Nuk jemi të pavdekshëm, edhe pse jetojmë si të tillë

2018-01-25 16:05:58 CRI Komenti juaj Printoni

Mjedisi i mirë dhe i ngrohtë mjekësor duhet të krijohet jo vetëm nga mjekët të predispozuar për të ndihmuar, por edhe nga pacientët me njohuri shkencore mjekësore.

Një mjek shprehet se pak kohë më parë u prek shumë nga rasti i një të moshuare. Një zonjë 95-vjeçare u shtrua në spital për shkak të kancerit në stomak në fazë të vonshme. Ajo ishte shumë e dobët dhe vuante gjithashtu edhe nga mushkria, probleme me infeksionin dhe ujin e tepërt, kishte ethe dhe shkurtim të frymëmarrjes. Mjeku në detyrë iu shpjegoi familjarëve të saj situatën konkrete të sëmundjes dhe vështirësinë e shpëtimit të saj. Fëmijët e zonjës pasi diskutuan shkurtimisht në korridorin pranë dhomës së shpëtimit shprehën vendosmërinë e tyre për ta shpëtuar jetën e nënës, pavarësisht nga probabiliteti i ulët për shpëtimin e saj dhe nga kostoja e lartë.

Mjekët nisën menjëherë punën dhe e dërguan në dhomën e oksigjenit dhe nisën trajtimin me antibiotikë të fortë. Por problemi i shkurtimit të frymëmarrjes nuk u përmirësua në mënyrë të dukshme dhe përveç kësaj u shtua dhe fenomeni i ndalimit të pulsit. Mjekët u përpoqën me shumë mënyra përfshi shtypjet në zemër dhe vendosjen e tubave të frymëmarrjes dhe në fund zonja ia doli, iu rikthyen të rrahurat e zemrës. Më pas ajo u dërgua në pavijonin e trajtimit intensiv.

Kjo situatë përsëritet pothuajse çdo ditë në këtë pavijon.

"Shumë mjekë të pavijonit ku punoj ndeshen shpesh me misionin e shpëtimit të jetës. Nuk mund të flas me siguri për të ardhmen e shëndetit të zonjës, por mund të parashikoj dy rezultate: Së pari, pas shumë procedurave mjekësore gjatë procesit të shpëtimit për disa ditë ose disa javë, kjo zonjë largohet nga jeta pas përvojave të dhimbshme të shpëtimit. Së dyti, kjo zonjë arrin të shpëtojë me sukses nga metodat e ndryshme mjekësore. Pas disa javësh ose 1-2 muajsh, ajo do të dërgohet përsëri tek dhoma e kujdesjes intensive, për të provuar procesin e shpëtimit. Por në fund, kjo zonjë do të largohet nga jeta.

Mjekësia nuk na bën të pavdekshëm. Askush nuk mund të jetojë përjetë. Lindja, moshimi, sëmundja dhe vdekja janë 4 procese të pashmangshme të jetës, njësoj si 4 stinët e natyrës që ndërrohen me radhë. Por, në jetën aktuale, kemi shpresa tepër të lartë për mjekësinë dhe besojmë se mjekët janë "magjistarë" që mund ta shpëtojnë gjithmonë jetën e pacientit. Në fakt, mjekësia trajton sëmundjet dhe ofron ndihmë mjekësore për pacientët. Çdo njeri preket nga shumë sëmundje, si gripi i zakonshëm, hipertensioni, diabeti, plagosja serioze, kanceri etj. Por, shumë sëmundje janë të pashërueshme. Nëse nuk kemi qëndrimin e përshtatshëm ndaj sëmundjes dhe kërkojmë gjithmonë shërimin e plotë të saj, në fund do të zhgënjehemi.

Mjekësia është e ndryshme nga shkencat e tjera natyrore, për shkak se mjekët përballen me pacientë të ndryshëm. Prandaj, ekzistojnë elemente të paparashikueshme në mjekësi. S'mund të parashikojmë rezultatet e mjekimit. Për pacientët me fenomenet e ngjashme, kjo metodë mjekësore mund të jetë shumë e efektshme, por jo me siguri. Çdo pacient ka karakteristika të ndryshme fizike dhe psikologjike.

Çdo individ do të përballet në mënyrë të pashmangshme me sëmundjen dhe vdekjen. Nëse e dimë me siguri llojin e sëmundjes, kuptojmë ndërlikimin e kufizimin e mjekësisë, kuptojmë përpjekjet e mjekëve, mund të kemi përvoja më të mira gjatë mjekimit.

Ja disa sugjerime:

Së pari, respektimi i jetës. Duhet të pranojmë 4 proceset e pashmangshme të jetës: lindja, moshimi, prekja nga sëmundjet dhe vdekja. Objektivi më i lartë i jetës është të jetojmë të lumtur dhe me një cilësi jetese të lartë. Pra, nëse jetëgjatësia juaj është 80 vjet, duhet të kaloni këtë 80 vite me lumturi dhe gëzim dhe mos u plakni parakohe për shkak të lodhjes së tepërt, shqetësimeve dhe sëmundjeve serioze. Por është e panevojshme që të zgjatet jeta juaj deri në 81 vjeç me tuba për frymëmarrje artificiale dhe ndërhyrje të tepërta mjekësore, që kërkon kosto të lartë dhe shkakton shumë dhimbje tek pacienti. Pavarësisht sa është gjatësia e jetës, duhet të çmojmë jetën dhe ta gëzojmë atë. Duhet të mendoni që nuk jeni të pavdekshëm dhe vdekja do të vijë një ditë.

Së dyti, respektimi i sëmundjes. Duhet të pranojmë ekzistencën e sëmundjes, të mësojmë metodat e drejta të trajtimit dhe të jemi optimistë.

Ekzistojnë dy koncepte të gabuara mbi sëmundjet:

1. Parja e sëmundjeve si armiq dhe zhvillimi i luftës së vështirë me të. Më në fund, lufta do të shkaktojë humbje të madhe të energjisë trupore. Për shembull, një pacient i prekur nga virusi i hepatit B, ka përdorur shumë ilaçe të shtrenjta për të vrarë virusin. Por më në fund, shëndeti i tij u përkeqësua tek ceroza, meqenëse këto ilaçe vranë jo vetëm virusin e hepatit, por edhe qelizat e shëndetshme të trupit.

2. Qëndrim negativ ndaj sëmundjes. Disa njerëz shqetësohen shumë nga sëmundja dhe humbasin shpresën për jetën e ardhme. Disa njerëz hoqën dorë nga trajtimi i nevojshëm mjekësor. Këto masa të papërshtatshme mund të nxitin edhe përkeqësimin e mëtejshëm të sëmundjes.

Sipas opinioneve të mjekësisë moderne, duhet ta përballojmë sëmundjen me optimizëm dhe gjakftohtësi. Duhet të jemi gati për trajtimin e sëmundjeve për një periudhë të gjatë, veçanërisht ndaj sëmundjeve kronike ose kancerit etj.

3. Respektimi i mjedisit të mjekimit. Mjedisi i jetës s'mund të ndryshohet brenda kohës së shkurtër, por mund të adaptohemi me këtë mjedis. Për shembull, në dimër, duhet të vishemi më trashë; në verë më hollë. Mjedisi i mjekimit duhet të formohet së bashku nga mjekët dhe pacientët. Në momentin që gjithkush e kupton dhe pranon thellësisht jetën dhe ekzistencën e sëmundjes, jeta e tij mund të bëhet më cilësore. (Xu Guang)

Mrekulli
Lajmet Kryesore