Varësia ndaj duhanit, alkoolit dhe drogës

2018-12-14 15:18:37 CRI Komenti juaj Printoni

Pirja e alkoolit në mënyrë të moderuar, është më e dëmshme nga sa mendohej më parë, sipas një studimi të ri që arrin në përfundimin, se nuk ekziston një nivel "i sigurtë" i konsumit të alkoolit. Studimi gjithëpërfshirës, i cili analizoi informacionin nga miliona njerëz në pothuajse 200 vende, zbuloi se alkooli është i lidhur me rreth 3 milionë vdekje në nivel global çdo vit, me rreth 1 në 10 vdekje të lidhura me përdorimin e alkoolit në mesin e njerëzve të moshës 15- 49

vjeç. "Pikëpamja e përfitimeve shëndetësore nga alkooli, ka nevojë të rishikohet"- shkroi një nga hulumtuesit në studimin e botuar në revistën e mirënjohur mjekësore "The Lancet'.

Më 7 shtator, gjykata e Londrës shpalli se këngëtarja kryesore e grupit të rokut "Cranberries", Dolores O'Riordan kishte konsumuar pije të tepërta alkoolike dhe vdiq për shkak të mbytjes në vaskë. Kjo ishte një "tragjedi e papritur". Në 100 mililitra gjak të saj u gjetën 330 miligramë alkool, sasi kjo 4 fish më e lartë se standardi prej 80 miligramësh.

Alkooli, droga, duhani etj., janë lëndë që krijojnë varësi. Për shkak të mbijetesës dhe gëzimeve, pothuajse të gjithë njerëzit mund të kenë kontakt me këto substanca adiktive. Konsumi i tyre mund të shkaktojë varësi dhe nëse konsumohen për një kohë të gjatë mund të shkaktojnë pasoja serioze.

Më 25 qershor të vitit 2009, mbreti i popi-it Michael Jackson vdiq në një qendër mjekësore të Los Angeles-it në moshën 50 vjeçare. Sipas dëshmisë në gjyq dhënë nga mjeku personal, Conrad Murray, superylli vdiq nga një koktejl fatal qetësuesish të fortë që e ndihmonin të flinte. Sasia e tepërt e tyre i shkaktoi pushimin e papritur të zemrës.

Megjithëse në revistën "The Lancet" është publikuar një raport mjekësor, ku sugjerohet se është më e shëndetshme mos të konsumohen pije alkoolike, por shumë njerëz nuk e pranojnë këtë sugjerim për shkaqe të ndryshme nga shoqëria, kultura, historia, biologjia etj. Arsyeja më thelbësore është nga fusha biologjike: prodhimi i substancave adiktive nga njeriu dhe ndikimi i këtyre substancave ndaj njeriut.

Në historinë e evolucionit, njerëzit zotëruan metodat e mbjelljes së bimëve të ndryshme dhe të ushqimit të kafshëve. Gjatë këtij procesi, njerëzit zotëruan edhe metodat e prodhimit të lëndëve narkotike si duhan, droga qetësuese etj.

Jemi krenarë për zotërimin e këtyre bimëve që formojnë qytetërimet e mëdha, por ato na kontrolluan. Kur jemi të varur nga këto lëndë, ndjenjat tona si gëzim, ngacmim, lumturi dhe kënaqësi do të kontrollohen nga to. Për shembull, pa ilaçe për lehtësimin e dhimbjes, disa pacientët e prekur nga sëmundjet kronike do të kalojnë ditët me dhimbje të madhe. Pa ndihmë të ilaçit qetësues, Michael Jackson kishte vështirësi të binte në gjumë. Pa ndikimin e alkoolit, Dolores O'Riordan s'mund të ndiente gëzim të mjaftueshëm.

