Gjithçka për kolesterolin e lartë (T. i shendetit)

2018-04-29 12:35:47 CRI Komenti juaj Printoni

Kolesteroli i lartë, e njohur si hiperkolesterolemia është një faktor risku madhor për sëmundjet kardiake dhe infarktin e trurit. Nivelet jo normale të LDL-kolesterol (i njohur si kolesteroli i keq) dhe HDL kolesteroli (i njohur si kolesteroli i mirë) trajtohen me dietë me përmbajtje të ulët yndyre, rritjen e aktivitet fizik, si dhe medikamente siç janë statinat.

Çfarë është kolesteroli?

Ne mund të lidhim kolesterolin e lartë me ushqimet e pasura me yndyrë, por shumica e kolesterolit total në organizëm prodhohet në trupin tonë. Mëlçia prodhon 75% të kolesterolit që qarkullon në organizëm, pjesa tjetër prej 25% vjen nga ushqimet. Në kushte normale kolesteroli ndihmon qelizën në punën dhe rolin e saj. Statistikat tregojnë se kolesteroli është dukshëm i lartë në mbi 100 milion amerikanë.

Kolesteroli në gjak

Mbi 1/3 e kolesterolit në gjak transportohet nga HDL (lipoproteina me densitet të lartë). Duke ndihmuar në largimin e kolesterolit të keq dhe parandalimin e depositimit të tij në brendësinë e arterieve, është quajtur kolesteroli i mirë.

Personat me nivele të larta HDL kolesterol, janë më të mbrojtur nga sëmundjet kardiovaskulare. Dieta me yndyrna të mira, si vaji i ullirit mund të ndihmojë në rritjen e HDL kolesterolit.

Kolesteroli dhe historia familjare

Kolesteroli vjen nga dy burime, – ushqimet dhe ai në organizëm- ku secili mund të kontribuojë në rritjen e kolesterolit. Disa njerëz trashëgojnë gene të cilët nxisin proshimin e shtuar të kolesterolit. Tek të tjerët, dieta është shkaku kryesor.

Yndyrnat e saturuara ndodhen në ushqime me bazë shtazore, ku futen mishi, veza, qumështi dhe nënproduktet e tij. Në shumë raste, kolesteroli i lartë vjen nga kombinimi i dietës me faktorin gjenetik.

Ushqimet që përmbajnë sasi të lartë kolesteroli

Prodhimet e mishit (qingjit, viçit, gjeli i detit, derrit, mishi i gjuetisë), dhe nënproduktet e tij (sallameri, proshutat, meseritë e konservat) bulmeti dhe nënproduktet e tij (gjalpi, djathi kaçkavall, margarina, majonezat), ëmbëlsirat dhe produktet e përpunuara me yndyrë, vaji i lulediellit.

Rekomandohen peshku, filetot e pulës, viçit, deri 2 vezë në javë, si dhe të gjitha llojet e zarzavateve frutat dhe perimet e freskëta. Nga frutat e thata rekomandohet, arrat, bajame, lajthi, kumbulla, kikirikët. Vaji i ullirit është i vetmi i rekomanduar. Me përmbajte të lartë antioksidantësh dhe OM3 rekomandohet frutat e freskëta dhe me ngjyrë (shega, mani, rrushi, qershia, kumbullat, boronica, manafera), si dhe frutat e thata dhe disa lloje çajrash.

Simptoma

Nuk ka ankesa nga kolesteroli i lartë. Por nëse nivele të larta të kolesterolit shoqërohen me faktorë të tjerë rreziku, atëherë mund të shoqërohet me komplikacione serioze.

Komplikacionet

Kolesteroli, sëmundjet kardiake të trurit dhe organeve të tjera: ekziston një lidhje ndërmjet kolesterolit të lartë, sëmundjeve kardiake, infarktit të trurit, diabetit dhe enëve të gjakut, që shoqërohet me një rrezik të lartë për sëmundjet kardiovaskulare. Kjo përfshin sëmundjen e arterieve koronare, infarktin e trurit dhe sëmundjen vaskulare periferike. Kolesteroli i lartë gjithashtu lidhet me diabetin dhe hipertensionin. Parandalimi apo menaxhimi i këtyre problemeve kërkon njohjen, bashkëpunimin me mjekun e pacientin.

