Kujdesi për fazën e fundit të jetës

2019-06-07 11:27:13 CRI Komenti juaj Printoni

Në vitin 1996, profesori Ma Ke krijoi departamentin e parë të përkujdesjes lehtësuese në Spitalin Nr 3 Popullor të qytetit Kunming të Kinës jugperëndimore dhe paraqiti konceptin mjekësor të "përkujdesjes lehtësuese" në ndihmë të pacientëve në fazën e fundit të jetës. Në vitin 2017, në provincën Yunnan të Kinës jugperëndimore, profesori Ma Ke ngriti qendrën e parë mjekësore të përkujdesit me sistem dhe departament mjekësor të plotë. Në vijim do të ndiqni një intervistë të hollësishme të profesorit Ma.

Gazetari: Lindja, moshimi, sëmundja dhe vdekja janë procese të pashmangshme të jetës për çdo njeri. Në fazën e fundit të jetës, duhet të vazhdojmë luftën kundër sëmundjeve apo duhet të pranojmë fatin tonë dhe të bëjmë përgatitjet e plota për largimin nga kjo botë? Si e shikoni diferencën e koncepteve mes kujdesjeve lehtësuese dhe mjekësisë tradicionale?

Ma: Përkujdesja lehtësuese është e ndryshme nga masat e mjekësisë perëndimore tradicionale. Përkujdesja përfshin trajtimet gjithpërfshirëse për pacientët, por nuk synon ndonjë sëmundje konkrete.

Përkujdesja lehtësuese përbën 3 faza: fillestare, të mesme dhe përfundimtare. Në fazën fillestare, kujdesjet lehtësuese mund të zbatohen së bashku me masat mjekësore kuruese. Kujdesjet lehtësuese synojnë kurimin e sëmundjes ose kontrollin e përkeqësimit të sëmundjes, zgjatjen e jetës së pacientit. Kjo fazë mund të zgjatet për shumë vjet.

Ndërsa për pacientët me jetëgjatësi të parashikueshme, që janë prekur nga tumori i fazës së vonshme, sëmundja e Alzheimerit etj, kujdesja lehtësuese synon kryesisht kontrollin e fenomeneve të pacientëve, si dhimbje, infeksion, mosfunksionim etj, frenim të përkeqësimit të sëmundjeve, përmirësimin e cilësisë së jetës së pacientëve dhe familjarëve të pacientëve.

Nëse sëmundjet e pacientëve kanë hyrë në fazën të fundit, kujdesjet lehtësuese ofrojnë shërbime mbështetëse. Masat mjekësore janë për të përmirësuar ndjenjat fizike dhe psikologjike të pacientëve dhe familjarëve të tyre.

Gazetari: Shumë njerëz mund t'i konsiderojnë kujdesjet lehtësuese si kujdesjet e spitalit. Disa personat janë skeptikë për perspektivat e kujdesjeve lehtësuese, si mendoni për këtë gjë?

Ma: Mjekësia moderne po zhvillohet me shpejtësi të lartë dhe ne nuk do të dorëzohemi për shërimin e pacientit, nëse ekzistojnë shanset e shërimit. Një koncept i gabuar është që i shohim kujdesjet lehtësuese si dorëzim nga shërimi. Ky është një keqkuptim.

Konceptet e kujdesjeve lehtësuese konsistojnë tek përpjekja për të zgjidhur problemet e pacientëve në fazën e vonshme, nëse kjo gjë do të jetë e mundur. Pacientët e prekur me kancer ezofagu në fazën e vonshme, mund të kenë vështirësi të gëlltitjes. Mund të vendosim një pajisje për ta lehtësuar këtë fenomen.

Duhet të theksojmë se kujdesjet lehtësuese duhet të përfshijnë veprimtari të ndryshme të trajtimit, për lehtësimin e dhimbjes, për qetësimin e pacientëve etj, ku përshihen disa kirurgji të vogla. Për sëmundjet e pashërueshme, kujdesjet lehtësuese synojnë përmirësimin e cilësisë së jetës me ekzistencën e kësaj sëmundjeje.

Gazetari: Përmirësimi i cilësisë së jetës është shpresa e të gjithëve. A mund t'na jepni disa shembuj për ndryshimin e sjellë nga kujdesjet lehtësuese tek pacientët në fazën e vonshme të jetës.

