Sektori shëndetësor i Kinës thekson forcimin e arsimit shëndetësor tek rinia

2018-10-12 17:16:07 CRI Komenti juaj Printoni

Në një konferencë shtypi të kohëve të fundit, Komisioni Shëndetësor Kombëtar i Kinës publikoi një dokument "Informacionet thelbësore të arsimit shëndetësor të të rinjve kinezë dhe interpretimi i tyre (në vitin 2018)".

Sipas këtij dokumenti, të rinjtë duhet të të ndjekin një program të shëndetshëm ushqimor dhe të bëjnë stërvitje, duke krijuar një stil të shëndetshëm jetese.

Mosha 10-19 vjeçare është periudha kyçe e zhvillimit të funksioneve fizike, psikologjike dhe shoqërore. Për të forcuar njohuritë shëndetësore tek të rinjtë kinezë, Komisioni Shëndetësor Kombëtar i Kinës publikoi këtë dokument. Drejtori i Qendrës së Njohurive Shëndetësore të Kinës, Li Changning prezentoi 9 pikat thelbësore të këtij dokumenti

:

"Së pari, krijimi i një stili të shëndetshëm jetese. Së dyti, përdorimi i syve në mënyrë racionale. Së treti, elementet kyçe të përmbajtjes së peshës së shëndetshme janë dieta e përshtatshme dhe stërvitjet. Së katërti, tuberkulozi është sëmundja infektive kronike e traktit respirator, duhet të trajtohet në kohë në spital. Së pesti, duhani dëmton e kërcënon seriozisht shëndetin. Së gjashti, forcimi i ndërgjegjësimit të vetë-sigurisë. Së shtati, mësimi i njohurive mbi shëndetin seksual dhe planifikimin familjar. Së teti, droga dëmton seriozisht shëndetin fizik dhe psikologjik. Së nënti, mësimi i metodave shkencore dhe përmbajtja e gjendjes psikologjike pozitive dhe të shëndetshme."

Vitet e fundit, rritja e dukshme e përqindjes së fëmijëve dhe të adoleshentëve kinezë obezë ka tërhequr vëmendje të mbarë vendit. Sipas të dhënave, 1/3 e adoleshentëve mbipeshë do të ketë probleme të mbipeshës kur të rriten.

Përmirësimi i ambjentit të banimit dhe sistemi i zhvilluar i transportit kanë kufizuar hapësirën e aktiviteteve tek të rinjtë dhe kanë ulur kohën e aktiviteteve në ambjente të jashtme tek fëmijët. Vitet e fundit, në qytetet kineze janë ndërtuar më shumë apartamente me kate të shumta dhe në fshatrat kineze, është shpejtuar procesi i urbanizimit. Prandaj, janë pakësuar shanset e stërvitjes apo aktiviteteve të të rinjve kinezë.

Sipas studimit nga profesori i Universitetit të Pekinit, Ji Chengye, në rajonet kineze me ekonomi më të zhvilluar, përqindja e fëmijëve mbipeshë është më e lartë.

Sipas teorisë shëndetësore, në procesin e rritjes së adoleshentëve, disa funksione fizike kanë nevojë për stimuj të nevojshëm të jashtëm. Nëse këta stimuj nuk mund të plotësojnë këto nevoja, adoleshentët nuk do të kenë rast të mirë për rritjen e trupit dhe disa funksione fizike nuk mund të zhvillohen si duhet. Prandaj, në kohët moderne, duhet të garantojnë stërvitjet e nevojshme për fëmijët dhe adoleshentët.

Në dokument, janë paraqitur sugjerime konkrete mbi dietën e përshtatshme dhe stërvitjet shkencore. Për shembull, të rinjtë duhet të hanë 3 vakte në ditë, me sasi të përcaktuar dhe në orët e përcaktuara; garantimi i stërvitjes së mjaftueshme, reduktimi i qëndrimit ulur për një kohë të gjatë dhe shikimi i ekraneve (televizion, kompjuter, celular etj); çdo ditë, duhet të ketë stërvitje prej mbi 1 orësh me intensitet mesatar.

Zv-drejtori i Qendrës Studimore të Stërvitjes Shëndetësore dhe Forcimit të Shëndetit pranë Administratës së Përgjithshme të Sportit të Kinës Zhang Li paraqiti sugjerimet e veta:

"Sipas sugjerimeve të mia, në periudhën adoleshente, duhet të zgjedhim mbi 3 stërvitje dhe të këmbëngulim tek to për një kohë të gjatë. Ndër këto 3 stërvitje, duhet të ketë një stërvitje për përmirësimin e funksionit të zemrës, si vrap, biçikletë, not, badminton etj. Përveç kësaj, duhet të ketë një stërvitje si kërcim me litar, basketboll, gjimnastikë, artet marciale etj, pasi ato vlejnë për përmirësimin e shëndetit.

Përveç kësaj, mund të zgjedhim një stërvitje që mbulon gjymtyrët e sipërme dhe ato të poshtme. Specialistët na këshillojnë se nuk duhet të merremi vetëm me një lloj stërvitje si futboll apo vrap. Duhet të luani edhe basketboll, pingpong etj. Këto janë për zhvillimet gjithëpërfshirëse."

Në konferencën e shtypit po atë ditë u publikuan gjithashtu rezultatet mbikëqyrëse mbi cilësinë e shëndetit të banorëve kinezë: në vitin 2017, ky nivel ishte 14.18%, një rritje prej 2.6 pikë përqindjeje. (Xu Guang)

Mrekulli
Lajmet Kryesore