Si e zgjidh mjekësia kineze problemin e pagjumësisë

2019-04-11 10:35:43 CRI Komenti juaj Printoni

A vuani nga pagjumësia? Ja çfarë na sugjeron Mjekësia Tradicionale Kineze.

"Mënyra më e mirë për ruajtjen e shëndetit është përmirësimi i cilësisë së gjumit."

Kjo është një fjali e njohur në librat klasike të mjekësisë tradicionale kineze. Në lashtësi, njerëzit zgjoheshin nga gjumi sapo zbardhej dhe flinin kur errësohej. Në Mjekësinë Tradicionale Kineze i kushtohet një vëmendje e lartë cilësisë së gjumit.

Sot ritmi i jetës ka ndryshuar ndjeshëm nga ai në lashtësi dhe problemet e pagjumësisë po rriten dita-ditës. Sipas të dhënave nga Organizata Botërore e Shëndetësisë, vitet e fundit, afro 40% të kinezëve kanë çrregullime gjumi, shifër kjo 27% më e lartë se niveli mesatar botëror.

Pagjumësia afatgjatë mund të shkaktojë shumë sëmundje.

Me pagjumësi kuptojmë në përgjithësi gjumë i pamjaftueshëm dhe cilësi të dobët gjumi, që ndikon funksionet e përditshme shoqërore. Pagjumësia afatgjatë mund të shkaktojë dobësim imuniteti, duke sjellë probleme kardiovaskulare dhe cerebrovaskulare, sëmundje të sistemit nervor, çrregullime emocionale etj.

Duhet t'i kushtojmë vëmendje të madhe pagjumësisë afatgjatë pasi ajo mund të shkaktojë:

1. Dobësim të kujtesës dhe të përqëndrimit që manifestohen me ngadalësim në reagim dhe harresë në shumë raste

2. Çrregullime endokrine- gjumi i çrregullt dhe çekuilibri hormonal na bën të shtojmë apo humbasim në peshë, të kemi luhatje humori, dhe tek femrat çrregullim menstruacionesh.

3. Shtim i rrezikut për sëmundje kardiovaskulare dhe cerebrovaskulare. 4. Dobësim të sistemit imunitar

Pagjumësia nga pikëpamja e teorisë së Mjekësisë Tradicionale Kineze

Sipas Mjekësisë Tradicionale Kineze, shkaku i pagjumësisë shihet si mungesa e forcës Yang për t'u transferuar në forcën Yin. Në mjekësinë tradicionale kineze, energjia e trupit ndahet në dy lloje: energji Yang dhe energji Yin. Në orët e ditës, energjia Yang është më e dukshme dhe qarkullon në sipërfaqjen e trupit, duke mundësuar lëvizjet e katër gjymtyrëve dhe aktivitetet mendore. Në orët e natës, energjia Yang dobësohet duke ia lënë vendin energjisë Yin, për të mundësuar një gjumë të qetë.

Nëse energjia Yang nuk arrin të transferohet në energji Yin, atëherë individi do të përballet me pagjumësi. Për shembull: Sot merrremi me shumë veprimtari gjatë mbrëmjes përfshi argëtim, party etj., duke shkaktuar ngacmimin e trurit tonë natën. Pas këtyre aktiviteteve, truri nuk arrin të qetësohet brenda një kohe të shkurtër dhe kështu përballemi me pagjumësi. Këtu kemi të bëjmë me pamundësinë e energjisë Yang për t'u shndërruar në Yin".

Në librat klasike të Mjekësisë Tradicionale Kineze përmenden më hollësisht dy shkaqet e mundshme të insomnias, që janë ndërhyrjet e jashtme dhe çekuilibri i brendshëm në trupit. Ndërhyrjet e jashtme përfshijnë ndryshimin e mjedisit të jashtëm, përdorimin e tepërt të pijeve me kafeine, alkool etj. Ndërsa shkaku i dytë përfshin sëmundjet e ndryshme kronike etj.

