Mjeku iranian që merret prej vitesh me Mjekësinë Tradicionale Kineze

2019-05-17 16:08:38 CRI Komenti juaj Printoni

Konferenca për Dialogun mes Qytetërimeve Aziatike do të organizohet në maj në Pekin. Mes shumë pjesëmarrësve në këtë konferencë do të jetë edhe mjeku iranian Amir Hooman Kazemi. Ai studio 8 vjet për mjekësinë perëndimore dhe më pas nisi studimin e Mjekësisë Tradicionale Kineze dhe ofrimin e shërbimeve të akupunkturës për pacientët iranianë, të cilët vlerësuan shumë lart teknikat e tij. Ai u shpreh në intervistë se shpreson që të vazhdojë studimet dhe përparimin e vazhdueshëm në teknikën e akupunkturës për të ndihmuar më shumë pacientë.

Kazemi nisi doktoraturën në Mjekësinë Perëndimore në Kolegjin Mjekësor të Provincës Luristan të Iranit në vitin 2002. Qysh nga viti 2005, ai nisi studimet e Mjekësisë Tradicionale Kineze në Universitetin e Mjekësisë Kineze në Pekin dhe nisi doktoraturën për akupunkturë në vitin 2010, duke u bërë mjeku i parë i huaj me doktoraturë në akupunkturë. Tani, profesori Amir Hooman Kazemi është prefesor i lëndës së akupunkturës në Universitetin e Shkencave Mjekësore të Teheranit dhe Universitetin e Mjekësisë Kineze në Pekin. Ai gjithahtu bëri trajtime mjekësore me akupunkturë ndaj pacientëve iranianë në klinikën e mjekësisë tradicionale pranë Universitetit të Shkencave Mjekësore të Teheranit.

Duke folur për përvojat e veta të studimit të teorisë së mjekësisë kineze dhe të metodave të akupunkturës pas marrjes së doktoraturë të mjekësisë perëndimore, Amir Hooman Kazemi u tha gazetarëve se dëshiroi ta mësojë një metodë të re të trajtimit mjekësor dhe beson se ka bërë zgjedhjen e duhur.

"Dëshira ime ishte të ndihmoja më shumë pacientë nëpërmjet metodave të reja mjekësore, prandaj përzgjodha mjekësinë kineze. Por u përballa me vështirësi të madhe në fillim, meqenëse teoria e saj është krejtësisht e ndryshme nga teoritë e tjera, ishte e vështirë ta besoja. Pas një kohe të konsiderueshme të studimit, besimi im sa vinte e dobësohej. Prandaj, erdha në spitalet e mjekësisë kineze për të parë vetë efektet klinike mjekësore, të cilat janë shumë të shkëlqyera. Këmbëngula për ta mësuar mjekësinë kineze dhe pas disa vitesh, pashë efekte të mira mjekësore përmes mjekësisë kineze nga pacientët e mi. Prandaj, besova se kisha bërë zgjedhjen e duhur. Mjekësia kineze është e shkëlqyer."

Përveç të premtes, Amir Hooman Kazemi është i zënë nga programet e ndryshme në ditët e tjera të javës. Paradite ai shkon në universitet për të dhënë leksion mbi teorinë e mjekësisë kineze për studentët iranianë. Nga ora 16:00 deri në orët e vonshme të natës, ai duhet t'u ofrojë shërbimet mjekësore 70-100 pacientëve iranianë çdo ditë. Ai tha se pacientët e tij vijnë nga krahina të ndryshme të Iranit dhe shumë pacientë vuajnë nga sëmundjet e ndryshme si apopleksi, paraliza cerebrale, sëmundjet neurologjike etj. Ata duan të nisin trajtimet e akupunkturës të tij pas pritjes me radhë për një kohë të gjatë. Ai na prezantoi se, disa pacientë kishin shumë frikë për trajtimet e akupunkturës, por pasi ndien efektet e dukshme të trajtimit me teknikë e lashtë të Kinës, ata e pranuan gradualisht këtë metodë të MTK-së.

Kazemi e dashuron punën e tij me mjekësinë kineze. Ai studioi mjekësi perëndimore për 8 vjet dhe disa kolegë të mjekësisë perëndimore nuk e kuptojnë punën e tij të tanishme dhe shpeshherë e kritikuan. Amir Hooman Kazemi u shpreh se nuk i vjen keq për transferimin e tij nga mjekësia perëndimore tek ajo kineze.

Tani, shumë mjekë perëndimorë kanë shprehur interes të lartë për akupunkturën dhe mjekësinë kineze. Ata e njohën mjekësinë kineze përmes komunikimit me ne. Në një udhëtim me avion, u takova me një mjek amerikan të specializuar në sëmundjet tumoriale, i cili më pyeti se me çfarë merresha. I tregova se kisha studiuar mjekësi perëndimore dhe se tani jam fokusuar tek mjekësia kineze dhe jam lektor në universitet për mjekësinë kineze. Ai më pyeti me keqardhje se përse studiova mjekësinë kineze. Iu përgjigja se nuk më erdhi aspak keqardhje për këtë gjë. Bisedova me të për efektet mjekësore të akupunkturës dhe studimet përkatëse mbi këtë teknikë. Pasi folëm për 10 minuta, ai tha se kishte interes për mësimin e akupunkturës. Në fakt, mendimi i tij ka ndryshuar. Si ky rast kam pasur edhe me mjekë të tjerë perëndimorë. Në fillim, ata më kritikuan shumë, por pasi fola me ta, mendimi i tyre ndryshoi. Komunikimi është një proces i thjeshtë, por mund të ndryshojë mendimet e njerëzve."

Përveç profesionit si lektor dhe trajtimit mjekësore me akupunkturë, Amir Hooman Kazemi u ngarkua edhe me detyrën e zv-kryetarit të Shoqatës Botërore të Akupunkturës. Ai u ftua për të marrë pjesë në "Konferencën e Dialogut të Qytetërimeve të Azisë".

Ai tha se do të shkëmbejë pikëpamjet me kolegët e tij për temat mbi marrëdhënien mes mjekësisë kineze dhe kulturës kineze, zhvillimin e mjekësisë kineze në botë etj. Amir Hooman Kazemi foli për shtypin se kishte interesa më të mëdha për mjekësinë kineze, më shumë besim për mjekësinë dhe kulturën kineze. Ai ndihet i lumtur që do japë leksione akupunkture për studentë të vendeve të ndryshme.

"Nëse nuk do e kuptoja kulturën kineze do ta kisha shumë të vështirë të mësoja mjekësinë kineze. Prandaj, duhet të mësoja më parë kulturën dhe gjuhën kineze. Pasi arrita të kuptoja më shumë mjekësinë kineze, u forcuan më tej interesat e mia për kulturën kineze. Këto dy gjëra janë lidhur së bashku dhe s'mund të ndahen. Mësimi për akupunkturën duhet të vazhdojë gjithë jetën. Po grumbulloj përvojën mjekësore të akupunkturës nëpërmjet praktikës, po praktoj metoda të ndryshme të akupunkturës çdo ditë. Aftësia ime mjekësore po forcohet dita-ditës."(Xu Guang)

Mrekulli
Lajmet Kryesore