Si të parandalohet rrëzimi tek te moshuarit

2018-02-22 16:41:53 CRI Komenti juaj Printoni

Me procesin e plakjes do të plaken gradualisht edhe organet e ndryshme tek të moshurit, do të dobësohen funksionet e trupit, do të prishet ekuilibri dhe do të ulen funksionet e trurit. Prandaj, të moshuarit kanë më shumë rrezik të rrëzohen.

Sipas të dhënave, afro 33% e të moshuarve mbi 65 vjeç dhe afro 40% e tyre mbi 80 vjeç kanë provuar të paktën një rënie brenda vitit. Po përse ndodh kjo?

Së pari, është dobësuar aftësia e tyre për një qëndrim të drejtë të trupit, dhe aftësia e të parit dhe të dëgjuarit. Së dyti, është dobësuar forca e muskujve në gjymtyrët e poshtme. Së treti, të moshuarit mund të kenë problemin e osteoporozës. Prandaj, të moshuarit përballen me rrezik më të madh të rënies dhe thyerjen e kockave.

Në dimër, të moshuarit përballen më shumë me këtë rrezik për 4 arsye kryesore. Së pari, në këtë stinë të ftohtë, ulet sasia dhe rutina e të bërit ushtrime fizike. Së dyti, meqënëse është ftohtë ne vishemi më trashë, gjë që na bën të lëvizimin me vështirësi. Së treti, rrugët e ngrira shtojnë rastet për rrëshqitje. Së katërti, dobësimi i trupit mund të shkaktojë të dridhura, që shtojnë shanset e rrëzimit.

Të moshuarit me këto sëmundje janë më të prirur të rrëzohen

1. Të moshuarit që vuajnë nga Alzheimeri, Parkinson etj.

2. Të gjitha sëmundjet që mund të shkaktojë ecjen e paqëndrueshme, dobësimin e muskujve, si sëmundjet cerebrovaskulare, sëmundjet nervore, epilepsi, osteoarthritis etj.

3. Sëmundjet kardiovaskulare: si infarkt akut miokardi, pamjaftueshmëria e aortës, aritmi, dështimi i zemrës, hipertension, etj. Aritmia është një ndër arsyet më të shpeshta që shkaktojnë rënien e të moshuarve.

4. Sëmundjet si artrit, spondiliartrozë e qafës, dobësimi i muskujve etj.

5. Sëmundjet e syrit, si katarakti, glaukoma, degjenerimi makular etj.

Pacientët e moshuar të prekur nga sëmundjet e ndryshme akute dhe kronike, duhet ta pranojnë metodat mjekësore shkencore dhe të përshtatme. Pacientët e prekur nga shumë sëmundjet e ndërlikuara duhet të përdorin shumë ilaçe. Në përgjithësi, metabolizmi i të moshuarve është dobësuar dhe i nevojitet kohë e gjatë për pastrimin e trupit nga ilacet. Prandaj, do të shtohet roli negativ i ilaçeve, veçanërisht të atyre që dëmtojnë sistemin nervor. Ky mund të shtojë rrezikun e rënies së të moshuarve. Përveç kësaj, të moshuarit që përdorin ilaçet qetësuese, mund të kenë marramendje etj. Ata përballen më shumë me rrezikun e rënies.

Çfarë masash duhet të ndërmerren

Pas rënies, nëse të moshuarit dëmtuan lehtësisht, mund të ngrihen vetë, por nëse dëmtohen shumë patjetër që do të nevojitet ndihma e të tjerëve.

1. masat e vetëndihmës:

Pas rënies, nëse të moshuarit mund të ngrihen me këmbë lehtësisht, nuk ka asnjë problem. Por nëse është shumë e vështirë që ngrihet, duhet të provoni këtë metodë: Pushoni në tokë për një moment, lëvizni ngadalë tek karriga apo shtrat. Ngrihuni ngadalë me ndihmën e orendive të shtëpisë.

