Një pasion i purpurt

2018-06-15 16:31:10 CRI Komenti juaj Printoni

Në Kinë, patëllxhani është pjesë e pandarë e gatimeve vendase. Patëllxhanët janë konsumuar prej mijëra vitesh në Kinë and gatuhen në avull, të skuqur apo turshi.

Patëllxhanët njihen si "aubergine" në disa vende europiane dhe "brinjal" në Azinë Juglindore. Në fakt shumë prej nesh mund ta quajmë patëllxhanin perime, por ai është një frut botanik që gatuhet si një perim. I përket familjes Solanacaea që ka lidhje me domatet, patëllxhanët rriten njësoj si domatet. Ekzistojnë qindra lloje patëllxhanesh që ndryshojnë nga forma, përmasa dhe ngjyra si jeshile, të bardha, vjollcë dhe portokalli. Patëllxhani duhet të gatuhet mirë për të neutralizuar farat e hidhura. Disa njerëz e dashurojnë këtë frut, disa të tjerë e urrejnë. Patëllxhanët janë një zëvëndësues perfekt i mishit në dietat vegjetariane. Ato mund të forcojnë kockat, parandalojnë osteoporozën, reduktojnë simptomat e anemisë, fuqizojnë funksionet e trurit, përmirësojnë shëndetin kardiovaskular, sistemin tretës, ndihmojnë me rënien në peshë, mbajnë diabetin nën kontroll, ulin stresin, mbrojnë foshnjet nga defektet e lindjes, madje edhe parandalojnë tumoret. Vlerat fantastike të patëllxhanit vijnë kryesisht nga vitaminat dhe mineralet. Patëllxhani është i mbushur me vitamina C, K, B6, magnez, fosfor, bakër, fibër, acid folik, potas dhe mangan. Popullariteti i patllëxhanëve nisi në Lidnjen e Mesme dhe më pas u përhap drejt Indisë, Azisë Juglindore dhe më pas në Kinë.

Në gatimin shumë të dashur në Greqi, por edhe në vendet përreth musakaja psh-përmban feta patllëxhanësh me mish të grirë të pjekur me një shtresë beshameli mbi ta-ose baba ghannouj, një gatim i preferuar në rajonin e Lindjes së Mesme, patëllxhanë të pjekur të bërë në formë pureje. Në Indi, patëllxhanët gatuhen me curry, ndërkohë në Tajlandë gatuh

en në supë me erëza djegëse.

Patëllxhanët përmbajnë nikotinë, por duhet një sasi shumë e lartë që të barazojë nikotinën e një cigareje. Në mjekësinë kineze, patëllxhani konsiderohet si ushqim "freskues" dhe rekomandohet në verë. Është i pasur në kalcium, kalium dhe vitamina, sidomos vitaminë E. Sipas Mjekësisë Tradiconale Kineze, patëllxhani është shumë i mirë për qarkullimin e gjakut dhe sistemin tretës. Shumë njerëz gabojnë kur skuqin patëllxhanin. Pavarësisht shijes që skuqja mund t'i japë patëllxhanit, ky proçes shkatërron shumë prej vlerave të patëllxhanit, të bën të shtosh në peshë dhe ndikon për keq tek zemra. Gjatë skuqjes, patëllxhani thith më shumë yndyrë seç është e nevojshme. Tentoni skuqje sa më të lehtë dhe zgjidhni pjekjen si metodën më të mire. Proçesi i pjekjes nga ana tjetër ruan të gjitha vlerat e patëllxhanit dhe nuk shton yndyrën

Përfitimet shëndetësore nga patëllxhani

1. Diabeti i tipit 2: Prania e fibrave dhe e karbohidrateve tek patëllxhani

kontrollon përthithjen e glukozës dhe ul nivelet e glukozës në gjak, tek

pacientët me diabet të tipit 2. Prezenca e fenoleve e bën këtë perime të

shkëlqyer për diabetikët.

2. Shëndeti i zemrës: Kaliumi hidraton trupin dhe parandalon sëmundjet koronare të zemrës. Elementët ushqyes ndihmojnë në reduktimin e kolesterolit dhe përmirësojnë qarkullimin e gjakut. Elemente të tjera ushqyese si folatet, magnezi, kaliumi, vitamina B3 dhe B6, antioksidantët dhe beta karoteni ulin rrezikun për sëmundje zemre. Patllëxhani ka nivel tepër të ulët të yndyrës, kripës dhe kolesterolit.

