Kina dhe Afrika diskutojnë bashkëpunimin në farmaceutikën tradicionale

2018-08-24 16:17:11 CRI Komenti juaj Printoni

Në prag të Forumit të Bashkëpunimit Kinë-Afrikë (FOCAC) që do të mbahet në Pekin në fillim të shtatorit, u organizua në Pekin më 18 gusht Forumi i Bashkëpunimit Kinë-Afrikë mbi Barnat Tradicionale. Përfaqësuesit nga sektori i Shëndetit nga 14 vende afrikane si Maurici, Tanzania, Afrika e Jugut etj., dhe përfaqësues të Mjekësisë Tradicionale Kineze nga zona të ndryshme të Kinës zhvilluan diskutime mbi zhvillimin e mjekësisë tradicionale të vendeve afrikane, bashkëpunimi i mjekësisë tradicionale kino-afrikane etj.

Në këtë forum, drejtori i Administratës Kombëtare të Barnave Tradicionale Kineze të Kinës Yu Wenming u shpreh se mjekësia tradicionale Kinë-Afrikë është një pjesë e rëndësishme përbërëse e qytetërimeve përkatëse dhe burim i rëndësishëm i shëndetit. Deri tani, bashkëpunimi i mjekësisë tradicionale Kinë-Afrikë është forcuar dita-ditës. Mjekësia tradicionale kineze është një mjekësi që i ka shërbyer dhe i shërben jo vetëm popullit kinez, por ka dhënë gjithashtu një kontribut të shquar në parandalimin e sëmundjeve të rrezikshme ngjitëse, të sëmundjeve të zakonshme si dhe në kujdesin ndaj shëndetit:

"Së pari, mjekësia tradicionale kineze luajti rol kyç në parandalimin e trajtimin e sëmundjeve të rrezikshme ngjitëse në Afrikë. Në vitin 2015, studiuesja e Akademisë së Shkencave të Mjekësisë Kineze, Tu Youyou mori çmimin Nobel për kontributin e madh në zbulimin e studimin e ilaçit që mjekon malarjen, artemisinin. Ky është medikamenti kryesor për trajtimin e malaries, duke kontrolluar efektivisht përhapjen e kësaj sëmundje. Gjithashtu nuk është konstatuar asnjë vdekje e pacientëve të prekur nga kjo sëmundje. Ky ilaç u përshëndet nga publiku dhe qeveritë e vendeve afrikane. Së dyti, Mjekësia Tradicionale Kineze luajti rolin e veçantë në kujdesin ndaj shëndetit të popullatës afrikane. Kina ka forcuar shërbimet mjekësore ndaj popullit afrikan në mënyra të ndryshme, duke dërguar mbi 2000 specialistë të Mjekësë Tradicionale Kineze në Afrikë. Së treti, produktet e MTK-së luajtën rol të dukshëm praktik në kontinentin afrikan."

Yu Wenming u shpreh se marrëdhënia kino-afrikane ndodhet në periudhën më të mirë historike dhe bashkëpunimi në fushën e Mjekësisë Tradicionale përballet me rast të rëndësishëm zhvillimi. Për përgatitjen e grupeve të ndihmës mjekësore në Afrikë, ndërmarrjet e njohura kineze si "Tongrentang" e Pekinit, "Tasly" e Tianjin-it dhe ndërmarrjet e tjera tradicionale kineze kanë vendosur degë të mjekësisë kineze në Afrikë.

Po atë ditë, 120 përfaqësues të organeve shëndetësore të vendeve afrikane dhe të Kinës diskutuan temat si bashkëpunimi në fushën e mjekësisë tradicionale kino-afrikane. Shefi i Zyrës së Mjekësisë Tradicionale pranë Ministrisë së Shëndetit të Afrikës së Jugut Bruce Mbedzi u shpreh se vitet e fundit, mjekësia tradicionale e Afrikës së Jugut është zhvilluar me ritme të shpejta, por ky zhvillim ka sjellë edhe shumë sfida:

"Ende nuk kemi një standard të përcaktuar për eksperimentet klinike dhe as një sistem të matur për garantimin e cilësisë. Duhet të përcaktojmë një standard për të garantuar cilësinë e mjekësisë sonë tradicionale. Tani, në tregun tonë, nuk ka asnjë masë mbikëqyrëse për mjekësinë tradicionale afrikane. Shpresojmë që të marrim ndihmë në këtë sfidë, për të garantuar zhvillimin e mëtejshëm të mjekësisë tradicionale afrikane, për të arritur të njëjtin sukses si mjekësia tradicionale kineze."

Drejtori i Administratës Kombëtare të Barnave Tradicionale Kineze Yu Wenming u shpreh se bashkëpunimi në fushën e Mjekësisë Tradicionale mes Kinës dhe Afrikës duhet të zhvillohet sipas parimeve "diskutimet, ndërtimi dhe shpërndarja e përbashkët", duke realizuar bashkëpunim me përfitimet më të larta dhe sjellë përfitime si për popullin kinez ashtu edhe për popujt e Afrikës.

"Së pari, u përmbahemi me vendosmëri diskutimeve të përbashkëta qeveritare dhe forcimit te mëtejshëm të nivelit të bashkëpunimit; së dyti, këmbëngulim tek ndërtimi i përbashkët organik dhe zgjerimi i mëtejshëm në fushat e bashkëpunimit, punojmë për të shtuar përkrahjen për formimin e platformave të bashkëpunimit ndërkombëtar, ato studimore dhe industriale; së treti, këmbëngulim tek shpërndarja e përbashkët e shërbimeve dhe zbatimi i mëtejshëm i marrëveshjeve të bashkëpunimit."

Në kushtet e kërkesave të reja për kujdesin ndaj shëndetit në vendet e ndryshme afrikane, Kina dhe vendet afrikane do të ndërtojnë më shumë "qendra të mjekësisë tradicionale kineze", për të përhapur teknikat e përshtatshme të MTK-së, duke iu ofruar masave popullore afrikane shërbime më të mira. Kina i nxit ndërmarrjet e veta të prodhojnë barna kineze në vend dhe përkrah ndërmarrjet afrikane të zhvillojnë bashkëpunim në fushën e mjekësisë tradicionale në Kinë, duke ofruar barnda tradicionale dhe duke garantuar shëndetin e popujve kino-afrikanë.(Xu Guang)

Mrekulli
Lajmet Kryesore