Rreziqet që sjell qëndrimi zgjuar në orët e vona

2019-03-08 17:30:25 CRI Komenti juaj Printoni

Me zhvillimin ekonomiko-shoqëror dhe përparimin tekniko-shkencor, ritmi i jetës sonë është bërë më i shpejtë. Flemë më vonë dhe punojmë natën, përgjumemi ditën, këto fenomene janë bërë të zakonshme ke shumica.

Por, a e dini se kjo mënyrë e jetës mund të dëmtojë seriozisht shëndetin tonë, veçanërisht sistemin imunitar dhe funksionet e tij ? Sipas studimeve, këto zakone mund të shkaktojnë plakjen e parakohshme të organeve dhe të qelizave imunitare, mund të sjellin çrregullimet e funksionit imunitar, duke rritur moshën dhe ulur cilësinë e jetës.

Të gjitha qeniet në univers, në sistemin diellor dhe botë vazhdojnë qarkullimin me ritëm dhe cikël. Prandaj, mund të shohim lëvizjet e diellit, të hënës dhe të yjeve, mund të shohim ndryshimin stinor dhe shndërrimin e ditës e të natës. Njerëzit janë qenie të gjalla në botë, prandaj funksionet fizike e aktivitetet e tyre zhvillohen sipas ritmit të natyrës. Për shembull, cikli menstrual i femrës lëviz sipas ritmit të hënës. Ndër të gjitha aktivitetet e jetës me ritëm, një funksion fizik më i njohur dhe më i rëndësishëm është fjetja natën dhe zgjimi ditën.

Me lindjen dhe perëndimin e diellit, me shndërrimin e ditës e të natës, njerëzit jo vetëm kanë ligje të ndryshimit shpirtëror dhe të fjetjes, por kanë dhe ritmin e ditës dhe të natës në funksionet e tjera fizike. Në orë të ndryshme të ditës, këto funksione fizike ndryshohen në mënyrë të pandërprerë dhe periodike. Ky fenomen quhet ora biologjike apo kronometri i jetës sonë. Megjithëse ora biologjike ndikohet nga faktorët e mjedisit (si drita, temperatura, koha e ushqimit etj). ashtu si qeniet e tjera, ora biologjike e njerëzve është e skalitur brenda gjeneve tona.

Nga studimet moderne, syri mund të ndiejë ndryshimin e dritës, që është sinjal i rëndësishëm i mjedisit për ruajtjen e ritmit të trupit mes dritës dhe natës. Sinjali i dritës stimulon përmes nervits optik sistemin nervor. Më vonë, sistemi nervor do t'i transferojë sinjalet tek sistemi endokrinal, i cili do të sekretojë hormonet përkatëse për të rregulluar funksionet e organeve të brendshme dhe të qelizave organike, duke ndikuar metabolizimin e glukozës, sekretimin e lëngut të tretjes, tensionin e gjakut, rolin imunitar dhe proceset e tjera të rëndësishme fizike. Funksionet fizike të trupit veprojnë me ritmin e dritës dhe të natës, duke ruajtur qëndrueshmërinë e mjedisit të brendshëm të trupit dhe gjendjen shëndetësore.

Fjetja e vonshme mund të shkaktojë çrregullim të sistemit imunitar

Në procesin e ndryshimit të ritmit mes dritës dhe natës, sistemi imunitar shfaq ritëm natyror më të dukshëm. Brenda një dite, funksionet e sistemit imunitar ndryshohen me ritëm. Funksionet imunitare të trupit mund të rregullohen përmes sistemit nervor, sistemit të sekretimit dhe sistemit imunitar.

Kur jemi të relaksuar, niveli i aktivitetit të sistemit imunitar është relativisht i ulët dhe mund të kryhen punë dhe studim; kur sistemi imunitar ynë është aktivizuar, trupi ynë do të ndiejë lodhje dhe do dojë të flejë.

