Banjat mjekësore me barna tibetiane përfshihen në UNESCO

2018-12-07 16:18:19 CRI Komenti juaj Printoni

Më 28 nëntor, në kryeqytetin e Mauricit, Port Louis, u organizua konferenca e 13-të e Komisionit të Përhershëm të Qeverive për Mbrojtjen e Trashëgimisë Kulturore Jomateriale pranë UNESCO-s(Organizata Arsimore, Shkencore dhe Kulturore e Kombeve të Bashkuara).

Drejtuesi i konferencës, ministri i Arteve dhe Kulturës të Republikës së Mauricit Prithvirajsing Roopun shpalli se "Metoda e banjës mjekësore me barna tibetiane, njohuria dhe praktika e kombësisë tibetiane të Kinës mbi shëndetin e jetës dhe parandalimin e sëmundjeve" u përfshi në Listën Përfaqësuese të Trashëgimisë Kulturore Jomateriale të Njerëzimit

të UNESCO-s.

Banjat mjekësore me barna tibetiane janë një pjesë përbërëse e rëndësishme e mjekësisë tibetiane, e cila bazohet në "5 elementet e jetës, tokë, ujë, zjarr, erë, iluzion". Ujërat termale, avujt që nxjerr uji i përgatitur me barna, mund të rregullojë ekuilibrin fizik e psikologjik, duke raujtur shëndetin dhe parandaluar sëmundjet.

Kjo metodë e banjës mjekësore me barna tibetiane është shkruar në librin e njohur mjekësor tibetian, "Katër Tantras Mjekësor" dhe është një ndër metodat tradicionale mjekësore tibetiane nëpërmjet trajtimit të jashtëm. Sipas prezantimeve të profesorit të Kolegjit të Mjekësisë Tibetiane, Yang Ga, kjo metodë tradicionale ka paraqitur konceptin dhe sistemin e teorisë së mjekësisë tibetiane:

"Banjat mjekësore me barna tibetiane kanë efektet shumë të dukshëm mjekësor. Në praktikë, kjo metodë nuk ka sjellë asnjë ndikim negativ dhe është pëlqyer shumë nga masat popullore."

Mjekësia dhe barnat tradicionale tibetiane është një ndër katër mjekësitë kryesore tradicionale globale.

Sipas prezantimeve nga Yang Ga, libri klasik mjekësor tibetian "Katër Tantras Mjekësor" vjen nga studimet e specialistëve tibetianë. Mjekësia dhe barnat tibetiane vijnë nga Rajoni i Xizang-ut.

"Në të kaluarën, 'Katër Tantras Mjekësor' konsiderohej si libri i përkthyer nga sanskritishtja. Më vonë, specialistët bënë studim-kërkimet përkatëse. Unë bëra edhe disa punë studimore. Zbuluam se ky libër i mjekësisë tibetiane klasike ishte shkruar dhe hartuar nga specialisti tibetian Yutuo Yuandan dhe ajo ishte vepra studimore mjekësore nga kombësia tibetiane. Burmi i mjekësisë tibetiane dhe burimi i këtij libri janë në Rrafshnaltën Qinghai-Xizang."

Përfshirja e kësaj metode në Listë mund të sjellë periudhë të artë për zhvillimin dhe mbrojtjen e mjekësisë dhe barnave tibetiane. Drejtori i degës së trajtimeve të jashtme të Spitalit të Mjekësisë Tibetiane të qytetit Shan'nan në Xizang, Zhaxi Langjie tha:

"Jemi shumë mirënjohës për vendimin e pranimit dhe përkrahjes së mjekësisë tibetiane si trashëgimi. Metoda e banjës mjekësore me barna tibetiane u zhvillua në mënyrë të pandërprerë në Kinë dhe u zgjerua në mbarë botën. Sot, gjithnjë e më shumë njerëz po njohin metodën e banjës mjekësore dhe mjekësinë tibetiane. Profesori i degës sonë Ming Zhu është trashëgimtari i programit kulturor jomaterial të nivelit shtetëror, i cili jo vetëm po studion në praktikë klinike banjën mjekësore me barna tibetiane, por ka përgatitur shumë specialistë të barnave tibetiane. Këta talente mjekësore mund të trashëgojnë dhe përhapin metodën e banjës mjekësore me barnat tibetiane."

Zv.ministri i Kulturës dhe Turizmit, Zhang Xu u shpreh se metoda e banjës mjekësore me barnat tibetiane është krijuar nga jeta praktike e masave popullore tibetiane dhe ka vitalitet të plotë.

"Metoda e banjës mjekësore me barna tibetiane është bazuar nga njohuria tradicionale dhe praktika e masave popullore tibetiane për ruajtjen e shëndetit dhe trajtimin e sëmundjeve. Kjo metodë lidhet me jetën e përditshme të tyre. Ky program trashëgimtar ka paraqitur përvojat civile të trajtimit dhe të parandalimit të sëmundjeve nëpër banjës. Kjo metodë ka trashëguar dhe zhvilluar teorinë e mjekësisë tibetiane në aktivitetet shëndetësore moderne."

Sipas Zhang Xu-së, pas hyrjes në Listën e UNESCO-s, metoda e banjës mjekësore me barna tibetiane do të njihet më tej nga gjithnjë e më shumë njerëz dhe mjekësia tibetiane do të përhapet më tej në botë, për të ndihmuar më shumë njerëz.

"Besojmë se pas përfshirjes së banjave mjekësore me barna tibetiane në Listën e UNESCO-s, mund të forcohet njohja e popullit për këtë metodë dhe të nxitet dialogu mes kombeve të ndryshme për shëndetin e jetës dhe respektimin e natyrës. Kjo pasqyron marrëdhënien e qëndrueshme mes njerëzve dhe mjedisit të banimit, pasqyron gjtihashtu vëmendjen e madhe të komunitetit ndërkombëtar për mbrojtjen e njohurisë tradicionale dhe të trashëgimisë kulturore jomateriale praktike. Kina do të përmbushë aktivisht zotimet e saj, për të ngritur me përpjekje vitalitetin e kësaj metode dhe të nxitur trashëgiminë e saj, në dobi të më shumë banorëve falë njohurive dhe kësaj praktike të çmuar tradicionale."

Metoda e banjës mjekësore me barna tibetiane përhapet kryesisht në Xizang, Qinghai, Sichuan, Gansu, Yun dhe provincat e tjera të Kinës jugperëndimore ku banon kombësia tibetiane. Kjo metodë mjekësore po përhapet gradualisht edhe në Rajonet Autonome të Kinës si Mongoli e Brendshme, Xinjiang etj. (Xu Guang)

Mrekulli
Lajmet Kryesore