Gjithçka mbi infeksionet vaginale

2018-02-08 16:44:00 CRI Komenti juaj Printoni

Myku është një kërpudhë e zakonshme e pranishme në gojë, vaginë, pore, lëkurë dhe aparatin tretës. Kur është në sasi të vogla ai nuk shkakton asnjë problem, por në rastet e dobësimit të imunitetit për shkak të një sëmundje, diabetit, mbipeshës, shtatzënisë dhe përdorimit të antibiotikëve, ky infeksion mund të rëndohet.

Sekrecionet vaginale janë normale tek të gjitha gratë, por sasia, aroma etj përcaktojnë nëse ekziston një infektion.

Infeksionet vaginale mund të ndahen në:

Vaginozë bakteriale që ndodh kur substanca e florës normale vaginale e mikroorganizmave është zëvendësuar me sasi të mëdha të baktereve që kërkojnë shumë pak oksigjen duke u zhvilluar bakteret anaerobe

Vaginitis është një infeksion i vaginës, që shkaktohet nga bakterie si streptokoku, E.coli apo trikomonasi. 1 në tri gra ka infeksione vaginale sipas një studimi.

Sekrecioni vaginal natyrore ka një pH të ulët (më pak se 4.5). Kjo është për shkak të pranisë së baktereve acidit laktik (lactobacillus), që formon acid laktik. Një pH i ulët e mbron gruan kundër baktereve, ku nuk mund të lulëzojnë në këtë mjedis acid.

Myku candida ndodhet kudo në lëkurë, zorrë, vaginë dhe madje mund të jetë aty pa shkaktuar asnjë simptomë.

Femrat që janë prekur nga një infeksion i vaginës ndeshen me faktorët e mëposhtëm, që rrisin rrezikun e mykut:

* Shtatzënia

* Terapia me hormone duke përfshirë pilula kontraceptive

* Diabet

* Trajtimit me antibiotik (vrasin bakteret e acidit laktik)

* Larje e tepruar me sapun

* Sistemin imunitar i dobësuar

* Menstruacionet e parregullta

Simptomat

Sekrecionet e zakonshme vaginale kanë ngjyrë të verdhë të lehtë ose të bardhë. Ngjyrat e gjelbër ose kafe e sekrecioneve duhet çuar në laborator, kjo vlen edhe për erën e rëndë.

Nëse vuani nga myku këto janë disa simptoma:

* Kruarje dhe skuqje

* Djegie dhe ndjesi thumbues në hapjen e buzëve vaginale

* Enjtje e mukozës vaginale

* Ndoshta djegie gjatë urinimit

Nëse keni një infeksion vaginal përdorni mbrojtës gjatë marrëdhënieve seksuale me partnerin, nëse edhe ai është i infektuar atëherë duhet të trajtoheni të dy. Shumë gra sot trajtohen dhe pasi shërohen kryejnë marrëdhënie me partnerin i cili nuk e ka trajtuar infeksionin e kështu juve ju përsëritet e njëjta situatë.

Shmangni larjet me sapunë apo me larës aromatikë pasi prishni ph dhe i hapni rrugën shumimit të bakterieve. Më mirë të shplaheni vetëm me ujë të vakët. Gjithashtu evitoni dushet vaginale apo larjen me ujë të nxehtë.

Përdorni të brendshme pambuku dhe jo të ngushta sintetike

Kufizoni përdorimin e pecetave ditore pasi ato krijojnë myk për shkak të mosajrosjes së duhur. Mbathjet duhet t'i lani të paktën me 60 gradë.

Për të evituar këto infeksione duhet t'i kushtoni rëndësi edhe ushqimit. Hani më shumë hudhra pasi hudhrat vrasin viruset dhe bakteriet.

Kosi është një nga ushqimet më ideale për vrasjen e bakterieve të këqija pasi në vetvete kosi është probiotik apo bakter mik. Kosi ndihmon në rikthimin e pH të vaginës. Ekziston edhe një formë bimore e kapsulës vaginale me bakteret acid laktik, e cili mbron dhe rikthen flora natyrore vaginale. Kura natyrale

Kosi është një nga produktet më të mira që bllokon shtimin e infeksionin mykotik. Thjesht ngrënia e kosit të ndihmon në parandalim, por edhe nëse lyeni një tampon me kos dhe e fusni brenda në vagjinë dy herë në ditë është një mënyrë për ta kuruar.

Soda e bukës është shumë e mirë për shpëlarje nga jashtë. Mbi të gjitha për vajzat e reja, mbushni një legen me ujë të ngrohtë dhe tretni në të pak sodë buke. Uleni brenda në legen për disa minuta.

Edhe hudhra ndihmon në këtë rast. Shumë thonë se nëse vendosni një hudhër në vaginë pasi ta keni mbështjellë me një garzë për 8 orë do të shihni efekte magjike.

Analizat për këtë janë marrja e sekrecioneve në muret e vaginës ku do të analizohet lloji i nfeksionit me anë të mikroskopit.

Infeksionet vaginale zakonisht trajtohen me një antibiotik që përmban Metronidazole. Ky antibiotik është veçanërisht i përshtatshëm për trajtimin e infeksioneve me bakteret anaerobe.

Trajtimi mund të jepet në tableta ose supost për disa ditë, ajo mund gjithashtu të aplikohet në trajtimin ditor në vaginë.

Pastrimi i duhur

Bakteret lulëzojnë në kushtet kur nuk eshte treguar kujdesi i duhur ne zonen vaginale. Fatmirësisht, vagina juaj është si një furrë vetë-pastrimi: Nuk ka nevojë për shumë ndihmë të jashtme.

Megjithatë larja e zonës suaj vaginale me ujë të ngrohtë duhet bërë përditë. Më pas thajeni mirë zonën me një peshqir të pastër. Bakteret lulëzojnë në mjedise të ngrohtë e me lagështi, kështu që mbajtja e zonës së thatë është jashtëzakonisht e rëndësishme për parandalimin e mbipopullimit te tyre.

Mos përdorni një dush vaginal. Siç është përmendur tashmë, vagina juaj nuk ka nevojë për ndihmë për t'u pastruar, e bën atë vetë. Dushi prish balancen e baktereve dhe majave të pranishme në vaginën tuaj dhe më shpejt do të shkaktojë një infeksion maja sesa do ta parandalojë atë.

Fshijeni nga para në prapa (vagina në anus) kur përdorni banjë për të parandaluar përhapjen e mikrobeve dhe baktereve të këqija.

Vishni rrobat e duhura

Perdorimi i rrobave të pastra dhe të buta prej pambuku organik do të lejojë rrjedhjen e duhur të ajrit në zonë dhe do të parandalojë kushtet e favorshme për rritjen e baktereve të këqia.

Mrekulli