Shmangia e 4 aktviteteve garanton gjumë cilësor

1. Mbingopja- Nëse e keni stomakun e fryrë vështirë se mund të bëni një gjumë të rehatshëm. Në orët e natës, sistemit tonë tretës i nevojitet pushim absolut. Nëse konsumojmë tepër në darkë ose hamë ushqime që treten me vështirësi, puna e stomakut dhe shpretkës do të mbingarkohet. Mbetjet e ushqimit të patretur në stomak mund të shkaktojnë më shumë pështymë dhe lagështi, duke sjellë marrje mendsh dhe duke cilësuar gjumin, prandaj dietologët sugjerojmë që në darkë të hamë lehtë për të mos ngarkuar punën e stomakut.

2.Shmangia e mbingacmimeve fizike dhe psikologjike

Shumë njerëz sot merren me aktivitete të shumta mendore ose kanë luhatje të larta humori para gjumit.

Specialistët sugjerojnë që para gjumit është mirë të merremi me meditim, shëtitje, ose të dëgjojmë muzikë të qetë klasike etj, për të lehtësuar trupin dhe gjendjen tonë psikologjike. Duhet të shmangim bërjen e aktiviteteve të forta fizike dhe mendore dhe të evitojmë filmat horror apo emisionet televizive ngacmuese para gjumit.

3. Shmangia e gjumit të çrregullt

Në librin klasik të Mjekësisë Tradicionale Kineze theksohen dy periudha të rëndësishme të gjumit:

"Në oraret kur energjisë Yang po i vjen fundi duhet të flemë dhe në kohën kur përfundon energjia Yin, duhet të pushojmë."

Në mesnatë, energjia Yang e natyrës ndodhet në gjendjen më të dobët dhe energjia Yin e natyrës ndodhet në gjendjen më të fortë. Në mesditë, energjia Yang e natyrës është më e fortë dhe energjia Yin e natyrës është më e dobët. Përveç kësaj, ora 24:00 dhe ora 12:00 janë orare kyçe të kalimit të energjisë Yang dhe Yin, kur meridianët e mëlçisë dhe fshikëzës së tëmthit aktivizohen më shumë për metabolizimin dhe detoksifikimin.

Kur flemë gjumë, gjaku qarkullon dhe kthehet më shpejt në mëlçi, prandaj gjumi favorizon metabolizimin nëpër mëlçi dhe fshikëzën e tëmthit. Sipas teorisë së Mjekësisë Tradicionale Kineze sugjerohet që të marrim një sy gjumë rreth orës 12:00 të drekës dhe në darkë të flemë para orës 23:00.

Përveç kësaj, orari i gjumit duhet të përputhet me ndryshimin stinor, për shembull, në pranverë, duhet të flemë vonë dhe ngrihemi herët, bëjmë shëtitje në mëngjes; ndërsa në stinën e verës duhet të flemë vonë dhe të ngrihemi herët të gëzojmë ndriçimin e diellit; në vjeshtë, duhet të flemë herët dhe ngrihemi herët dhe në dimër duhet të flemë herët dhe ngrihemi vonë, pra pas daljes së diellit. Sot njerëzit janë më të ngarkuar me punë dhe studime dhe nuk mund ta zbatojnë plotësisht këtë ritëm, megjithatë pavarësisht kësaj duhet të përpiqemi të krijojmë një ritëm të përshtatshëm dhe të shëndetshëm në jetë.

4. Shmangia e vendosjes së standardeve dhe kërkesave të larta për cilësinë e gjumit. Shumë pacientë që vuajnë nga pagjumësia shpesh i thonë vetes se: "s'mund të fle gjumë 8 orë brenda një nate" apo "zgjohem një herë brenda natës" apo "kur isha i ri flija rehat, po tani pse fle dot më?" "Përse shoh shumë ëndrra gjatë natës?" etj. Në këto fenomene të shpjeguara nga pacientët, mund të zbulojmë se kemi kërkesa dhe standarde të ndryshme për cilësinë e gjumit. Në fakt, orari i gjumit lidhen ngushtë me moshën, nivelin e energjisë së harxhuar si fizik ashtu edhe mendor, zakonet e ditës dhe elemente të tjera.

Shumë të moshuari shpresojnë të bëjnë një "gjumë si bebe", por kjo është një kërkesë jo reale. Në fakt, sa më të larta pritshmëritë, aq më i lartë zhgënjimi dhe shtimi i ngarkesave psikologjike. Nëse mund të ulim standardet, mund të gëzojmë një gjumë më të ëmbël me humor më të mirë. (Xu Guang)

Mrekulli
Lajmet Kryesore