Si t'i përballojmë lojërat në internet?

2019-03-01 10:51:24 CRI Komenti juaj Printoni

Në ndeshjen finale të vitit 2018 të lojërave në internet "League of Legends", që u zhvillua në Incheon të Koresë së Jugut, skuadra kineze "IG" mundi ekipin kundërshtar "FNC", duke u shpallur kampione bote e "League of Legends". Anëtarët e ekipit "IG", që ishin papëlqyer nga brezi i vjetër për shkak të luajtjes së lojërave në internet, u bënë heronj të rinj të epokës së re. Si duhet t'i konsiderojmë lojërat në internet në këtë periudhë?

Ana pozitive e lojërave në internet

Tani, lojërat në internet janë bërë një industri të re, që mund ta quajmë si "industria e sportit elektronik". Në vitin 2018, lojërat e preferuara në internet si "League of Legends", "Glory of Kings", "Pro Evolution Soccer" etj, janë bërë programet e performancës në Lojërat e 18-të Aziatike në Xhakartë.

Përveç kësaj, lojërat në internet janë bërë një kulturë tek të rinjtë, si kultura e futbollit, kultura e basketbollit etj. Me përparimin e teknologjisë, kultura e lojërave në internetit është një gjë e pashmangshme. Zhvillimi i lojërave në internet ndihmoi në nxitjen e zhvillimit ekonomik.

Sipas të dhënave statistikore, 80% e të rinjve kanë luajtur lojëra në internet. Megjithëse prindërit u shqetësuan shumë nga ndikimi negativ që sjellin këto lojëra tek të rinjtë, ato mund të përmirësojnë aftësitë e reagimeve, të krijimtarisë, të njohjes e të bashkërendimit të syve me dorën dhe mund të shtojnë komunikimin shoqëror.

Varësia e tepërt nga lojërat në internet mund të ndikojë shëndetin e personave, të shtojë shqetësimet dhe depresionin. Sipas të dhënave statistikore, 4.3% e të rinjve të grupmoshës 13-18 vjeçare mund të ketë probleme me varësinë nga lojërat online.

Metodat e përshtatshme të përballimit të lojërave në internet

Në jetën tonë, dëgjohen shpesh ndikimet negative të lojërave në internet ndaj të rinjve. Për shembull, një nxënës i mirë u bë negativ për shkak të luajtjes së lojërave në internet. Varësia e tepërt nga këto lojëra është një problem i pashmangshëm në shoqërinë e sotme. Profesori i Spitalit të Përgjithshëm të Zonës Ushtarake të Pekinit Tao Ran propozoi që të përcaktohet varësia nga lojërat në internet si çrregullim mendor. Në udhëzuesin diagnostikues dhe statistikor të çrregullimeve mendore në ShBA, varësia ndaj lojërave online u konsiderua si një gjendje që duhen bërë studime të mëtejshme. Standardet e diagnozës janë: pjesëmarrja e vazhdueshme dhe e përsëritur në lojërat e internetit dhe luajtja e tyre së bashku me të tjerët, kanë shkaktuar dëmtime dhe dhimbje të dukshme klinike.

Për të rinjtë e varur nga lojërat në internet, duhet t'iu kushtojmë vëmendje të madhe karakteristikave psikologjike të tyre, duhet t'iu japim drejtimet e përshtatshme. Më shumti janë adoleshentët ata që luajnë këto lojëra pasi aftësitë e tyre të vlerësimit dhe të vetëkontrollit nuk janë të përpjekura plotësisht. Disa fëmijë ndodhen në "periudhën e dytë rebele", zhvillimet fizike të tyre janë më të shpejta se ato psikologjike. Shumë fëmijë përballen me probleme psikologjke mbi jetën, dashurinë dhe mësimet. Nëse s'mund t'i ndihmoni fëmijët të njohin dhe të zgjidhin këto probleme, ata mund të kërkojnë gëzimet, lehtësimet e paarritura në botën reale nëpër lojërave në internet pra në një botë virtuale.

