Zakonet e këqija që çojnë në infeksione urinare

2018-03-30 12:48:21 CRI Komenti juaj Printoni

Infeksionet urinare janë një problem që hasen më shumë tek grate se tek burrat. Ndoshta një herë në jetë të gjithë preken nga ky problem. Por si çdo sëmundje çelësi qëndron tek parandalimi.

Pini shumë ujë që të nxirrni jashtë bakteriet nga trakti urinar. Pini ujë dhe kur të shihni që urina juaj ka ngjyrë të çelët atëherë jeni i hidratuar sa duhet.

Pra, pini ujë dhe boshatiseni vazhdimisht fshikëzën e urinës për të evituar infeksionet në kanalin urinar.

Infeksionet e kanalit urinar janë ndër infeksionet më të shpeshta tek të rriturit, sidomos tek gratë. Por këto infeksione shpeshherë mund të mos trajtohen si duhet. "Mbipërdorimi i antibiotikëve për të trajtuar infeksionet krijon të tjera probleme," thotë Dr. Michael O'Leary, urolog i njohur.

Si fillon…

Sistemi urinar përbëhet nga veshkat, të cilat filtrojnë toksina dhe ujë shtesë nga gjaku për të krijuar urinën që kalon në fshikëz; dhe uretër, dhe më pas del jashtë.

Infeksione urinare ndidhin kur sasia e urinës qëndon në fshikëz për një kohë, një vend perfekt për shtimin e bakterieve. Kjo sasi mund të vijë nga një pengesë e rrjedhës urinare ose nga një prostatë e zgjeruar, ose mund të ndodhë nëse bakteret "e këqija" futen në uretër dhe shkojnë drejt fshikëzës. Shkaqe të tjera përfshijnë aktivitetin seksual, gurët në veshka, dhe mungesa e estrogjenit tek gratë (estrogjeni ndihmon në mbrojtjen kundër infeksioneve).

Simptomat dhe rreziqet

Simptomat e infeksioneve urinare përfshijnë urinim të shpeshtë, një ndjesi urgjente urinimi dhe djegie gjatë urinimit.

Nëse një infeksion veshkash nuk trajtohet, mund të përhapet në veshka, dhe bakteriet mund të futen lehtë në gjak.

Diagnoza dhe trajtimi

Diagnostikimi i një infeksioni urinar kërkon analizat e urinës për të parë nëse ka bakterie si dhe numrin e qelizave të bardha të gjakut, duke treguar praninë e infeksionit. Nëse një test rezulton pozitiv, është i nevojshëm analizimi i baktereve në laborator për të parë se cili është bakteri shkaktar i infeksionit. Trajtimi bëhet zakonisht me antibiotikë, por një infeksion më i avancuar mund të kërkojë antibiotikë më të fortë që i jep mjeku.

Dr. O'Leary thotë se gjatë këtij procesi shumë mjekë e mbidiagnostikojnë një infeksion urinar.

"Gratë në moshë të thyer kanë baterie dhe qeliza të bardha në urinë. Por nëse një person nuk ka simptoma, nuk ka infeksion urinar, pra nuk ka nevojë të trajtohet me antibiotikë.

Çfarë duhet të bëjmë…

Shkoni tek mjeku në fillim sapo të shfaqen simptomat. Sa më herët ta kapni infeksionin urinar, aq më lehtë është për ta kururar. Gjithashtu parandalojeni duke pirë shumë ujë dhe duke qëndruar të hidratuar.

"Nuk ka nevojë të pini 12 gota në ditë, por qëndroni të hidratuar edhe, e fruta e supëra gjatë ditës," thotë Dr. O'Leary, "pini lëngje të shëndetshme për të nxjerrë jashtë bakteriet përmes urinimit. Këshillohet që ta zbrasni mire fshikëzën çdo ditë, urinoni pas seksit dhe për gratë këshillohet të përdorni një krem vaginal me estrogjen.

Roli i dietës për uljen e rrezikut nga infeksionet urinare

Megjithëse infeksione urinare mund të mos jenë plotësisht të parandalueshme, dieta ndihmon shumë në këtë drejtim

• Boronica e kuqe: Kjo lloj boronice ndihmon në parandalimin e infeksioneve urinare por nuk i trajton ato. Ky frut bën që bakteriet të mos të ngjiten në muret e kanalit urinar. Shtoni boronicë të kuqe në sallatë ose në oriz, përdorni lëngun e saj ose mund ta merrni edhe në formë suplementi.

• Boronica: Ashtu si boronica e kuqe, boronica e zakonshme ndihmon në parandalimin e ngjitjes së bakterieve në muret e kanalit urinar. Hidheni boronicën në sallatë, lëngje të bëra vetë ose në kos.

• Vitamina C: "Ky vitamin ndihmon në bërjen e urinës më acide që parandalon rritjen e bakterieve," thotë Dr. Suzanne Salamon, nga Harvard Medical School. Ajo rekomandon marrjen e një suplementi 500 - 1,000 miligramë vitaminë C çdo ditë ose marrjen e saj përmes ushqimit përfshi specat e kuq, portokallet, limonët etj

• Probiotikët: Këto produkte përmbajë coloni bakteriesh të "mira". Sipas disa studimeve probiotikët ndihmojnë në parandalimin e infeksioneve urinare. Kosi dhe djathi janë probiotikë shumë të mire.

Disa femra rrezikojnë të preken më shumë nga ionfeksionet urinare krahasuar me të tjera. Por cilat janë shkaqet kryesore që çojnë në shfaqjen e këtij infeksioni.

Dehidratimi: Dehidratimi vjen si pasojë e mos-konsumit të shpeshtë të ujit dhe lëngjëve të tjera, si rrjedhojë urinoni më pak dhe kjo sjell shfaqjen e infeksioneve urinare.

Mbajtja e urinës: Nëse duhet të shkoni në tualet, shkoni. Gjithçka tjetër mund të presë. Në të kundërt, bakteret mund të ngecin në traktin urinar dhe të shkaktojnë infeksione.

Fshirja në drejtimin pas-para: Letra higjienike mund t'i shtyjë bakteret drejt uretrës, ndaj sigurohuni që gjithnjë të fshiheni në drejtimin para-pas.

Konsumimi i tepruar i kafes, lëngjeve të frutave dhe alkoolit: Sa më e errët pija, aq më të shumta janë gjasat që të funksionojë si diuretik, duke ju bërë që të urinoni më shumë. Alkooli mund të irritojë fshikëzën, po ashtu edhe lëngjet e frutave me tepricë.

Mrekulli
Lajmet Kryesore