Si të pakësojmë masën dhjamore në trup

2018-08-03 17:31:39 CRI Komenti juaj Printoni

Ulja e masës dhjamore dhe forcimi i muskujve janë objektivi i shumë njerëzve. Shumë persona kanë ëndrrën e pakësimin të dhjamit, dhe formimin e një trupi të skalitur me muskuj. Sipas specialistëve, hapi i pari është përcaktimi i objektivave të përshtatshme të reduktimit të dhjamit. Më pas të nisim metodat e përshtatshme për ta mbështetur këtë objektiv. Thelbi është ekuilibri i trupit.

Formimi i ekuilibrit të ri të trupit dhe ruajtja e tij

Synimin për dobësim po e përshkruajmë në këtë mënyrë: trupi ynë ka një qarkullim në nivele të ndryshme të ekuilibruara, objektivi i reduktimit të masës dhjamore bëhet për realizimin e ekuilibruar me më pak dhjamë. Për ta arritur këtë, duhet të bëjmë rregullimin e trupit, për shembull: të rrisim muskujt, të përmirësojmë metabolizmin etj. Këto ndryshime të trupit mund të sjellin një ekuilibër të ri me më pak dhjamë.

Gjatë procesit të rregullimit të trupit, masat e papërshtatshme mund të çojnë në një ekuilibër të ri me më shumë dhjamë. Ky rezultat vjen nga mënyrat e gabuara dhe kërkon shumë kohë për t'u ndrequr.

Rezultati i suksesshëm dhe efektiv i vazhdueshëm i uljes së dhjamit duhet të shoqërohet me një sërë ndryshimesh në metabolizëm, sekretim hormonal etj. Kryesisht, këto ndryshime ndodhin në mënyrë graduale.

Shumica e "metodave të shpejta për dobësim" që zhvillohen me anë të medikamenteve, kontrollit të dietës apo sportit, s'mund të kenë efekt afatgjatë. Këto metoda synojnë vetëm rënien e menjëhershme në peshë, por nëse nuk ndryshohen elementet e tjera të brendshme të trupit, s'mund të krijohet ekuilibri i ri. Dhjami i pakësuar do të rikthehet përsëri shumë shpejt.

Përveç kësaj, ekziston tjetër element i rëndësishëm që anashkalohet shpesh: nëse mund të vijojë ose jo humbja e peshës. Kjo lidhet ngushtë me presionin e shkaktuar nga masat përkatëse. Stërvitja dhe aktivitetet e tjera si dieta, puna, studimi etj., mund të harxhojnë energjinë dhe gjithashtu i sjellin trupit presion të lartë fizik dhe psikologjik. Sasia e stërvitjes, intensiteti dhe kohëzgjatja e saj etj, janë elementet që i shtojnë presion fizikut; sfidat, ndërlikimet, niveli i rreziqeve, niveli i rezistencës etj, i shtojnë presion anës psikologjike.

Përballë këtyre presioneve, trupi ynë do të ketë një sërë reagimesh. Gjatë procesit të reduktimit të masës dhjamore, trajtimi i presioneve përkatëse është shumë i rëndësishëm. Përballë sfidave të tjera, konsumi i ushqimeve mund të lehtësojë presionet. Por, gjatë procesit të dobësimit, duhet të kontrollojmë dietën. Prandaj, kemi vështirësi më të madhe në këtë mision.

Si të tregohemi autentikë në uljen e masës dhjamore

Gjatë dobësimit duhet të kini parasysh disa parime:

1. Mos kopjoni verbërisht metodat e të tjerëve. Përballë të njëjtave sfida, disa individë mund të jenë më imun, ndërsa disa të tjerë do të hasin vështirësi. Disa njerëz do të kenë efekte të dukshme dhe të vazhdueshme nga metada që kanë zgjedhur, por tek disa të tjerë ato metoda nuk funksionojnë sa duhet.