2. Si t'u jepet ndihma të moshuarve:

Kur shihni se dikush është rrëzuar kini kujdes. Së pari nëse ata humbin ndjenjat duhet të telefononi menjëherë spitalin: Ajo që mund të bëni është të përpiqeni të ndalni gjakderdhjen etj. Nëse ka ndaluar frymëmarrja dhe rrahjet e zemrës, duhet të bëni pompa dhe frymëmarrje artificiale.

Masat për parandalimin e rrëzimit të të moshuarve

Mjedisi është faktori i jashtëm kryesor që shkakton rënien e të moshuarve. Duhet të merren masat parandaluese në shtëpi:

1. Mjedisi i përshtatshëm për të moshuarit në shtëpi

Duhet që banesa të jetë e ndriçuar mirë dhe dyshemeja të mos jetë e rrëshqitshme. Mundohuni që të mos vendosni objekte në korridor që mund të pengojnë kalimin e të moshuarve.

2. Masat e familjarëve për të moshuarit

Nxitini gjyshërit apo prindërit të bëjnë ushtrime të lehta fizike për të vonuar plakjen e kockave dhe të funksioneve të trupit. Mos i lejoni ata të bëjnë punë të rënda si psh të ngrenë pesha të rënda, të bëjnë aktivitete të forta etj. Shoqërojini shpesh ata për shëtitje dhe për biseda.

3. Këpucët e rrobat e përshtatshme për të moshuarit

Të moshuarit duhet të veshin këpucë me madhësi të përshtatshme, të ngrohta dhe që nuk rrëskasin. Rrobat e të moshuarve duhet të jenë të lehta, të ngrohtë dhe të lira. Evitoni palltot e gjata.

4. Ushqimet dhe ilaçet

Të moshuarit duhet të konsumojnë ushqime me fibra dietike që treten lehtë. Ushqimet e pasura me kalcium dhe vitaminë D favorizojnë shëndetin e kockave dhe të muskujve të të moshuarve, duke pakësuar rreziqet e rënies.

Të moshuarit duhet të njohin qartësisht efektet anësore të ilaçeve. Ilaçet që mund të ndikojnë ekuilibrin këshillohet të përdoren para gjumit. Pas përdorimit të ilaçeve anti-hipertensive, mos zhvillohen shumë aktivitetet. Para gjumit, mos pini shumë ujë, për të pakësuar urinimin gjatë natës.

Stërvitjet e përshtatshme

Stërvitjet e përshtatshme mund të përmirësojnë aftësinë fizike, favorizojnë shëndetin e kockave dhe muskujve, ta parandalojnë osteoporozën dhe të përmirësojë funksionet e ekuilibrit të trupit. Sportet janë masat themelore për pakësimin e rreziqeve të rënies. Por të moshuarit duhet të përzgjedhin sportet sipas gjendjes së tyre fizike.

1. Stërvitjet për lakueshmëri dhe butësi:

Gjimanstika, Taichi, Yoga etj., janë sporte që favorizojnë lakueshmërinë e nyjeve trupore. Këto stërvitje duhet të zhvillohen në mënyrë të lehtë dhe të ngadalë. Duhet të shmangni stërvitjet e forta dhe shndërrimin tepër të shpejtë të veprimeve. Në fillim të stërvitjes, mund të kenë ndjenja paheratie. Nëse s'mund ta duroni këtë gjendje, ulni aktivitetin fizik ose ndaloni stërvitjet për një kohë.

2. Stërvitjet për durimin:

Mund të zhvillohen sportet aerobike, si ecja, vrapim i ngadalë, vallëzim, not, kopshtari etj. Këto stërvitje mund të zhvillohen 5-7 ditë në javë dhe mbi 30 minuta çdo ditë. Pas stërvitjes, duhet të pushoni 5- 10 minuta. Këto stërvitje mund të zhvillohen sipas gjendjes shëndetësore konkrete të çdo individi. Kur është ftohtë në dimër dhe shumë vapë në verë është mirë të pakësoni kohën e stërvitjes.(Xu Guang)

Mrekulli
Lajmet Kryesore