Përtej atakut kardiak

Pllakat yndyrore të depozituara në arteriet koronare, janë të forta në pjesën e jashtme dhe të buta në brendësi. Nëse shtresa nga jashtë çahet mbi pllakën e butë shtohen element të gjakut dhe formohet një masë që quhet "tromb".

Nëse ai mbyll plotësisht arterien, në këtë mënyrë mbyll qarkullimin e gjakut në një territor të caktuar të muskulit të zemrës. Nëse nuk ndërhyret në kohën e duhur për largimin e trombit dhe rikthimin e fluksit të gjakut, muskuli i zemrës shkon drejt dëmtimit të parikthyeshëm (në rastin e infarktit të zemrës "koha e artë" është nga ora 0-3-të, në rutinë rreth orës 3-6-të dhe optimal deri ora 12-të, më pas rezultatet janë ato të dëshiruara).

Trajtimi: koronarografia dhe angioplastika urgjente

Realizon hapjen e enës së gjakut dhe përmirëson fluksin e gjakut, nëpërmjet tubave të hollë të cilët arrijnë deri afër arterieve të zemrës, më pas në vendin e mbyllur apo të ngushtuar realizohet zgjerimi i saj me anën e një baloni që fryhet në brendësine e enës.

Procedohet më pas me vendojsen e një rrjetë metali speciale, që quhet "stent" i cili arrin të mbajë të hapur enën dhe fluksin e gjakut sa më të gjatë. Realizon hapjen e enës së gjakut dhe përmirëson fluksin e gjakut, nëpërmjet tubave të hollë të cilët arrijnë deri afër arterieve të zemrës, më pas në vendin e mbyllur apo të ngushtuar realizohet zgjerimi i saj me anën e një baloni që fryhet në brendësine e enës.

Procedohet më pas me vendojsen e një rrjetë metali speciale, që quhet "stent" i cili arrin të mbajë të hapur enën dhe fluksin e gjakut sa më të gjatë.

Çfarë është infarkti i trurit?

Infarkti i trurit është urgjencë mjekësore dhe një nga shkaqet kryesore të vdekjes mbarë botën. Ai ndodh pasi një enë gjaku në tru çahet ose më e zakonshme kur ajo mbyllet nga një tromb. Nëse nuk trajtohet menjëherë qelizat e trurit mund të vdesin shpejt dhe si pasojë mund të kemi një invalidizim ose humbjen e jetës. Nëse dikush manifeston

shenjat e infartkit të trurit, më duhet të kërkojë ndihmën mjekësore pa vonesë.

Kolesteroli dhe sëmundja vaskulare periferike

Kolesterol i lartë gjithashtu mund të çojë në sëmundje vaskulare periferike. Kjo u referohet enëve të gjakut jashtë zemrës dhe në tru. Në këto kushte, depozitimet yndyrore veshin shtresën e brendshme të enëve e gjakut duke ndikuar në uljen e fluksit të tij. Kjo ndodh kryesisht në enët karotide, femorale dhe këmbës.

Kolesteroli dhe Diabeti

Diabeti mund të prishi balancën midis nivelit të HDL dhe LDL kolesterolit. Njerëzit që kanë diabet kanë predispoziten të kenë vlera të larta të LDL të cilat ngjiten në muret e enëve e gjakut dhe dëmtojnë më lehtë ato. Glukoza ngjitet me lipoproteinat (të cilat bëjnë transportin e kolesterolit në gjak).

Në këto kushte kompleksi glukoze –LDL qëndron më gjatë në qarkullimin e gjakut duke çuar në formimin e plakës yndyrore. Njerëzit me diabet kanë tendencën të kenë nivele të ulëta të HDL dhe TG të larta, duke rritur rrezikun për sëmundje të zemrës dhe enëve të gjakut.

Mrekulli
Lajmet Kryesore