Ekipet mjekësore kineze në Botsvanë: Jemi mjekë dhe kumtarë

2018-09-07 17:53:22 CRI Komenti juaj Printoni

Në Samitin e Pekinit të Forumit të Bashkëpunimit Kinë-Afrikë (FOCAC 2018), kryetari i shtetit i Kinës Xi Jinping dha një fjalim tematik, ku prezantoi "8 programet" për të nxitur bashkëpunimin dypalësh në të ardhmen. Pjesë e "8 programeve" është dhe angazhimi në fushën shëndetësore dhe dërgimi i vazhdueshëm i ekipeve mjekësore kineze. Qysh nga viti 1981, Kina filloi dërgimin e ekipeve të ndihmës mjekësore në Botsvanë të Afrikës jugore. Nga të dhënat rezulton se deri tani kanë shkuar atje 664 mjekë nga provinca Fujian për shërbimet mjekësore, duke dhënë kontribut të madh në përmirësimin e kushteteve mjekësore lokale dhe në shtimin e miqësisë Kinë-Bostavanë. Ekipi kinez i ndihmës mjekësore që po ofron shërbime mjekësore në Botsvanë është ekipi i 15-të mjekësor nga provinca Fujian e Kinës lindore.

"Pasi erdha këtu, solla konceptin e kirurgjisë invazive minimale urologjike dhe e kam përhapur këtë kirurgji."

Luo Jianbin është anëtari i ekipit të 15-të të ndihmës mjekësore kineze në Botsvanë. Ai vjen nga Spitali Nr. 2 i qytetit Longyan të Provincës Fujian dhe po ofron ndihmën mjekësore në Spitalin "Princess Marina" të Botsvanës, spitali më i madh publik. Ai tani është urologu i vetëm në këtë spital.

Ai shpjegon se sapo shkoi në Spitalin "Princess Marina" pa që mund të zhvillohen vetëm disa lloje të kirurgjive urologjike, shumica e të cilave kanë kërkesa të ulëta teknologjike. Atë kohë, nuk mund të zhvilloheshin shumë kirurgji për sëmundjet normale. Pacientët detyroheshin të shkonin në spitalet private ose ato të huaja. Përveç kësaj, në Spitalin "Princess Marina" zhvillohej vetëm kirurgjia e hapur tradicionale urologjike. Por në spitalet e ndryshme të Kinës është përhapur plotësisht kirurgjia invazive minimale urologjike, e cila shkakton një plagë të vogël, shërim të shpejtë etj. Mjeku Luo Jianbin dha një shembull për të përshkruar këtë fenomen: Gjatë luftës, një forcë përdori armë lazeri dhe forca tjetër përdori armë të ftohta. Luo Jianbin zbuloi një pajisje laparoskopike për kolecistektomi (termi që mjekët përdorin për heqjen e tëmthit). Megjithëse kjo pajisje ka stil të vjetër, Luo Jianbin e konsideroi si një makinë të çmuar. Ai zhvilloi kirurgjinë invazive minimale urologjike, duke shmangur problemin e plagës së madhe, periudhën e gjatë të rishërimit etj. Kjo kirurgji invazive minimale ka ulur dhimbjen e pacientëve dhe rritur efikasitetin e kirurgjisë.

"Në Departamentin e Urologjisë të këtij spitali, s'mund të zhvillohet kirurgjia invazive minimale. Këtu kryhen vetëm operacionet relativisht të lehta. Pasi erdha këtu, nisëm kirurgjinë invazive minimale përmes një pajisje laparoskopike të kolecistektomisë."

Në të kaluarën, kishte vetëm një ditë në javë ku mund të kryheshin operacione në Departamentin e Urologjisë, duke çuar në shtim të numrit të pacientëve në radhë. Kur Luo Jianbin erdhi në këtë spital në mars, ai zbuloi se pacientët për kirurgji urologjike ishin regjistruar në nëntor. Prandaj, ai punoi shumë që të shtonte edhe një tjetër ditë gjatë javës për këtë operacione. Ai u përpoq vazhdimisht për zhvillimin e llojeve të ndryshme të operacioneve dhe për të pakësuar listën e pritjes së pacientëve.

Nën drejtimin dhe udhëheqjen e Luo Jianbin-it, kirurgët urologë të Spitalit "Princess Marina" u njohën dhe përvetësuan teknikën e kirurgjisë invazive minimale. Përveç kësaj, shumë mjekë të spitaleve private formuan grupet trajnimi për të përvetësuar përvojën mjekësore nga Luo Jianbin.