Nga përvoja, në mëngjes dhe paradite kemi më shumë energji dhe humor më të qëndrueshëm. Në mbrëmje dhe në darkë ndihemi të lodhur dhe duam gjumë. Nëse duhet të punojmë në mbrëmje dhe s'mund të shkojmë të flemë në orët e vona të natës, mund të kemi shumë ndjenja parehatie. Gjëndra veshkore mund të sekretojë hormonin "glukokortikoid" që mund të frenojë reagimin imunitar të trupit dhe funksionet e qelizave imunitare. Në përgjithësi, në orën 7:00-8:00 të mëngjesit, trupi ynë mund të sekretojnë më shumë glukokortikoid për të garantuar nivelin relativisht të ulët të reagimeve të sistemit imunitar në paraditë dhe gjatë ditës. Energjia e trupit do të shpërndahen në aktivitetet e tjera fizike si ngrënia e ushqimit, mësimi, puna etj. Gjatë natës, me uljen e nivelit të glukokortikoid-it, sistemi imunitar i trupit dhe procesi i pezmatimit aktivizohen gradualisht, duke favorizuar heqjen e qelizave të sëmura dhe restauruar qelizat e dëmtuara. Në këtë moment, trupi ynë ndodhet në gjendje gjumi, prandaj ai nuk do të ndiejë lodhje dhe mund të ofrojë më shumë burime për sistemin imunitar, duke garantuar efekte më të mira.

Prandaj, ruajtja e ritmit të mirë të fjetjes natën dhe të ngritjes në mëngjes është metodë e shëndetshme e jetës.

Ora biologjike mund të rregullohet sipas nevojës

Sistemet e ndryshme të organeve të trupit zhvillojnë aktivitete me ritëm të dukshëm, por për t'iu përshtatur ndryshimeve mjedisore natyrore, trupi ynë mund të veprojë jashtë ritmit të vjetër për një periudhë. Kur mjedisi është përmirësuar, mund të kthehemi në ritmin e vjetër të jetës.

Sipas studimeve, në mjedisin plotësisht të errët, njerëzit dhe kafshët e tjera gjitare mund të ruajnë aktivitetet me ritmin biologjik origjinal për 7 ditë. Por me moshimin, aftësia e vetërregullimit të ritmit biologjik ulet në mënyrë të pandërprerë. Kjo është arsyja kryesore e pagjumësisë dhe lodhjes së shpeshtë të të moshuarve, të cilët shqetësohen nga çrregullimet e ritmit biologjik.

Aftësia e vetërregullimit të ritmit biologjik të njerëzit është e kufizuar. Nëse vazhdon jeta e parregullt për një periudhë të gjatë, ora biologjike mund të çrregullohet, duke shkaktuar probleme dhe sëmundje të shpeshta. Një jetë e çrregullt shkakton dëme të dukshme për sistemin imunitar. Personat që flenë shpesh vonë ose udhëtojnë shpesh jashtë zonave të tyre kohore ndiejnë parehati të shpeshta si lodhje etj. Përveç kësaj, këta persona mund të kenë plakje të parakohshme të lëkurës dhe mund t'u dobësohet aftësitë e tyre imunitare. Këto metoda të parregullta të jetës mund të sjellin anormali në funksionet imunitare, duke ulur vitet e jetës dhe cilësinë e saj.

Si të bëhen shprehi zakonet e shëndetshme?

Një stil i shëndetshëm jetese është metoda kyçe për të jetuar sa më gjatë dhe për një jetë me cilësi. Po cilat janë masat për një jetë të shëndetshme?

Së pari, duhet të kemi një ritëm ditor për studim, punë, ushqim etj., duke shmangur fjetjen e vonshme dhe ndryshimin e orës biologjike. Nëse për shkak të mësimit ose të punës duhet të flini vonë apo se udhëtoni shpesh, duhet të bëni pushim dhe vetërregullim të mjaftueshëm.

Së dyti, ata që vuajnë nga pagjumësia dhe shprehitë jo të mira gjatë ditës, mund të bëjnë stërvitje fizike, mund të konsumoni dhe ushqime të shëndershme me vitaminë C dhe antioksidantë.

Në përgjithësi, një stil i shëndetshëm jetese është i rëndësishëm për ruajtjen e funksioneve normale fizike të sistemit imunitar dhe metodë efektive për vonimin e plakjes, për një jetë më të gjatë dhe përmirësimin e cilësisë së jetës. Prandaj, duhet të flini herë për sa më pak rrudha në fytyrën tuaj.(Xu Guang)

Mrekulli
Lajmet Kryesore