I pranoni fëmijët tuaj sado problematikë të jenë

2018-06-22 14:57:38 CRI Komenti juaj Printoni

Dashuria e vërtetë ndaj fëmijës nënkupton që t'i shihni "fëmijët problematikë" si fëmijë normal dhe problemet e tyre si sfida normale.

1. Përse tim biri nuk i pëlqen mësimi?

Në një takim për shpërndarjen e përvojës së psikologjisë arsimore të javës së kaluar, një baba paraqiti disa pyetje dhe pyetja e fundit e tij ishte: "Djalit tim nuk i pëlqen mësimi, si mund ta rrisë interesimin e tij për të studiuar?"

Pasi të gjithë pjesëmarrësit zunë vendet psikologia i pyeti: "A interesoheni për punën tuaj?" Të gjithë prindërit u përgjigjën duke qeshur, "Shumë"!

A na pëlqen puna që bëjmë?

Shumica e njerëzve punojnë vetëm për të siguruar të ardhura pavarësisht se nuk iu pëlqen puna që bëjnë. Në këto kushte pse prindërit mendojnë që fëmijët e tyre duhet ta pëlqejnë studimin? Përse disa e kanë të vështirë të pranojmë faktet që fëmija i tyre nuk interesohet për këtë gjë?

2. Përse ime bijë përsërit të njëjtat gabime?

Një nënë ngriti shqetësimin se vajza e saj nuk e dëgjon. Kur mësuesja e pyet ajo nuk i kthen përgjigje pyetjeve, edhe pse i di përgjigjet. Nëna ka folur disa herë me vajzën e saj për këtë problem, por pa efektivitet.

Nëna u shpreh se ishte përpjekur për ta mos ta kritikuar vajzën, por e bija nuk duhet të përsëris të njëjtat gabime.

Pas analizës, psikologia pa që kjo nënë nuk e pranon vajzën e saj.

Ajo nuk e kupton këtë gjë dhe shprehet se nuk e kritikoi vajzën e saj, por e inkurajon atë vazhdimisht.

Psikologia i tha se shpehja e nënën për të bijën 'ajo nuk mund të bëjë gabimet e përsëritura' simbolizon se nuk mund të pranoni gabimet e përsëritura të vajzës, apo jo? Por në fakt, e kemi problemin e përsëritjes së gabimeve? A kemi vështirësi për të korrigjuar problemin tona?"

Nëna u zhyt në mendime dhe nuk foli.

Në fakt, jo të gjithë fëmijëve u pëlqen shkolla dhe fëmijët nga natyra priren të përsërisin gabimet. Këto janë probleme të zakonshme tek fëmijët dhe prindërit duhet të tregohen më të mirëkuptueshëm me qëllim që fëmijët ta kalojnë këtë fazë.

3. Rezultati i tim birit në provim është i ulët

Pasi im bir Lin Ken hyri në shkollën fillore, rezultati në provimin e parë mbi alfabetin ishte shumë i ulët. Ai mori 35 pikë nga 100 të mundshme. Pasi mësova këtë lajm më kaloi një ndjenjë depresioni. Isha shumë e ngarkuar në punë dhe doja që pas punës të qetësohesha, por në vend të kësaj marr lajm të keq.

Lin Ken nuk mësoi mbi alfabetin në kopsht si nxënësit e tjerë të shkollës fillore, prandaj pati një rezultat të dobët në provimin e tij. Nëse nuk përballojmë si duhet rezultatin e keq në këtë provim, ai do të humbë besimin në vetvete për të ardhmen. Prandaj, ndihma ndaj djalit ishte shumë e rëndësishme në atë moment.

Rregullova humorin tim brenda 2 sekondave. I thashë: "Nuk është një dështim i madh, 100 minus 35 pikë sa mbeten?"

Ai u përgjigj: "65 pikë."

Atëherë i thashë- Po, prandaj mund të shtosh 65 pikë në provimin tjetër!"

Ai tha me gëzim: "Po, mund të rris pikët më shumë në të ardhmen."

"Ok, le të studiojmë së bashku për ta zbuluar problemet e provimit."

