5 arsyet pse gratë shtatzëna duhet të pinë lëng portokalli

2018-12-28 11:39:23 CRI Komenti juaj Printoni

Lëngu i portokallit është një domosdoshmëri për gratë shtatzëna në dietën e tyre. Një gotë në mëngjes me lëng portokalli mund të japë një sasi të mirë të vitaminës C që rrit imunitetin tuaj, ju mbron nga radikalet e lira, dhe rrit përthithjen e hekurit, së bashku me një mori e antioksidantësh të tjerë. Lëngu i portokallit përmban gjithashtu folate të cilat ndihmojnë në parandalimin e defekteve të tubit nervor dhe përmban kalium që mban në ekuilibër tensionin e gjakut. Zgjidhni lëng të freskët të përgatitur vetë në shtëpi në vend të atij të paketuar për të shmangur edhe diabetin.

Shtatzënia vjen me një shumë rregullash në dietën tuaj! Ha këtë, mos ha atë… Në fakt edhe disa ushqime të shëndetshme duhet të shmangen pasi ato mund të përkeqësojnë problemet si urth dhe acid refluks. Portokalli është një agrume dhe mund të shkaktojë urth, prandaj shumë mund të pyesin a është e sigurt nëse një grua shtatzënë duhet të pijë lëng portokalli gjatë shtatzënisë. Përgjigja është "po." Nëse pihet në sasi të moderueshme, lëngu i portokallit nuk është vetëm i sigurt për gratë shtatzëna por ka edhe shumë përfitime shëndetësore.

5 arsyet pse gruaja shtatzënë duhet të pijë lëng portokalli

1. Përmban vitamin C

Ndërkohë që vitamina C është shumë e rëndëishme gjatë shtatzënisë, suplementët me doza të larta mbi 2 gramë mund të jenë të dëmshme. Por nëse e konsumoni në ushqim kjo nuk është problem, prandaj merreni vitaminën C nga ushqimi.

Një gotë lëng portokalli përmban 124 mg vitamin C, që është 1.45 herë më e lartë se 85 mg që ju nevojitet gjatë shtatzënisë. Vitamina C është një antioksidant i fuqishëm që i nevojitet trupit për ta mbajtur sistemin imunitar në formë. Ajo ofron mbrojtje kundër patogjeneve të jashtëm dhe radikaleve të lira në trup. Gjatë shtazënisë, trupi juaj gjeneron më shumë radikale të lira dhe prandaj ju nevojiten më shumë antioksidantë për të evituar shkatërrimin e qelizave si dhe të fetusit tuaj. Kjo është arsyeja pse gjatë kësaj faze të rëndësishme në jetën e gruas duhet të hani perime dhe fruta të freskëta.

2. Lëngu i portokalli shton përthithjen e hekurit

Shtatzënia vjen me një kërkesë në rritje për hekurin falë rritjes së numrit të enëve të gjakut. Kërkesa e përditshme e hekurit është nga 18 mg në 27 mg, dhe ju duhet të jeni veçanërisht të kujdesshëm për të përmbushur nevojat tuaja ditore të hekurit dhe për të shmangur mungesën në fazat e mëvonshme të shtatzënisë. Mungesa e hekurit në dietë mund të ketë pasoja si anemia, lindja e parakohshme dhe zhvillimi i dobët i foshnjës. Ndërkohë që shtesat e shtatzanisë përmbajnë hekur, është më mirë që të merrni lëndë ushqyese nga burimet ushqimore.

Prandaj duhet të konsumoni portokaj të pasur me vitamin C, pasi kjo vitamin shton përthithjen e hekurit. Prandaj kur hani spinaq ose shparg pini edhe një gote me lëng portokalli.

3.Lëngu i portokalli përmban folate

Lëngu i portokallit mund të kontribuojë gjithashtu në marrjen e folateve ose vitaminës B9. Duke pasur parasysh se gjatë shtatzënisë, kërkesa e përditshme e folateve rritet nga 400 në 600 mcg, një gotë lëng portokalli mund t'ju ofrojë rreth 12% të kërkesës suaj ditore. Natyrisht, kjo duhet të plotësohet me ushqime të pasura me folate dhe me acid folik (forma sintetike e folatit) shtesë.

Është shumë i rëndësishëm në shtatzëni, mbron zemrën, ul tensionin e lartë të gjakut, përmirëson funksionet kardiake dhe performancat fizike.