2. Mos synoni rezultat të menjëhershme, jini realistë dhe mos provoni metoda ekstreme (si stërvitje të tejmundimshme apo dietat drastike). Prandaj, trupi ndodhet përkohësisht në një gjendje të çekuilibruar.

Për shkak se presionet e mëdha të trupit vijnë nga metoda sfiduese, s'mund të vazhdojnë për një afat të gjatë, s'mund të sjellin ndryshimet e kërkuara, prandaj efektet e këtyre metodave zhduken sa hap e mbyll sytë.

3. Mos realizoni objektivin nëpërmjet vetëm një mënyre pasi kjo do të shkaktojë vetëm një ndryshim të caktuar në trup. Efektet e saj janë të kufizuara dhe nuk kanë jetëgjatësi.

4. Mos synoni verbërisht tek metodat më të shkëlqyera, pasi çdo metodë duhet të mbështet tek statistikat e hollësishme dhe tek një grup i gjerë.

Për shembull, sportistët e klubeve shtetërore të sportit kanë trajtim të veçantë nga grupi i posaçëm shkencor. Çdo ditë, urina dhe gjaku i sportistëve analizohet përmes treguesve fizik. Në të njëjtën kohë, dietologët, masazhistët dhe mjekët e grupit ofrojnë garantimin ushqimor dhe shëndetësor.

Strategjitë e përshtatshme shkencore për reduktimin e masës dhjamore duhet të përfshijnë këto pika të rëndësishme:

1. Duhet të zgjidhni metodat e përshtatshme sipas vetë gjendjes suaj. Për shembull, individët obezë nuk duhet të vrapojnë për kohë të gjatë për të shmangur dëmtimin e kyçeve në gjymtyrët e poshtme. Personat e dobët nuk duhet të kontrollojnë në mënyrë të tepërt dietën për të shmangur rënien e mëtejshme të sheqerit në gjak. Personat mbipeshë të shkaktuar nga problemet në sistemin endokrinal duhet të trajtojnë më parë sëmundjet përkatëse.

2. Duhet të dobësoheni gradualisht duke evituar ndryshimin e madh brenda një kohe të shkurtër. Ata të cilët nuk stërviten duhet të nisin gradulaisht vrapin çdo ditë. Personat që planifikojnë dhe mbajnë dietë duhet ta bëjnë këtë gradualisht dhe jo të pakësojnë ushqimin 50%-75% të sasisë së përditshme të konsumuar më parë.

3. Duhet të merrni masa të ndryshme komplekse dhe shmangni varësinë afatgjatë tek një metodë e vetme. Për shembull, ata që vuajnë nga mbipesha duhet të nisin kontrollin e ushqimit që hanë çdo ditë dhe në fillim të bëjnë pak stërvitje. Pas dobësimit dhe forcimit të muskujve, mund ta shtojnë gradualisht intensitetin e stërvitjes. Në të kundërt, personat e dobët duhet së pari të bëjnë stërvitje të lehta dhe më pas të kontrollojnë dietën. Pas forcimit të trupit, mund të kontrollni gradualisht ushqimin.

4. I kushtoni vëmendje të lartë rregullimit të ritmit dhe presionit, për të garantuar vazhdueshmërinë e metodave dhe efikasitetin. Për shembull, mos shtoni pa menduar sasinë e stërvitjes dhe provoni disa lloje ushtrimesh. Gjatë kontrollit të asaj çka konusmoni, mos pakësoni në mënyrë të vetme konsumin e ushqimeve me energji të lartë dhe duhet të rregulloni raportion strukturor të dietës. Stërvitja e tepërt dhe kontrolli i tepërt i thithjes së energjisë nuk janë të vazhdueshme.

Thelbi i dobësimit është përshtatja e kushtetve të trupit, ekuilibrimi i trupit dhe rregullimi i gjendjes trupore. (Xu Guang)

Mrekulli
Lajmet Kryesore