Ekipi i 15-të i ndihmës mjekësore në Botsvanë përbëhet nga 46 anëtarë, të cilat ndahen në dy grupe. Ata zhvilluan përkatësisht punën e ndihmës mjekësore në Spital

in "Princess Marina" në kryeqytetin Gaborone dhe Spitalin "Nyangabgwe Referral" në qytetin e dytë të Botsvanës, Francistown. Shumica e anëtarëve të ekipit kanë mbaruar studimet pasuniversitare, 5 prej tyre janë diplomuar për doktoraturë. Ata janë mjekë të rinj, flasin lirshëm gjuhën angleze dhe kanë mendime aktive. Shumë prej tyre kanë kapërcyer disa vështirësi dhe sjellin risi për të përmirësuar kushtet shëndetësore lokale.

Në Botsvanë zbatohet sistemi i sigurimeve shëndetësore, prandaj banorët nuk do të ngarkohen me shpenzimet spitalore publike. Deri tani, niveli i zhvillimit të sigurimeve shëndetësore është shumë i ulët. Spitalet publike kanë kushte të kufizuara dhe shumë operacione s'mund të zhvillohen në këtë vend. Pacientët me sëmundje të tilla janë të detyruar të të zhvillojnë operacione në Afrikën e Jugut, Mauritius dhe vende të tjera afrikane, ku niveli i shëndetësisë është më i lartë. Por, për këto lloje operacionesh jashtë vendit qeveria do të ketë një shpenzim prej dhjetra mijë dollarësh amerikanë.

Pas ardhjes së ekipit kinez të ndihmës mjekësore në këtë vend, janë zhvilluar shumë operacione të pamundura në të kaluarën në spitalet publike dhe numri i operacioneve jashtë vendit është ulur. Për shembull, otorinolaringologu Chen Xihang ka bërë shumë operacione të ndërlikuara dhe të vështira në ezofag, operacione këto që jo vetëm kanë lehtësuar dhimbjet e pacientëve, por kanë ulur edhe shpenzimet e larta mjekësore të operacineve jashtë vendit për qeverinë e Botsvanës.

"Në këtë vend, fëmijët gëlltisin shpesh objekte të pazakonta. Njëherë një fëmijë kishte gëlltitur kocka pule. Ky operacion ishte planifikuar që të zhvillohej në Afrikën e Jugut. Unë rashë dakord që ta zhvilloj këtë operacion dhe i nxorra jashtë kockat e pulës me sukses, duke ndihmuar pacientin dhe kursyer shpenzimet mjekësore."

Tani, Ministria e Shëndetësisë e Botsvanës planifikon ndalimin e plotë të transferimit të trajtimeve mjekësore jashtë vendit dhe po komunikon me ekipin e ndihmës mjekësore kineze. Qeveria e Botsvanës shpreson që ekipi kinez i ndihmës mjekësore do të ndihmojë për realizimin e këtij objektivi.

Shefi i ekipit mjekësor, profesori Chen Lieping prezentoi se mungesa e talentëve është një problem i madh që kufizon zhvillimin e spitaleve publike në Botsvanë. Shumica e mjekëve të Botsvanës që përfunduan studimet në Britaninë e Madhe ose ShBA, nuk u kthyen në vendin e tyre për të ushtruar profesionin. Chen Lieping është i mendimit se një punë e rëndësishme e ekipit mjekësor kinez është për të përgatitur mjekët e rinj të

vendit.

"Ekipi ynë po trajnon stafin mjekësor të Bostvanës. Ka diferencë të lartë teknologjike mes dy vendeve. Kina po konsideron të dërgojë specialistë më të lartë shëndeti për trajnimin dhe përgatitjen e talentëve lokalë."

Megjithëse kanë këtu më pak se gjysmë viti, anëtarët e ekipit mjekësor kinez kanë bërë shumë punë klinike dhe trajnim. Chen Lieping u shpreh se anëtarët e ekipit mjekësor janë jo vetëm mjekë, por edhe kumtarë. Ata forcuan marrëdhëniet dypalëshe përmes ndihmës mjekësore, duke shtuar miqësinë mes popujve nga dy vendet.

"Anëtarët e ekipit janë jo vetëm mjekët, por edhe kumtarë. Nëse është e mundur, ata do të bëjnë më shumë punë për përmirësimin e kushteve mjekësore. Si për shembull do të ofrojnë shërbime mjekësore falas, do të bëjnë vizita mjekësore në komunitete. Ata forcojnë marrëdhëniet e dy vendeve përmes ndihmës mjekësore, duke u ngarkuar me detyrat e të dërguarve."(Xu Guang)

Mrekulli
Lajmet Kryesore