Si të ndahet dashuria prindërore për fëmijët

2019-03-29 21:25:40 CRI Komenti juaj Printoni

Në kohën e lindjes së fëmijës së dytë, mënyra e dhënies së dashurisë për fëmijët është një mësim i nevojshëm për çdo familje. Tani, më shumë nëna kineze janë më të prirura drejt lindjes së fëmijës së dytë. Ndryshe nga lindja e fëmijës së parë, kur nëna nuk kishte përvojë, lindja e fëmijës së dytë është më e lehtë, por dalin disa probleme të reja si për shembull: si të ndahet dashuria në mënyrë të ekuilibruar për dy fëmijët? Si t'i tregojë fëmijës së parë për ekzistencën e vëllait apo motrës? Si të shmanget ndenja e braktisjes apo e kushtimit më pak vëmendje të fëmijës së parë?

Një vajzë 10 vjeçe ka humor të paqëndrueshëm. Ajo zemërohet shpesh dhe nuk ka dëshirë të shkojë në shkollë. Prandaj, prindërit vendosën ta çonin tek një psikolog. Pas bisedës me vajzën psikologu zbuloi se ajo ka një motër të vogël 6 vjeçe, që nuk e do. Ajo zemërohej kur shihte lodrat e reja të motrës të blera nga nëna dhe nisi ta pickonte të motrën fshehtas. Prindërit e vajzës u shqetësuan shumë për këtë reagim dhe thanë se kishin trajtuar njësoj të dyja vajzat. Kur nëna ishte shtatzënë dhe ia tregoi asaj këtë lajm, vajza kishte reaguar shumë negativisht dhe kishte qarë pa pushim.

Ky është një shembull i konfliktit mes dy fëmijëve. Pas lindjes së motrës së vogël, vajza shfaqi pakënaqësi të grumbulluar ndaj nënës dhe motrës së vogël. Nëna i kishte treguar që do të kishte një motër të vogël pas shtatzënisë, por kur pa reagimet jo të mira të vajzës nëna nuk foli më për këtë çështje. Prandaj, vajza nuk u përgatit plotësisht psikologjikisht për ardhjen e motrës së vogël. Prandaj specialistët sugjerojnë që nëna duhet t'i tregojë fëmijës së madh prej nga koha e përgatitjes për shtatzëninë.

Përgatitjet e plota për lindjen e fëmijës së dytë

Lindja e fëmijës së dytë simbolizon sakrifikimin e kohës dhe energjisë. Nëna mund të heqë dorë nga studimet apo trajnimet për të rritur fëmijën e saj. Përveç kësaj, ardhja e fëmijës së dytë kërkon planifikim ekonomik.

Shumë prindër pyesin mendimin e fëmijës së madh për lindjen e motrës ose të vëllait të vogël, por shumë nga përgjigjet mund të jenë JO. Fëmija e madh me vetëdije ose pa vetëdije frikësohet se prindërit do duan më shumë pjesëtarin e ri të familjes prandaj ata nuk duan ta ndajnë dashurinë që prindërit kanë për ta.

Në kohët e sotme, prindërit respektojnë më shumë ndjenjat e fëmijës. Por kur vjen momenti, prindërit duhet t'u tregojnë fëmijëve sjelljet e përshtatshme për motrën ose vëllain e vogël. Në kohën e përgatitjes së lindjes së fëmijës së dytë, kur fëmija i madh shpreh zemërim ose humor negativ, prindërit pasi dëgjojnë këto shprehi duhet të flasin me fëmijët dhe të përpiqen t'ua shpjegojnë më mirë gjendjen. Kur prindërit vendosin për sjelljen në jetë të fëmijës së dytë, është më mirë që ata t'ja shpjegojnë fëmijës në këtë formë: "Do të bëhesh me një vëlla ose motër të vogël, që do të ketë baba dhe nënë të njëjtë me të. Ti do të bëhesh vëllai(apo motra) e madhe. Babai, nëna, gjyshi dhe gjyshja do t'ju duan shumë si gjithmonë."

