Si të parandalojmë obezitetin tek fëmijët

2018-02-14 17:35:43 CRI Komenti juaj Printoni

Sipas studimeve të reja publikuar në revistën britanike "Lancet", në vitin 2016, numri i fëmijëve mbipeshë arriti në 124 milionë, një rritje 10 fish në krahasim me vitin 1975 (11 milionë). Në disa zona të Azisë, numri i fëmijëve obezë po shtohet me ritme shumë të shpejta. Në 4 dekadat e fundit ky numër është rritur vazhdimisht sidomos në familjet me të ardhura të ulëta e të mesme.

Obeziteti tek fëmijët mund të shkaktojë kolesterol të lartë, yndyrosjen e mëlçisë, hipertension etj. Disa fëmijë mund të kenë dobësim të imunitetit, probleme me sistemin e frymëmarrjes dhe aparatin tretës. Mbipesha mund të shkaktojë dobësimin e funksioneve të frymëmarrjes, rritjen e dendësisë së dioksidit të karbonit, mungesën e oksigjenit në tru, duke sjellë mungesën e vëmendjes jashtë mësimit dhe ndikuar zhvillimin e inteligjencës dhe psikologjik.

Çfarë shkakton mbipeshë tek fëmijët

1.Mënyra e të ushqyerit

Siç e dimë të gjithë, ushqimi pa kriter është arsyeja kryesore e mbipeshës tek fëmijët. Shumë fëmijë obezë pëlqejnë ushqimet e shpejta, ëmbëlsirat, picat etj. Ata konsumojnë shpesh patatina etj dhe nuk preferojnë të hanë mëngjes. Sipas sondazheve, 18.6% e fëmijëve që hanë vetëm një herë në javë mëngjes kanë probleme me mbipeshën.

Stili i jetesës

Jeta sedentare, mungesa e sporteve, qëndrimi me orë të tëra para televizorit dhe shtrirja menjëherë pas vaktit janë shkaqet kryesore të mbipeshës tek fëmijët. Sipas analizave çdo orë e shtuar e qëndrimit para televizorit, përqindja e mbipeshës së fëmijëve do të shtohet 1.5%.

Në artikullin e publikuar në "Revistën e Fëmijëve Mbipeshë", është publikuar një studim, ku thuhet se fëmijët e lindur mbipeshë kanë prirje që edhe kur rriten të jenë mbipeshë. Prandaj prindërit duhet të informohen dhe të marrin masat përkatëse për të mos lejuar që fëmija i tyre të kthehet në obez.

Lëndimi shpirtëror i fëmijëve mbipeshë

Studiuesit e Universitetit të Auckland-it të Zelandës së Re arritën në përfundim se luhatjet e humorit tek këta fëmijë vijnë si pasojë e talljeve nga të tjerët për shkak të mbipeshës së tyre. Sipas studimeve, 28% e fëmijëve mbipeshë përballen me çrregullime serioze psikologjike, dhe kanë nevojë për psikolog. Ndër problemet me të cilat hasen më shpesh këta fëmijë është mungesa e vetëbesimit, depresioni, vetëvlerësimi i ulët, diskriminimi nga shokët e tjerë, etj.

Specialistët shpresojnë se përmes këtyre arritjeve, shoqëria të ndërgjegjësohet dhe të mos ofendojë këta fëmijë. Pra siç e shohim, mbipesha nuk është i vetmi problem. Takimi me psikolgët synon nxitjen e dëshirave të fëmijëve dhe prindërve për rënien në peshë. Gjatë ndërhyrjes psikologjike, duhet të bëjnë përpjekje për asgjësimin e çrregullimeve psikologjike, forcimin e besimeve, uljen e inferioritetit dhe formimin e zakoneve të shëndetshme të jetës.