Acidi folik, i njohur ndryshe si vitamina B9, është zbuluar në vitin 1939. Nuk prodhohet nga organizmi, ndaj duhet të merret përmes ushqimeve. Nevojat e përditshme, në gjendje normale, janë rreth 0.2 mg. Në dhjetëvjeçarët e fundit, është cilësuar si thelbësor në parandalimin e keqformimeve te të porsalindurit, sidomos ato që lidhen me tubin nervor e që nisin në fazën e parë të zhvillimit të embrionit. Gjatë shtatzënisë, nevoja për acid folik dyfishohet, sepse fetusi përdor rezervat e nënës.

Por studimet e shumta kanë treguar se ai nuk është i domosdoshëm vetëm në shtatzëni. Ndikon në uljen e tensionit të lartë të gjakut, në parandalimin e zhvillimit të kancerit në prostatë, në punën e zemrës dhe performancave fizike.

Gratë, sidomos ato që merren me sport dhe stërviten çdo ditë, mund të përballen me ndonjë situatë amenorreje, d.m.th. bllokimin e ciklit menstrual, që gjithmonë shoqërohet me rrezikun e zhvillimit të sëmundjeve kardiake. Por ky problem mund të evitohet përmes suplementeve të acidit folik, sipas një studimi të publikuar në "Clinical journal of sport medicine". Kështu, kërkuesit e "Medical College of Wisconsin a Milwaukee" në SHBA kanë zbuluar se acidi folik mund të përmirësojë fluksin e gjakut nëpër arterie, duke rritur kështu fluksin e gjakut në zemër. Acidi folik përdoret nga trupi për krijimin e gjakut shtesë, për të cilin ka nevojë organizmi gjatë shtatzënisë. Të gjitha gratë duhet të konsumojnë 0.4 mg acid folik në ditë. Ju duhet të filloni të merrni acid folik para se të ngeleni shtatzënë. Defektet e tubit nervor zakonisht zhvillohen shumë herët në shtatzëni, shpesh përpara se gratë ta kuptojnë që janë shtatzënë. Nëse jeni shtatzënë dhe nuk keni marrë acid folik, ju mund të filloni menjëherë për të parandaluar çdo defekt nervor që mund të zhvillohet në tre muajt e parë të shtatzënisë. Mungesa e acidit folik rrit mundësinë e një defekti të tubit nervor, që shoqërohet me defekte në zhvillimin e palcës kurrizore.

Ushqimet ku gjendet

Një dietë e pasur me acid folik duhet të përmbajë domosdoshmërish prime me gjethe jeshile, si spinaqi, brokoli, asparagët dhe lakra. Po ashtu, portokajtë, drithërat, agrumet dhe fruta si limoni, kivi, apo luleshtrydhet. Por duhet pasur kujdes, sepse është vërtetuar se gjatë gatimit shkatërrohet pjesa më e madhe e acidit folik që gjendet tek ushqimet.

4. Lëngu i portokallit ul tensionin e lartë të gjakut

Lëngu i portokallit është burim i mirë i kaliumit, pasi një gotë përmban 496 mg kalium, ose rreth 10% të kërkesës suaj ditore. Kaliumi është thelbësor për funksionimin e shëndetshëm të zemrës, ekuilibrine lëngjeve të trupit dhe tretjen. Ai gjithashtu rregullon tensionin e gjakut dhe parandalon hipertensionin

5. Lëngu i portokalli i mbushur me antioksidantë

Përveç vitaminës C, portokajt kanë edhe shumë karotenoide si alpha-carotene, beta-carotene, lutein dhe zeaxanthin. Beta-carotene është një antioksidant i fuqishëm që na mbron nga stresi oksidativ dhe inflamacioni. Beta-carotene konvertohet në retinol ose vitaminë A brenda trupit. Për më tepër, ajo njihet për përmirësimin e shëndetit të kockave dhe vonon shfaqjen e osteoporozës

Portokalli ka gjithashtu 2 antioksidantë të tjerë që janë hesperidin dhe naringenin, që ndihmojnë në reduktimin e inflamacionit

Kujdes!

-Nëse pini lëng portokalli nga kutitë të paktën zgjidhni një pa sheqer.

-Më mirë është të shtrydhni lëng të fresktët dhe konsumi edhe lëkurën pasi ajo ka përmbajtjen më të lartë të antioksidantëve.

-Nëse vuani nga urthi uleni sasinë e portokallit që konsumoni.

-Nëse vuani nga diabeti mire është të konsultoheni me mjekun për sasinë e portokallit që duhet të konsumoni.

Mrekulli
Lajmet Kryesore