Substancat që krijojnë varësi kontrollojnë njerëzit përmes së njëjtës rrugë, reagim të trurit dhe sistemit nervor. Megjithëse alkooli, duhani dhe droga shkaktojnë reagimet e sistemit nervor nëpër metoda të ndryshme, parimet e ngacimit janë shumë të ngjashme. Karakteristika më e rëndësishme e përbashkët është shfrytëzimi i sistemit të shpërblimit të trurit dhe të nervave, për të sjellë gëzim.

Në trurin e njeriut dhe të disa kafshëve, ekziston një sistem shpërblimi, që përbëhet nga dopamina apo hormoni i gëzimit, që transferon informacionet e ngacmimit dhe të gëzimit.

Veprimet e ndryshme fizike të njerëzve, si ngrënia, pirja, seksi, gjidhënia etj stimulojnë këtë sistem shpërblimi. Kur qendra e dopaminës aktivizohet, do të jemi të lumtur, të gëzuar dhe të kënaqur. Duhani, alkooli, droga dhe substancat e tjera varësuese mund të stimulojnë këtë sistem shpërblimi. Kur njerëzit varen nga përdorimi i këtyre materialeve, veprimet normale fizike nuk mund të ofrojnë stimulimet e mjaftueshme për gëzimin, prandaj vështirë se mund të heqin dorë nga këto substanca.

Ato mund të dëmtojnë trurin dhe shumë organe të tjera. Përdorimi i tyre për një kohë të gjatë mund të shkaktojë zvogëlimin e neuroneve të dopaminës, duke ulur në mënyrë të dukshme aftësitë e prodhimit, rezervës dhe lëshimit të dopaminës. Përdorimi i drogave përkatëse si heroina etj, mund të shkaktojë vdekjen e disa neuroneve dhe dobësim të funksioneve të transferimit të informacioneve të gëzimit. Përveç kësaj, konsumi afatgjatë i këtyre subtancave mund të pakësojë sasinë e dopaminës në tru dhe si rezultat mund të shkaktohet sëmundja e Parkinsonit.

Me zvogëlimin e sasisë së dopaminës, veprimet e zakonshme fizike s'mund të ofrojnë ndjenjë të mjaftueshme gëzimi. Prandaj, njerëzit varen nga përdorimi i materialeve të tjera për të pasur ndjenja gëzimi.

Me krijimin e shoqërisë, lëndët narkotike luajnë rolin e kontrollit nëpërmjet forcave shoqërore dhe kulturore. Për shembull, në një darkë, drejtori ekzekutiv i kompanisë ngriti një dolli për punonjësit e tjerë, punonjësit duhet të pijnë verën ose rakinë, meqenëse kjo tregon sjellje respekti ndaj shefit. Nëse hyni këtë organizatë, duhet të respektoni rregullat e saj. Nën stimulimin e alkoolit, mund të flasim më shumë fjalë dhe të heqim konfliktin e brendshëm, duke formuar një marrëdhënie më të mirë shoqërore.

Pijet alkoolike, duhani dhe droga janë dëmtimet e dukshme për njerëzit, të cilët do të ngarkohen nga individi dhe familjet. Janë zhvilluar shumë studime për dëmet e shëndetit, që shkaktohen nga mbipërdorimi i lëndëve adiktive. Për shembull, shpërdorimi i pijeve alkoolike dëmton shëndetin e mëlçisë. Pijet alkoolike mund të shkaktojnë shumë sëmundje në sistemet nervore, kardiovaskulare, të frymëmarrjese, endokrinal, të riprodhimit etj.

Nëse nuk do përdornin alkool apo substanca të tjera, Dolores O'Riordan dhe Michael Jackson do të vazhdonin jetën dhe karrierën e tyre të suksesshme. Nëse nuk konsumoni lëndë, shumica prej jush do të gëzoni një shëndet dhe jetë më të mirë. Megjithëse sot, mbi gjysma e njerëzve në botë s'mund të heqin dorë nga këto mjete, duhet të bëjmë përpjekje për kontrollin e sasisë së konsumit të tyre, për një shëndet më të mirë. (Xu Guang)

Mrekulli
Lajmet Kryesore