Në këtë moment, babai i Lin Ken-it po punonte në një kompani. Së bashku me Lin Ken diskutuam për njohuritë alfabetike të librit mësimor. Më në fund, zbulova të gjitha problemet e tij dhe e ndihmova për korrigjimin e të gjitha gabimeve në provim. Ai u gëzua shumë për zgjidhjen e të gjitha problemeve dhe rifitoi vetbesimin.

Në fakt, kur isha në moshën e Lin Ken-it, nuk pata rezultate të mira në provim. Nëna ime kishte qenë një nxënëse shumë e shkëlqyer, ajo më donte shumë por nuk e pranonte që vajza e saj të kishte rezultate jo të mira në shkollë. Pasi mora rezultate negative në provim, nëna më kritikoi me fjalë shumë të ashpra. Kur dëgjova këto kritika u zhgënjeva shumë dhe mora përsëri rezultate negative në provimet e tjera. Ky është kujtimi i keq i fëmijërisë sime.

Tani, u bëra vetë nënë. Por për shkak të dhimbjes sime si fëmijë, e kuptova dhimbjen e djalit tim. Për shkak se kisha para shumë përvojë të hidhur, kuptova më thellësisht dhimbjen e fëmijës. E kuptova vështirësinë e presionin e fëmijës, kur ai konsiderohet si një "fëmijë problematik".

Por, në fakt, djali im nuk ka problem. E pranova rezultatin jo të mirë të tij në provim dhe u përpoqa që ai të ruajë vetë-respektin dhe vetë-besimin. Kjo është pasuria më e çmuar e fëmijës, që duhet të mbrohet nga prindërit. Por këto karakteristika delikate mund të shkatërrohen nga një fjali e thjeshtë të prindërve: Përse merrni rezultate kaq të dobëta në provim?

4. Si ta mësojmë fëmijët?

Tani, le të kthehemi tek pyetja e parë e babait: Përse djalit tim nuk i pëlqen mësimi?

Sipas opinionit tim, është një gjë shumë e vështirë që të kemi interes për mësimet shkollore. Çdo njeri e ka aftësinë e të mësuarit, psh kemi mësuar të ecim, të flasim etj. Kemi marrë këto teknika pa trajnim sistematik, por i mësuam nën gëzimet e prindërve, jo nën kritikat dhe presionin e tyre.

Nëse duam që fëmijët tanë të kenë interes për mësim, duhet të njohim më parë si të lind interesi.

Më parë, duhet të pranojmë faktet si fëmija është fëmijë normal dhe jo problematik. Gjatë procesit të mësimit, një fëmijë normal duhet të kapërcejë vështirësi të mësimit, të fitojë vetëbesim dhe të gëzohet nga arritjet nga përpjekjet e veta. Ky është një proces i vështirë dhe i gjatë. Në fillim, duhet të pranojmë se ai është një fëmijë "normal" dhe më pas ta ndihmojmë që të pranojë procesin e vështirë të mësimit, më në fund ai mund të ketë interes për mësimin pas kapërcimit të vështirësisë së mësimit.

5. Si të inkurajojmë dhe të përkrahim fëmijët?

Kalojmë tek pyetja e dytë e nënës: Si të inkurajoj dhe përkrah fëmijët?

Kjo është një nënë e mirë. Ajo ka durim dhe i kushton rëndësi ndjenjës së vetërespektit të vajzës. Por ajo nuk e pranon totalisht vajzën e saj.

Nëse një vajzë ka frikë që të flasë me zë të lartë, a është ky një gabim? Jo. A është një veprim i papranuar? Jo. Në fakt, vajza nuk u shfaq në mënyrë të shkëlqyer. Kjo është një vështirësi e fëmijërisë dhe jo një gabim i fëmijës. Vajza juaj nuk është fëmijë problematik, por një fëmijë që përballon sfidën.

Nuk duhet ta kritikojmë si vajza problematike. Nëse unë do të isha nëna e saj, do t'i thoja se nuk është faji juaj që nuk mund të flisni me zë të lartë në klasë, por vetëm një vështirësi juaja. Edhe nëse nuk e kapërceni këtë problem, nëna përsëri ju do njësoj dhe ju përkrah.

Kjo është mbështetja më e fortë për vajzën tuaj. Në fakt, dashuria pa kushte mund t'i japë fëmijës një "forcë hyjnore". (Xu Guang)

Mrekulli
Lajmet Kryesore