60% e të rinjve kinezë kanë probleme me gjumin

2018-03-23 17:10:34 CRI Komenti juaj Printoni

21 marsi ishte Dita Botërore e Gjumit. Në një raport të publikuar së fundmi, shumë të rinj kinezë kanë probleme me gjumin, si gjumë jocilësor dhe koha e pamjaftueshme e gjumit. Afro 60% e të rinjve nën 30 vjeç në Kinë vuajnë nga pagjumësia.

Gjatë një pyetësori, shumë u ankuan për cilësinë e dobët të gjumit.

"Nëse kam fat, mund të fle mirë për 4-5 orë në natë. Nëse nuk fle mirë, bëj një gjumë të rehatshëm vetëm për 2-3 orë. Cilësia e dobët e gjumit vjen nga presioni i madh i jetës."

"Ka disa netë që fle mirë; në disa të tjera jo. Gjumi i dobët vjen kryesisht nga presioni në punë. Nëse nuk kam stres në punë, mund të fle mirë."

"Nuk kam bërë gjumë të mirë kohët e fundit, sepse më zgjojnë të qarat e fëmijës, përndryshe do flija më mirë."

Ditët e fundit, Shoqata kineze e Studimeve mbi Gjumin publikoi studimin mbi gjumin "Mbi përdoruesit e internetit, 2018". Në këtë studim thuhet se 56% e përdoruesve të internetit kanë probleme me gjumin, si gjumi i dobët, gjumi i lehtë etj. Arsyeja kryesore që ndikon cilësinë e gjumit është presioni i madh i punës, stresi i ndryshëm në jetën e përditshme, mjedisi, zakonet personale etj. Ndërsa, punonjësit në fushat financiare, të shërbimeve, të shërbimeve publike etj., mund të përballojnë sfidat e pagjumësisë.

Në Kinë, më shumë të rinjtë bezdisen nga çrregullimet e gjumit. Sipas të dhënave, mbi 60% të pacientëve të moshës 25-29 vjeçare shqetësohen për cilësinë jo të mirë të gjumit. Ata banojnë kryesisht në metropole. Personat që flenë më pak jetojnë në Pekin. Qytetet e tjera me probleme të gjumit tek banorët janë Guangzhou dhe Shangai. Po përse të rinjtë nuk flenë mirë? Ja si përgjigjen ata:

"Më del gjumi nga ëndërrat e çuditshme, pasi gjatë ditës kam shumë stres për të fituar të drejtën e studimit në një gjimnaz të mirë. Kjo gjë më ndikon tek gjumi dhe shpesh ëndërroj sikur nuk dal mirë në provim."

"Fjeta pak tani në mëngjes pasi natën nuk munda. Në darkë luajta shumë lojëra në internet."

Sipas të dhënave, çrregullimet e gjumit lidhen ngushtë me sëmundjet kardiovaskulare dhe cerebrovaskulare. Grupi mjekësor i drejtuar nga kryetari i Spitalit Nr 6 pranë Universitetit të Pekinit, Lu Lin edhe zbuloi se ndër të moshuarve me çrregullimet e gjumit, rreziku i depresionit po shtohet në mënyrë të dukshme. Çrregullimet e gjumit janë edhe elementet e rrezikshme për sëmundjet e Alzheimerit. Për këtë gjë, drejtori i Qendrës së Gjumit të Spitalit Nr 1 pranë Universitetit Jinan, Pan Jiyang vuri në dukje se shprehitë pozitive të jetës mund të garantojnë një gjumë të mirë.

"Duhet të përpiqemi të flemë në orën 11:00 dhe të ngrihemi në orën 7:00, pavarësisht ditë pune apo fundjavë. Kjo gjë bëhet për të krijuar një ritëm biologjik të mirë, që favorizon fjetjen dhe zgjimin në orë të përshtatshme."

Përveç kësaj, mjeku Pan vuri në dukje se ata që vuajnë nga insomnia të përdorin medikamente bimore ose të marrin masa të tjera të ndërhyrjes mjekësore. Por në Kinë, ata që vuajnë nga pagjumësia nuk kërkojnë ndihmë mjekësore. Sipas të dhënave nga Shoqata Kineze e Studimit të Gjumit, ndër 5000-6000 pacientët kinezë që kanë probleme me gjumin, vetëm 2% marrin medikamente apo terapi mjekësore. (Xu Guang)

Mrekulli
Lajmet Kryesore