Specialisti: Sëmundjet kronike duhet të trajtohen sipas konceptit të vlerës mjekësore

2019-08-20 17:38:59 CRI Komenti juaj Printoni

Vitet e fundit, shpenzimet për sëmundjet kronike dhe sëmundjet e moshës së tretë janë shtuar gradualisht, por ritmet e rritjes e fondeve të sigurimeve shëndetësore janë ngadalësuar. Zv.drejtori i Qendrës së Zhvillimit dhe të Studimit të Komisionit Kombëtar të Shëndetit, Zhang Yuhui, u shpreh fundjavën e kaluar se ngritja e efikasitetit të fondeve mjekësore është një mjet i nevojshëm për zgjidhur më shumë probleme mjekësore me fonde të kufizuara.

Në Forumin e Vlerës Mjekësore të vitit 2019, Zhang Yuhui u shpreh se sëmundjet kardiovaskulare, tumoret malinje, sëmundjet kronike të rrugëve të frymëmarrjes, diabeti etj., zunë mbi gjysmën e shpenzimeve të sigurimeve shëndetësore në Kinë. Nëse zbatohet koncepti i vlerës mjekësore për të kontrolluar shpenzimet e këtyre sëmundjeve, mund të kursehen mbi 100 miliardë juanë çdo vit.

Koncepti i vlerës mjekësore synon efikasitetin më të lartë shëndetësor me kosto të arsyeshme shoqërore. Vitet e fundit, janë shpejtuar proceset e shqyrtimit të ilaçeve inovative dhe janë përfshirë 17 ilaçet kundër kancerit në listën e sigurimeve shëndetësore, duke mbuluar më shumë persona me shërbime mjekësore efiikase për sa i përket kostos.

Gjatë diskutimeve të forumit, specialisti Leng Jiaye shprehu mendimin se shërbimet mjekësore joefikase janë më të shtrenjtat. Pas vlerësimeve objektive mbi efektet mjekësore të ilaçeve inovative, mund të ndryshohen ilaçet e përfshira në listën e sigurimeve shëndetësore, për të plotësuar kërkesat klinike.

Kohët e fundit, autoritetet kineze kanë hartuar planin e veprimit "Kina e shëndetshme (2019-2030)", mbi bazën e të cilit do të ndërmerren veprime parandaluese për sëmundjet kardiovaskulare, tumoret malinje, sëmundjet kronike të rrugëve të frymëmarrjes dhe diabetin. (Xu Guang)

Mrekulli
Lajmet Kryesore