Familja duhet të formojë kufizimin e kohës së luajtjes së lojërave në internet. Në fillim, shumë familje nuk lejojnë kontaktin e fëmijëve me smartfonin dhe kompjuterin. Por fëmijët do të përdorin këto pajisje elektronike në të ardhmen. Nëse fëmijët zbulojnë se këto lojëra të internet janë aq interesante në kohën e papritur, ata do të lindin varësinë më të madhe ndaj tyre. Prandaj, është më e mirë që të përcaktohen qëndrimet e përshtatshme për pajisjet elektronike dhe lojërat në internet. Pajisjet elektronike moderne janë jo vetëm mjetet e lojërave, por edhe platforma të mira mësimore. Vetëkontrolli i kohës së luajtjes së lojërave në internet është metoda më e mirë.

Terapia e sjelljes njohëse

Kur fëmijët shfaqin fonemene të varësisë nga lojërat e internetit, cilat janë metodat e përshtatshme të trajtimit? Shumica e fëmijëve mund të mjekohen përmes terapisë së sjelljes njohëse.

Në fakt, për problemet e varësisë nga lojërat e internetit, nuk ka ilaçet, ata përdoren kryesisht për lehtësimin e fenomeneve si ankthi, depresioni, pagjumësia etj. Fenomeni i varësisë nga lojërat e internetit duhet të trajtohet nga masat e ndërhyrjes psikologjike. Terapia e sjelljes njohëse fokusohet kryesisht për ndryshimin e ideve dhe ndjenjave të fëmijëve. Kjo terapi ka efekte të dukshme për lehtësimin e fenomenit të varësisë nga lojërat e internetit. Psikologët mund t'i ndihmojnë fëmijët për formimin e ideve dhe koncepteve të përshtatshme ndaj lojërave në internet, për të pakësuar kohën e luajtjes. Në këtë mënyrë mund të rregullohet humori i fëmijëve.

Disa sugjerime për prindërit

1. Kontrolli i përmbajtjes së lojërave në internet. Prindërit duhet të njohin moshat e përshtatshme të lojtarëve që sugjerohen nga specialistët, duke shmangur lojërat e dhunshme dhe ato pornografike.

2. Nuk lejohet luajtja e lojërave të internetit, para se fëmijët të përfundojnë mësimet. Prindërit mund të bëjnë kontrata me fëmijët: mësimet dhe detyrat e shtëpisë janë më të rëndësishme se lojërat në internet, prandaj s'mund të luajmë lojëra në internet para përfundimit të detyrave.

3. Vendosja e kompujterit ose smartfonit në vende të dukshme dhe jo në dhomën personale të fëmijës. Kjo është për ta njohur dhe kufizuar kohën e luajtjes së lojërave të internetit. Prindërit mund të mbikëqyrin përmbajtjen e lojërave përkatëse.

4. Përkufizimi i kohës së përdorimit të lojërave në internet. Koha e përdorimit të lojërave të internetit duhet të jetë e ekuilibruar me kohën e mësimit dhe aktiviteteve. Prandaj prindërit duhet të përcaktojnë kohën e luajtjes së lojërave të internetit së bashku me fëmijët dhe të inkurajojnë më shumë kohën e aktiviteteve jashtë shtëpisë.

5. Prindërit mund të luajnë së bashku me fëmijët lojëra online, për të njohur gëzimet dhe ndjenjat e fëmijës në lojërat përkatëse. Komunikimi i barabartë me fëmijët është më i mirë se shmangja e kontaktit me lojërat e internetit.

6. Prindërit duhet të bëhen shembujt e fëmijës. Prindërit duhet të pakësojnë kohën e tyre të kontaktit me pajisjet elektronike dhe të organizojnë më shumë aktivitete familjare si sporte në natyrë, lexim, veprimtari të tjera argëtuese, duke pakësuar kohën e përdorimit të lojërave të internetit.(Xu Guang)

Mrekulli
Lajmet Kryesore