3. Shëndetin e trurit: Elementet ushqyese tek kjo perime mbrojnë membranat e qelizave dhe shkatërrojnë radikalet e lira si pasojë e stresit oksidativ, si dhe mbajnë të kthjellët trurin dhe kujtesën. Vitaminat B kompleks kanë funksion çlirues kundër stresit.

4. Rregullon hekurin: Hekuri është një element tepër i rëndësishëm transportimin e oksigjenit, por nëse është me tepricë shkatërron trupin. Nasunin, tek patllëxhani ndihmon në largimin e hekurit të tepërt në trup.

5. Humbje në peshë: Patllëxhani ka përmbajtje të lartë uji, ka pak kalori dhe është një burim i shkëlqyer fibrash dietike, të cilat na bëjnë ndihemi të ngopur për një kohë të gjatë, si dhe menaxhojnë nivelet e sheqerit në gjak dhe përshpejtojnë nxjerrjen e shpejtë të toksinave. Gjithashtu forcon metabolizmin dhe bën që trupi të djegë më shpejt yndyrën, e kështu humbni më shpejt në peshë.

6. I bën mirë tretjes: Supa prej patëllxhani dhe domate hap oreksin dhe ndihmon për një sistem të shëndetshëm tretës. Antioksidantët dhe fibrat rregullojnë lëvizjen e zorrëve, po ashtu parandalojnë kancerin e zorrëve dhe lehtësojnë pasoja nga hemorroidet, koliti, gastritis dhe inflamacioni i stomakut. Supa me patëllxhan pure dhe hudhra ndihmon në largimin e infeksioneve

7. Anti bakterial: Vitamina C tek patëllxhani është një burim i mirë kundër viruseve dhe kundër bakterieve.

8. Lëkurë të pastër: Patëllxhanët janë të pasur në minerale, vitamina dhe fibra dietike. Sa më e lartë përmbajtja e ujit, aq më e hidratuar fytyra dhe pa rrudha. Antioksidantët, antocianina, veprojnë si substance kundër moshimit.

9. Forcon flokët: Mineralet, vitaminat dhe përmbajtja e lartë e ujit tek

patëllxhanët ndihmon në ushqimin e skalpit, parandalon djegien e fundeve të flokëve dhe i mban flokët të shëndetshëm dhe të fortë. Enzimat ndihmojnë në stimulimin e folikulit të flokëve dhe ofrojnë shkëlqim për flokun tuaj.

10. Për shëndetin e shpretkës: Ata të cilët vuajnë nga malaria, duhet të pjekin patëllxhanë me sheqer dhe ta konsumojnë në stomak bosh çdo mëngjes që të ushqejnë shpretkën.

11. Lufton pagjumësinë: Nëse keni vështirësi të flini, hani një patllëxhan të pjekur në darkë. Nëse e bëni këtë rregullisht është provuar se kuron

pagjumësinë.

12. Kundër hemorroideve: Patëllxhanët janë përdorur për mijëra vite në mjekësinë tradicionale kundër hemorroideve.

13. Parandalon kancerin e zorrës së trashë: Fibrat tek patëllxhani ulin riskun e prekjes nga kanceri i zorrës së trashë, pasi ato thithin toksinat dhe kimikatet. Antioksidanti, acidi klorogjenik, lufton radikalet e lira në trup si dhe mbron qelizat e shëndetshme nga transformimi i tyre në qeliza tumoriale.

14. Ndihmon në lënien e duhanit: Patëllxhani përmban një sasi të ulët nikotine, që ndihmon duhanpirësit në përpjekjen e tyre për të lënë duhanin

15. I mbushur me vitamina dhe minerale: Patëllxhani përmban një sasi të konsiderueshme proteinash, vitamine C dhe hekuri. Ai është gjithashtu një burim i mirë i kalciumit, kaliumit, fosforit, acidit folik dhe beta karotenit.

16. Kuron disa sëmundje: Studimet kanë treguar se patëllxhani ka veti kurative, kuron astmën, problemet me dhëmbët dhe parandalon trashjen e arterieve.

Mrekulli
Lajmet Kryesore