Si të ruhet pesha e shëndetshme

1. Qumështi i gjirit

Foshnja nën 1 vjeç ushqet kryesisht nga qumështi. Qumështi i nënës është më i shëndetshëm, pasi lëndët përbërëse të tij favorizojnë rritjen e shëndetshme të foshnjës dhe parandalojnë mbipeshën kur ata rriten. Disa prindër u japin ushqime të tjera foshnjës para muajve të përshtatshëm. Konsumi i tepërt ose i parakohshëm i ushqimeve me niseshte mund të shkaktojë zgjerimin e stomakut duke sjellë mbipeshën tek foshnja.

2. Përgatitja e ushqimeve të shëndetshme

Fëmijët mbipeshë e duan shumë mishin dhe ëmbëlsirat. Prindërit e tyre duhet të përpiqen për të ndryshuar shijen e fëmijëve, duke shtuar në dietën e tyre më shumë drithëra dhe perime. Në shumë vendet e zhvilluara po preferohen gatimet e lehta dhe të shëndetshme për dobësim si gatime në avull, zierjen dhe konsumin e perimeve të freskëta, duke pakësuar konsumin e ushqimeve të skuqura.

3. Ndryshimi i standardit të ngopjes

Fëmijët normal do të kënaqen dhe ndalojnë ngrënien, kur ndihen 90% të ngopur. Por, fëmijët mbipeshë e vazhdojnë ngrënien dhe pasi janë 100% të ngopur. Ata nuk ndalojnë ngrënien deri në 120% të ngopjes. Për këta fëmijë prindërit duhet të ndryshojnë gradualisht mënyrat e tyre të ngrënies. Por kjo duhet të bëhet gradualisht, së pari duhet të ulet standardi në 100% dhe më pas deri 80-90%. Kjo është metoda e shëndetshme për uljen e sasisë së ushqimeve të konsumuara, që nuk do të dëmtojë shëndetin e fëmijëve.

4. Ulja e shpejtësisë së ngrënies

Nëse fëmijë mbipeshë hanë ngadalë, ata mund të shijojnë më mirë ushqimin dhe do të kuptojnë e ndalojnë kur të jenë ngopur. Në përgjithësi, fëmijët mbipeshë hanë shumë shpejt. Për shkak të shpejtësisë së tepërt të ngrënies, s'mund të ndalojnë në kohën e përshtatshme. Në fakt, stomakut i nevojitet kohë për lëshimin e sinjalit të ngopjes. Nëse fëmijët hanë ushqime më ngadalë, truri i tyre do të pranojë sinjalin e ngopjes në kohë. Prandaj, ngrënia e ngadaltë është sinjali i një mënyre të shëndetshme për uljen e peshës.

5. Stërvitja

Fëmijët mbipeshë zakonisht nuk preferojnë aktivitetin sportiv. Prindërit duhet t'i inkurajojnë fëmijët e tyre që të kapërcejnë problemin e plogështisë dhe të shtojnë aktivitetet fizike. Prindërit mund të planifikojnë më shumë aktivitete në formë loje me fëmijët e tyre, që mund të nxisin aktivitetet sportive të të dyve. Këto aktivitete mund të shtojnë disa tipare shumë pozitive të fëmijëve si guximi, këmbëngulja etj.

6.Mbikëqyrja për ngrënien e fëmijëve

Prindërit duhet të gjejnë metoda argëtuese edhe të bëhen më krijues kur bëhet fjalë për ngrënien e disa ushqimeve të shëndetshme, me shije jo shumë të preferuara nga fëmijët. Po ashtu mirë është që fëmijët dhe prindërit të hanë së bashku. Nëse është e nevojshme, mund të përzgjedhen disa miq ose anëtarë të familjes si mbikëqyrës, të cilët shpërblejnë fëmijët kur arrijnë objektivat e rënies nga pesha. Mund të gjejnë një mik që ka gjithashtu nevojë për të rrëzuar kilote tepërta. Me ndihmën e nxitjes dhe mbikëqyrjes së mikut, fëmija mund të ulë peshën më shpejt dhe më lehtë. (Xu Guang)

Mrekulli
Lajmet Kryesore