Ma: Një vit më parë, një pacient i prekur me tumor të fazës së vonshme më kërkoi ndihmë. Ai tha se ishin mbetur vetëm 3 muaj jetë dhe se po vuante nga disa dhimbje të forta. Kishim hartuar projektin e trajtimit sipas gjendjes së tij. Në fillim, ai refuzoi kimioterapinë, por pasi u konsultua hollësisht me ne pranoi disa trajtime të përshtatshme. Ai arriti të mbijetonte për 1 vit.

Pacientët kanë të drejtë të zgjedhin metodat mjekësore dhe kjo duhet të respektohet nga të tjerët. Duhet të flasim me ta para zbatimit të projektit të trajtimit. Kemi trajtuar një pedagoge universiteti e cila nuk donte të rronte pa dinjitet. Ajo kërkoi disa herë eutanazinë. Sipas vlerësimeve tona, është e panevojshme që të ndërmerren masa aq radikale. Më vonë, kishim planifikuar një dhomë të veçantë spitali me kushte më të përmirësuara për të. Mjekët bënë përpjekjet për ta përmirësuar fenomenet e saj dhe vullnetarët diskutuan me të mbi kuptimet e jetës. Në fund ajo arriti të mbijetojë 1 muaj më shumë në një mënyrë jo shumë të dhimbshme. Ajo bëri planfikime të mira për disa problemet e pazgjidhura në të kaluarën.

Gazetari: A mund të na njihni me historinë e zhvillimit të qendrës suaj?

Ma: 22 vjet më parë ngrita departamentin e parë të kujdesjeve lehtësuese në Spitalin Nr 3 Popullor të qytetit Kunming të Kinës jugperëndimore, i cili pranoi shumë pacientë të "shpresëhumbur" nga trajtimet mjekësore tradicionale. Kemi bërë vetëm një gjë, kemi mundësuar rehatinë e pacientëve. Në fillim kishim vetëm 10 shtretër dhe 4 mjekë në këtë departament. Por me shtimin e kërkesave shoqërore u zgjerua edhe ky departament. Pas gjysmë viti numri i shtretërve u dyfishua dhe më pas u pesëfishua.

Në vitin 2017 krijuam platformën më të madhe, "Qendra Mjekësore të Kujdesjes Lehtësuese pranë Spitalit Xin Kunhua". Në këtë qendër, janë vendosur 4 departamentet: departamenti i tumorit, departamenti i dhimbjes, departamenti i sëmundjeve kronike dhe departamentit i shoqërimit me kujdesje. Megjithëse qendra jonë ndodhet në një rajon të largët nga qendra e qytetit, kanë ardhur shumë pacientë dhe na dhanë besim dhe na inkurajuan më tej në misionin tonë.

Gazetari: Pas një punë shumëvjeçare për përkujdesin lehtësues, a ju ka ardhur keq për disa probleme? Cilat janë sfidat më të mëdha për zhvillimin e kujdesjeve lehtësuese?

Ma: Kjo është një punë me dështime. Në shumë raste ne jemi dëshmitarë të dhimbjeve të mëdha të pacientëve por nuk i ndihmojmë dot. Për disa dhimbje kemi vetëm ilaçet, doza e të cilëve duhet të shtohet për shkak se i sëmuri fiton imunitet ndaj tyre, ndërkohë që efektet negative të ilaçeve shtohen më tej. Mjekët tanë shqetësohem shumë për këtë fenomen. Por tani, kemi avancuar terapinë e ozonit, bëjmë kirurgji mikroinvazive, kemi marrë ilaçe me efekte më të mira, për të kapërcyer këto sfida.

Sfidat më të mëdha janë metodat e kufizuara për pacientët në fazën e vonshme të sëmundjes. Na nevojiten më shumë metoda të përparuara mjekësore për të ndihmuar pacientët. Në zhvillimin e kujdesjeve lehtësuese prej 30 vitesh në Kinë, janë theksuar shumë në fushat psikologjike dhe shoqërore, por janë shumë të kufizuara përparimet teknologjike përkatëse. (Xu Guang)

Mrekulli
Lajmet Kryesore