Ja si ju ndihmon agjërimi të rrëzoni kilet sipas shkencës

2018-12-07 16:23:52 CRI Komenti juaj Printoni

Sigurisht, nëse ulim konsumin e kalorive që konsumojmë ose duke mos ngrënë asgjë do të humbasim peshë shpejt, por nëse agjëroni do të habiteni sa shpejt do të rrëzoni kilet e tepërta dhe se si trupi juaj do të ndihet më i relaksuar dhe më i fortë.

Të gjithë ne agjërojmë, çdo natë gjatë gjumit. Disa njerëz vendosin të agjërojnë për arsye shpirtërore, gjatë Ramazanit ose gjatë Kreshmës për shembull.

Para se të vendosni për nisjen e një programi agjërimi, mirë është të konsultoheni me një dietolog ose një mjek profesionist. Mirë është të mos agjëroni nëse jeni shtatzënë ose kanë diabet, anemi apo sëmundje veshkash.

Duke agjëruar jo vetëm që do të humbni peshë, por agjërimin do ta ndihmojë trupin tuaj të ruajë energjinë që do të përdoret ndryshe për tretje. Në vend të kësaj, kjo energji mund të përdoret si një energji shëruese, kur ne jemi të plagosur dhe të sëmurë.

Për shembull, kur kafshët plagosen, ato nuk do të shkojnë për të kërkuar ushqim. Në vend të kësaj, ato qëndrojnë pranë ujit derisa shërohen. Një hulumtim tek minjtë mbi agjërimin ka zbuluar se ata që agjëruan kishin ngadalësuar rritjen e qelizave kanceroze.

Një studim mbi agjërim arriti në përfundimin se pas javës së 8-të, pjesëmarrësit kishin humbur peshën dhe yndyrën e tepërt në trupin e tyre. Gjithashtu, ata kishin ulur kolesterolin e keq dhe tensionin e lartë të gjakut.

Përcaktoni cili PROGRAM Agjërimi është i përshtatshëm për ju

Agjërim 16 orë – Caktoni një kohë 8 orëshe gjatë ditës që mund të hani. Për shembull, ju mund të zgjidhni ora 8:00 deri në 4:00 pm, që do të thotë se para orës 8 am dhe pas orës 16:00 nuk duhet të hani asgjë.

Agjërim 20 orë - Ky program është i ngjashëm me atë të të 16 orëve, por më i vështirë pasi keni 4 orë më pak për ushqimin.

Agjërimi i alternuar- Me këtë program, ju keni një periudhë prej 24-orësh ku nuk konsumoni asgjë dhe një periudhë 24-orësh, kur mund të hani ushqim të rregullt.

Kur nisni një program agjërimi duhet ta ndiqni për të paktën 2 javë nëse nuk keni ndonjë problem shëndetësor. Në këtë mënyrë ju do të trajnojë trupin tuaj për të përdorin rezervat e dhjamit kur agjëroni.

"Dieta e agjërimit", një mënyrë e mirë për të zgjatur jetën

Kjo lloj diete është studiuar në mënyrë shkencore prej një numri relativisht të madh shkencëtarësh, nutricionistësh dhe mjekësh, dhe në mënyrë të posaçme nga Valter Longo i "Istituto di Longevità" në Universitetin e Karolinës së Jugut dhe përgjegjës i programit "Oncologia & Longevità" në Milano.

Kjo diete konsiston në një regjim ushqimor që parasheh marrjen e kontrolluar të proteinave në masën 11­-14%, karbohidrateve 42­-43% dhe yndyrave deri në 46%, si dhe një reduktim të kalorive në masën 34­-54% në krahasim me normalen. Në realitet bëhet fjalë për një dietë atipike ku në një farë mënyrë agjëron, por duke ngrënë. Kjo dietë këshillohet të kryhet për pesë ditë rrjesht gjatë një muaji dhe tek personat e shëndetshëm, ajo mund te përsëritet çdo 3 deri 6 muaj, në varësi të gjendjes shëndetësore të personit.

Përfitimet e këtij regjimi ushqimor lidhen në radhë të parë me zgjatjen e jetës dhe kjo është studiuar gjatë viteve të fundit në mënyrë shumë të thelluar edhe tek kafshët, ku është konstatuar se tek ato që janë ushqyer sipas saj është regjistruar një zgjatje jete deri në 11%, ndërsa është vënë re një reduktim i konsiderueshëm i faktorëve të rrezikut që çojnë në sëmundje tumorale, një përmirësim i sistemit imunitar, një reduktim i sëmundjeve inflamatore, një zvogëlim i humbjes së densitetit mineral kockor, rritje e numrit të qelizave staminale në organe të ndryshme.

E eksperimentuar edhe në njerëz, për pesë ditë një herë në muaj, kjo dietë ka treguar se është në gjendje të minimizojë faktorët e rrezikut për sëmundjet kardiovaskulare dhe tumorale. Dieta nuk ka si qëllim rënien në peshë, por ka shumë përfitime për personat obezë nëse aplikohet njëkohësisht me dieta që synojnë këtë qëllim, reduktimin e masës yndyrore.

Kushtet fizike të personit janë të rëndësishme dhe duhet të merren parasysh, përpara fillimit të saj. Mjekët këshillojnë që kjo dietë nuk vlen dhe nuk rekomandohet për personat mbi 65 vjeçarë. Duhet theksuar gjithashtu se dieta nuk parashikon kapërcimin e vakteve. Kjo madje mund të kthehet në kundërproduktive. Kapërcimi i vakteve, thonë ata, është një gabim që nuk duhet të lejohet.

Pse nuk biem nga pesha pavarësisht se mbajmë dietë

Gjithmonë në dietë por nuk bie nga pesha. Ku është gabimi? Ndoshta pikërisht te regjimi strikt, pasi nuk funksionojnë sepse ushqimi është edhe kënaqësi.

Kështu thotë një nutricionist i universitetit të Firences, Lucia Baçiottini, i cili shpjegon se agjërimi apo heqja dorë nga disa kategori ushqimesh si produktet e qumështit apo mishi, yndyrat apo gluteni, i bën keq trupit dhe trurit dhe jo gjithmonë ndihmon të gjen linjat e tua.

"Dietat strikte të bëjnë më keq pasi kemi nevojë të provojmë të hamë çfarë na pëlqen. Kush e mohon një gjë të tillë për një kohë të gjatë ndoshta dhe dobësohet, por rrezikon të "fiket", dhe nuk mund të provojë emocione pozitive", thotë Luca.

Heqja dorë pa justifikime dhe e zgjatur, shkaktojnë mangësi dhe çrregullime. "Intolerancat janë sinjale të një fiziku që nuk arrin të menaxhojë mirë ushqimet e shëndetshme dhe të padëmshme pse se është kequshqyer për shkak të zgjedhjeve të pakuptimta, që kanë ndryshuar florën bakteriale të zorrëve", vijon më tej nutricionisti.

Ai thotë se nuk duhet rënë në kurthin e regjimeve për "t'u pastruar" që shpesh joshin femrat që janë të dobëta. "Për t'u dobësuar shëndetshëm duhet të kuptosh vlerat pozitive të të gjitha ushqimeve, joindustriale, dhe të mos përjashtoni asnjë. Sekreti i një diete është tek racioni i përshtatshëm dhe ushqimet 'që të rrezikojnë' nga çokollata te pica, janë rrallë në tavolinë

Mrekulli
Lajmet Kryesore