Kur dështojnë antibiotikët vjen mjekësia kineze

2018-06-22 14:43:30 CRI Komenti juaj Printoni

Specialistët e Mjekësisë Tradicionale Kineze zhvilluan shtatë trajtime që mund të luftojnë rezistencën në rritje ndaj antibiotikëve, një kërcënim global për shëndetin publik që mund t'u marrë jetën 10 milionë vetëve çdo vit deri në vitin 2050.

Trajtimet bazohen në përvojën klinike të Mjekësisë Tradicionale Kineze që ndihmojnë kundër rezistencën antimikrobiale, që ndodh kur mikroorganizmat, si bakteret dhe viruset, transformohen kur ekspozohen ndaj antibiotikëve.

Antibiotikët sa vijnë e po bëhen më pak efektive dhe infeksionet e vazhdueshme në trup, duke rritur rrezikun e përhapjes së sëmundjeve tek të tjerët.

Për të zhvilluar trajtimet, Akademia Kineze e Shkencave Mjekësore mori disa përdorues të antibiotikëve dhe i trajtoi me barna kineze që luftojnë bakteriet dhe viruset, sipas drejtorit të akademisë, Zhang Boli.

Megjithatë, ai tha se duhen kryer më shumë testime klinike para se antibiotikë e mjekësisë tradicionale kineze të përqafohen dhe nxiten ndërkombëtarisht.

"MTK-ja është veçanërisht e efektshme në mposhtjen e toksinave që lëshojnë qelizat e vdekura, "tha ai, duke cituar përvojën klinike." Është një metodë gjithëpërfshirëse në krahasim me qasjen e mjekësisë perëndimore".

Organizata Botërore e Shëndetësisë ka paralajmëruar se po përhapen gjerësisht forma të reja të rezistencës ndaj antibiotikëve në mbarë botën, që kërcënojnë aftësinë e njerëzimit për të trajtuar sëmundjet e zakonshme infektive dhe si rezultat do të kemi zgjatje të sëmundjeve, paaftësi dhe vdekje.

Organizata Botërore e Shëndetësisë rezistencën kundër antibiotikëve e klasifikon një "kërcënim serioz", që nuk është më një parashikim për të ardhmen, por është duke ndodhur tani, në çdo vend të botës, me mundësinë për të prekur cilindo.

Bakteret rezistente ndaj antibiotikëve gjenden kudo. Në njerëz, kafshë, ushqim dhe mjedis (në ujë, tokë, dhe ajër). Ato mund të përhapen midis njerëzve dhe kafshëve, dhe nga një person në një tjetër. Turizmi favorizon përhapjen e tyre. Një studim në Suedi me të rinj që lëvizën për pushime në vende të ndryshme të botës, tregoi se ndërsa asnjë prej tyre që nuk kishte pasur baktere rezistente në zorrë, kur u kthyen, 1/4 i kishin marrë ato. Dhe sot, në pak orë, njerëzit mund të lëvizin në gjithë botën duke e globalizuar problemin. Rezistenca nuk është e kufizuar vetëm në vendet në zhvillim, por edhe ato të zhvilluara.

Zhang tha se MTk-ja po punon në adresimin e problemeve, të cilat mjekësia perëndimore ka dështuar të luftojë.

Përvoja e mëparshme ka treguar se ilaçet e Mjekësisë Tradicionale Kineze mund të përdoren si zëvendësuese në praninë e disa sëmundjeve virale. I kryesuar nga Komisioni Kombëtar i Shëndetit dhe i Planifikimit Familjar , instituti zhvilloi në fillim të vitit të kaluar një kërkim të nivelit të lartë me pjesëmarrjen e kryespecialistëve nga fusha e mjeksëisë në lidhje me përgjigjet e MTK-së ndaj rezistencës kundër mikrobeve, sipas Cao Hongxin, ish-kreu i Shkencës dhe Teknologjisë në Administratën Shtetërore të MTK-së.

