Përmirësimi i rehabilitimit mjekësor favorizon shumë vetë në Kinë

2018-09-14 15:48:44 CRI Komenti juaj Printoni

Rehabilitimi mjekësor përfshin ndërmarrjen e të gjitha masave mjekësore si shërimin medikamentoz, aplikimin e terapisë fizike, shfrytëzimin e pajisjeve mjekësore ndihmëse etj, me qëllim që personave të pa aftë t'u mundësohet shërimi dhe kthimi në familje e shoqëri.

"I jam nënshtruar rehabilitimit mjekësor në spital për 4-5 muaj. Në fillim sapo hyra në spital isha me karrocë, por pas disa seancave terapi të rehabilitimit mjekësor mund të ngrihem nga shtrati dhe të ecë vetë."

Pacienti me dëmtime të shtyllës kurrizore Chang Tangxi është një shembull i shumë paicentëve të pa aftë kinezë që i nënshtrohen rehabilitimit mjekësor, i cili mund të lehtësojë sëmundjen deri në shërim e madje të ngrejë cilësinë e jetës të pacientëve. Në Kinë, personat me aftësi të kufizuar, personat e plagosur nga aksidentet, të moshuarit, pacientët me sëmundjet kronike etj., kanë shumë nevojë për rehabilitim mjekësor. Sipas të dhënave, deri në vitin 2017, në Kinë ekzistojnë 8334 organe rehabilitimi mjekësor, ku janë të punësuar 165 mijë punonjës.

Qendra e Rehabilitimit Mjekësor "Drita e Diellit" në zonën Song Jiang të qytetit Shangai-t është spitali i parë i rehabilitimit mjekësor publik në Shangai, që ofron shërbime për personat me aftësi të kufizuar. Ky spital ofron gjithashtu shërbimin e ekzaminimit mjekësor dhe trajnimin profesional për personat me aftësi të kufizuar. Terapisti i rehabilitimit Chen Bin u shpreh se më e rëndësishme është hartimi i një programi rehabilitimi për pacientët.

"Ekipi i rehabilitimit përfshin kryesisht mjekë, fizioterapistë si ne, psikoterapistë dhe punonjës të shërbimit social. Kur vjen një pacient i ri , atëherë ne organizojmë të gjithë anëtarët e ekipit për të diskutuar gjendjen e pacientit. Në fillim, çdo anëtar bën vlerësim të vet dhe më pas i diskuton ata me kolegët. Në fund vendoset mbi programin e posaçëm që duhet të ndjekë pacienti. Çdo anëtar do ta pyesë pacientin mbi objektivin e tij të rehabilitimit. Ekipi i specialistëve duhet të konsiderojë më parë synimin e pacientit."

Në këtë qendër të rehabilitimit mjekësor janë vendosur sisteme të ndryshme klinike dhe departamenti i sëmundjeve të brendshme, të jashtme, gjinekologji dhe pediatri. Në këtë qendër ka gjithashtu edhe departament të neurologjisë, të dëmtimeve të shtyllës kurrizore, të problemeve me kockat dhe kyçet, të mjekësisë tradicionale kineze etj.

Rehabilitimi mjekësor është një proces i gjatë që kërkon përpjekje të përbashkëta të mjekëve dhe familjarëve të pacientëve. Ja si na shpejgon infermierja Wu Airong:

"Kemi praktikuar teknika të ndryshme të rehabilitimit. Kemi hartuar masa e rregullore për përgatitjen e infermierëve, për të ngritur nivelin e tye profesional. Së dyti, po zgjerojmë shërbimet e rehabilitimit mjekësor. Shumë pacientë kanë nevojë për shërbime rehabilitimi në shtëpi, prandaj do t'i shtrijmë këto shërbime deri në familje dhe komunitet. Së treti, nxitim në mënyrë të pandërprerë përvojat e rehabilitimit, përdorim dhe përmirësuam mjetet e reja të rehabilitimit."

Në vitin 2017, 8 milionë e 547 mijë persona me aftësi të kufizuar morën shërbimet bazë të rehabilitimit mjekësor, duke përfshirë afro 140 mijë fëmijë nën 6 vjeç. Qendra e Rehabilitimit Mjekësor "Drita e Diellit" mund të ofrojnë edhe shërbimet e rehabilitimit për fëmijët që kanë probleme me njohjen e funksioneve të përditshme si lëvizje, e folur, etj. Terapisti Zhang Beihua na flet për shërbimet e fëmijëve autistë.

"Autizimi shkakton pengesën e komunikimit shoqëror. Për të trajtuar këta fëmijë ne përdorim 'analizën e veprimeve të aplikuara', për të trajnuar veprimet e tij. Në të njëjtën kohë, bëjmë shumë trajnime për komunikimin shoqëror, jo vetëm trajnime individuale, por edhe kolektive. Ne ftojmë prindërit për të marrë pjesë në këto trajnime, të cilët do t'u mësojnë fëmijëve të tyre si të komunikojnë më mirë në shoqëri pas zotërimit të këtyre metodave. Po ashtu ne ftojmë edhe disa fëmijë të zakonshëm si vullnetarë për të ndihmuar fëmijët autistë."

Rehabilitimi mjekësor është një profesion i ri në Kinë, që po ndihmon shumë vetë, por Kina ka mungesë profesionistësh në këtë drejtim. Kërkesa për profesionistë në këtë fushë është 10 herë më e lartë se numri aktual i punonjësve. Prandaj, kjo qendër rehabilitimi mjekësor ngriti degën e rehabilitimit mjekësor në universitet dhe e ofroi bazë mësimore dhe praktike universiteteve të ndryshme. Mjeku i degës së rehabilitimit të koçkës dhe kyçeve Zhong Rongzhou u shpreh se kjo qendër po përpiqet të familjarizohet me përvojat moderne të rehabilitimit:

"Në fakt, rehabilitim mjekësore dhe mjekim klinik janë integruar së bashku. Një mjek duhet të fillojë një plan të përgjithshëm, qysh nga momenti i kirurgjisë ndaj pacientit. Së dyti, pacientët që pranuam në qendrën tonë vuanin nga sëmundje të avancuara. Ata kishin probleme relativisht të ndërlikuara dhe ne ende nuk kemi teori të plotë për këto probleme, prandaj po punojmë më shumë për eksplorimin e praktikës klinike. Por, mjekësia tradicionale ka epërsi në këtë fushë. Nëse mund të zbulojmë disa informacione të rëndësishme në metodat e mjekësisë tradicionale, pacientët mund të kenë efektet më të mira mjekësore."(Xu Guang)

Mrekulli
Lajmet Kryesore