Këto fjalë të drejtpërdrejta mund ta ndihmojnë fëmijën të kuptojë ardhjen e fëmijës së dytë dhe të heqë shqetësimet e tij. Statusi "vëllai i madh ose motra e madhe" mund ta shtojë krenarinë tek fëmija.

Në periudhën e shtatzënisë, nëna mund të shkojë së bashku me fëmijën e parë në spital për kontroll shëndetësor. Në procesin e kontrollit të shëndetit, fëmija i parë mund të njihet me informacione të hollësishme mbi shtatzëninë. Nëpërmjet dëgjimit të rrahjes së zemrës së fetusit dhe parjes së ekos, fëmija i parë mund të njohë më qartësisht ekzistencën e vëllait ose të motrës së vogël brenda barkut të nënës. Kur nëna ndjen lëvizjen e bebes në bark, mund t'ia tregojë fëmijës së parë që të prekë barkun e nënës për të ndier këtë lëvizje. Në këtë formë krijohet një lidhje psikologjike mes dy fëmijëve. Në kohën para lindjes, nëna mund të bëjë më shumë nga këto komunikime. Kur vjen koha për të shkuar në spital për lindjen e fëmijës së dytë, mund t'ia tregojë fëmijës së parë se vëllai ose motra e vogël do të lindë së shpejti dhe se ajo mund të shkojë në maternitet për të mirëpritur pjestarin e ri. Kur bebja e parë shkon në spital, nëna duhet ta përfaqojë.

Inkurajimi i ndihmës së fëmijës së parë

Pas lindjes së fëmijës së dytë, nëna do t'i kushtojë vëmendje më të madhe foshnjën e dytë. Miqtë dhe të afërmit do bëjnë vizita me dhurata për foshnjën e dytë. Në këtë periudhë, prindërit duhet të përgatisin para kohe edhe dhurata për fëmijën e parë, për ta shmangur ndjenjën e braktisjes tek fëmija i parë. Babai luan edhe një rol shumë të rëndësishëm në këtë fazë dhe duhet të shoqërojë beben për një kohë më të gjatë. Shtimi i kohës së shoqërimit të babait mund të neutralizojë pakësimin e kohës së shoqërimit nga nëna.

Duhet të inkurajohet pjesëmarrja e fëmijës së parë në punët e thjeshta shtëpiake, si dërgimi i peshqirit, bërja e banjës së bashku me nënën për beben e dytë, marrja e lodrave për vëllanë ose motrën e vogël, shoqërimi i bebes së dytë. Kur fëmija i parë merr pjesë në procesin e rritjes së bebes së dytë, mund të pakësohet ndjenja e shpërfilljes së saj dhe mund të shtohet krenaria. Gjatë këtij procesi, fëmija e parë bëhet një forcë mbështetëse dhe e besueshme.

Përveç kësaj, fëmija e parë mund të kuptojë më qartësisht përvojat e vështira të prindërve për rritjen e fëmijëve dhe të kuptojë procesin e rritjes së vet.

Në fakt, fëmijët shqetësohen më shumë për pakësimin e dashurisë së prindërve pas lindjes së bebes së re. Fëmija e parë mund të shfaqë disa shenja si bebja e vogël, si psh kërkimi i një përqafimi nga prindërit, zemërimi i papritur si motra e vogël, pirja e ujit në biberon etj. Këto shfaqje janë për të rregulluar humorin e brendshëm të fëmijës dhe për të tërhequr vëmendjen e prindërve. Babai dhe nëna duhet të kuptojnë humorin dhe kërkesat e vërteta të saj dhe të mos e kritikojnë me fjalë të ashpra. Prindërit mund të plotësojnë këto kërkesa të vogla për t'i treguar se dashuria e prindërve është e pandryshuar.

Prindërit luajnë rolin më kryesor në edukimin familjar. Në periudhë kyçe të formimit të karakteristikave personale të fëmijës, ata u japin mësime të rëndësishme për të pranuar ardhjen e anëtarit të ri të familjes dhe për dhënien e dashurisë familjare. Këto janë mësime të detyrueshme të "familjes me dy fëmijë".

Mrekulli
Lajmet Kryesore