Në këtë ekip ishte dhe Tu Youyou, nobelistja kineze në Mjekësi. Tu fitoi Çmimin Nobel në vitin 2015 për zbulimin e saj të artemisinin-it, trajtimit kundër malaries një medicament i MTK-së.

Xiao Yonghong,professor për sëmundjet infektive në Universitetin e Mjekësisë të Zhejiang-ut tha se kërkuesit nga vendi dhe bota kanë studiuar mjekësi kineze me shpresën se do të gjejnë kura alternative ndaj antibiotikëve për reduktimin e rezistencës bakteriale, por ende nuk është bërë ndonjë progres i dukshëm.

"Tani, ilaçet që disponon MTK-ja nuk mund të luftojnë bakteriet të vetme dhe as sëmundjet infektive," tha ai. "Ato mund të luajnë më mirë rolin e barnave shtesë."

"Me kërkime të mëtejshme dhe zhvillim të ilaçeve të MTK-së në të ardhmen, mund të zbulohen barna kineze që do të luftojnë me efektivitet infeksionet"

Edhe nëse ilaçet e mjekësisë kineze do të zëvendësojnë antibiotikët në të ardhmen ende nuk dihet nëse do të krijojë rezistencë si antibiotikët deri në momentin që përdoren tek pacientët, tha ai.

Sun Jing, një profesore e asociuar mbi sigurinë e medikamenteve pranë Akademisë Kineze të Shkencave Mjekësore shfaqet më optimist.

"Disa ilaçe të Mjekësisë Tradicionale Kineze prodhojnë një ndikim anti-inflamator dhe kundër infeksioneve që mund të përdoren si zëvendësues të antibiotikëve," tha ajo, duke shtuar se disa ilaçe që janë përzierjet e elementeve të MTK-së dhe substancave të Mjekësisë Perëndimore, përdoren gjithashtu si antibiotikë, por ende nuk është e qartë se cila nga të dyja e prodhon efektin e antibiotikut.

Ajo shton se duhen më shumë përpjekje për të nxitur kërkimet e MTK-së që ndihmojnë në uljen e përdorimit të antibiotikëve sintetikë në uljen e efekteve të baktereve rezistente ndaj ilaçeve.

"Deri tani nuk mund të them që ilaçet e mjekësisë kineze mund të zëvendësojnë plotësisht antibiotikët. Megjithatë, shpresojmë që përdorimi i antibiotikëve do të pakësohet me kërkime shkencore ndaj alternativave të mundshme," thotë ajo.

Kina përdor çdo vit gjysmën e sasisës së antibiotikëve të mbarë botës.

-Deri pak vite më parë, një infeksion urinar, me një mjekim të shkurtër me antibiotikë të thjeshtë, shërohej. Sot kjo s'ndodh. Bakteret janë bërë të afta t'i mposhtin antibiotikët e zakonshëm. Në një numër vendesh, që shtohen çdo ditë, infeksionet urinare janë bërë rezistente ndaj antibiotikëve. Aktualisht, rreth 700 mijë njerëz në vit vdesin në botë nga infeksionet rezistente kundër antibiotikëve, shifër që rritet vazhdimisht dhe mund të arrijë në 10 milionë në vitin 2050.

Kjo kushton jo vetëm jetë njerëzore, por dhe kosto të lartë financiare për Sistemet e Kujdesit Shëndetësor.

Venki Ramakrishnan, fitues i çmimit Nobel në Kimi për vitin 2009, ekspert i Biologjisë Molekulare në Universitetin e Kembrixhit, për rezistencë kundër antibiotikëve, thekson : "Bota tashmë ka njohuri të shumta rreth funksionit të baktereve, biologjisë molekulare, gjenetikës, mikrobiologjisë dhe mënyrës së bërjes së antibiotikëve, prandaj dhe lufta kundër baktereve rezistente ndaj antibiotikëve mund dhe duhet të fitohet."

Mrekulli
Lajmet Kryesore