publikoi rregulla të veçanta për mësimin e mëtejshëm të akupunkturës. Që nga ajo kohë numri i akupunkturistëve gjermanë dhe i fansave të akupunkturës në Gjermani është rritur pa ndërprerë.

Në maj të çdo viti, Shoqata e Akupunkturës dhe Trajtimeve Neurologjike organizon një trajnim njëjavor për trajtimet e Mjekësisë Tradicionale Kineze për mjekët gjermanë.

Në këtë trajnim mbi akupunkturën mbi 10 mjekë të rinj gjermanë dëgjojnë me vëmendje informacione mbi meridianët (kanale imagjinare të energjisë në trup). Profesorja Regina Schwanitz ka mbi 40 vjet që jep leksione në Gjermani për akupunkturën. Sivjet, ajo është 72 vjeç. Që prej prillit të këtij viti, ajo përfundoi detyrën si kryetare e Shoqatës së Akupunkturës dhe nisi punën si lektore mbi akupunkturën dhe analizën mjekësore.

"Teoria dhe përvoja praktike e mjekësisë tradicionale kineze janë të kundërta dhe të unifikuara. Por, mjekësia perëndimore është e ndryshme. A është A, B është B. Prandaj, është shumë e vështirë për ne që të kuptojmë konceptin e teorisë së mjekësisë kineze. Gjermanët preferojnë të mësojnë gjera më konkrete. Sot, nuk erdhën shumë njerëz. Zakonisht duhet të marrin pjesë të paktën 20-30 persona për leksionet mbi praktikën e akupunkturës dhe diskutime në grup." Mjekët që morën pjesë në trajnimet mbi akupunkturën janë nga fusha të ndryshme përfshi ortopedinë, kirurgjinë etj. Ata vijnë për të mësuar teknikat e akupunkturës, për të pakësuar dhimbjet e pacientëve. Mjeku Chrisoph Rehkamp në trajnimin e akupunkturës:

"Ilaçet e mjekësisë perëndimore, veçanërisht ato antibiotiku dhe pajisjet

moderne si skanografi CT, kanë ndikime negative për organizmin. Nëse përzgjedhim akupunkturën dhe metodat e natyrës për efektet më të mira të trajtimit do të kemi më pak efekte anësore. Medikamentet perëndimore nuk mund të zgjidhin të gjitha problemet. Është shumë e vështirë që të mësojmë mjekësinë tradicionale kineze, pasi konceptet e saj janë totalisht të ndryshme nga mjekësia perëndimore. Këto ndryshime vijnë nga diferencat kulturore Lindje-Perëndim."

Henrik Krieger është një mjek ortoped. Ai ushtron edhe akupunkturë për pacientët e tij.

"Patjetër, kam përdorur teknikat e akupunkturës për trajtimin e pacientëve të mi. Ky është qëllimi që marr pjesë në këtë trajnim. Kam praktikuar metodat e akupunkturës për dëmtimet nga sporti dhe dhimbjet kronike tek të moshuarit, dhe ka pasur rezultat të kënaqshëm. Sipas kërkesave, mjekët gjermanë duhet të studiojnë të paktën 200 orë mësim dhe të përfundojnë provimet, pastaj mund të praktikojmë metodat e akupunkturës ndaj pacientëve."

Akupunktura në Mbretërinë e Bashkuar

Në Mbretërinë e Bashkuar Jack R. Worsley (1923-2003) pati një ndikim shumë të madh në përhapjen e akupunkturës. Jo sepseai ishte i pari që e praktikoi akupunkturën në shekullin e XX-të në Britani por sepse ai trajnoi shumë praktikantë me teorinë e 5 elemtenteve. Këta praktikantë studiuan më thellësisht dhe disa madje nisën të praktikonin akupunkturën dhe mjekësinë bimore kineze dhe disa të tjerë themeluan shkolla akupunkture në vitet 1980. Pas reformave ekonomike në Republikën Popullore të Kinës, Mbretëria e Bashkuar priti shumë shtetas kinezë që praktikonin mjekësi kineze, përfshi mjekësinë me barna bimore, akupunkturë, qigong, dhe forma të tjera të arteve marciale.

Në Britani, akupunktura jepet mësim në kolegjet e akupunkturës, në universitete etj . BAAB-ja ka akredituar rreth 11 kolegje në Britani për akupunkturën.

'Lao Tze është baza për akupunkturën kineze – "ndiko pa imponim." Megjithatë shkrimet dhe filozofia kineze kanë qenë të vështira për t'u kuptuar. Mësimi i akupunkturës është përshtatur nga rregullat e mëtutjeshme të edukimit mjekësor, jo si mësim i një sistemi mjekësor krejtësisht të ri. Për të marrë titullin shtesë akupunkturist, një mjek gjerman duhet të njihet si specialist mjekësor dhe të marrë pjesë në një trajnim prej 200 orësh të akupunkturës, mes të cilave 120 orë teori, 60 praktikë akupunkture dhe 20 orë seminare dhe diskutime mbi raste trajtimi.

Dr. Felix Mann ka trajnuar shumë mjekë në akupunkturë . Kur ishte i ri ai shkoi në Francë dhe Gjermani në vitet 1950, kur u njoh me akupunkturën. Ai përfundoi studimet në Pekin, Nankin dhe Shangai. Pasi u rikthye në Londrën në vitin 1958, ai nisi dhënien e mësimeve akupunkture në banesën e tij.

Duke shkuar drejt Perëndimit, akupunktura u izolua nga praktikat e tjera të Mjekësisë Kineze. Ajo u hibridizua me forma të tjera sidomos me homeopatinë.

Mrekulli
Lajmet Kryesore