Çaji Oolong, pija më e shëndetshme në 2018-n

2018-01-12 16:05:21 CRI Komenti juaj Printoni

Çaji Oolong është një nga çajërat që Kina i ka dhuruar botës. Kur shkencëtarët flasin për çajin, ata mendojnë në çajin e zi, të gjelbër, të

bardhë ose çajin oolong – ku të gjithë janë bërë nga gjethet e bimës

Camellia sinensis. Llojet herbale, si kamomili dhe peperminti, teknikisht nuk konsiderohen çaj; ato janë ekstrakte të bimëve tjera me karakteristika të ndryshme ushqyese.

Dallimet ndërmjet llojeve të ndryshme të çajit zakonisht qëndrojnë tek metodat e përgatitjes. Nëse flasim për çajin oolong, është një çaj gjysmë i fermentuar. Pirja e këtij çaji ofron një sërë përfitimesh për shëndetin, megjithatë nuk duhet të pihet në sasi të mëdha nga personat të cilët janë të ndjeshëm ndaj kafeinës pasi mund t'u shkaktojë ankth, rrisë të rrahurat e zemrës si dhe tensionin e gjakut, po ashtu edhe të përkeqësojë simptomat e ulcerës. Çaji "Oolong" është çaj i fermentuar pjesërisht, gjethet janë të oksiduara përnjë kohë më të shkurtër, ky çaj është në mes atij të gjelbër dhe të zi. Të gjitha llojet e çajit përmbajnë ngjyrë dhe janë antioksidantë të fuqishëm, prandaj secili lloj vepron në mënyrën e tij në shëndetin tonë, prandaj pirja e çajit nuk ju shkakton dëme, por vetëm përfitime.

Për nga shija çaji oolong ka shije si çaji i zi, por është më i ngjashëm për nga vlerat me çajinjeshil. Studimet kanë treguar se ky çaj ndihmon në uljen e kolesterolit, ruan zemrën, përdoret si trajtim për çrregullimet me tretjen, forcon sistemin imunitar dhe kockat.

Ajo çka i bën katër llojet e çajit të ndryshëm nga njëri-tjetri është mënyra se si përgatiten gjethet dhe sa të pjekur janë ata, çka ndikon shijen dhe përbërjen ushqyese. Çaji i zi bëhet nga gjethet që janë tharë dhe pastaj oksiduar tërësisht (çka nënkupton që lëndët kimike në gjethe janë modifikuar përmes ekspozimit në ajër). Gjethet e çajit të gjelbër janë tharë, por jo oksiduar. Çaji oolong është tharë pastaj oksiduar pjesërisht, dhe çaji i bardhë nuk është tharë e as oksiduar.

Çaji është me siguri më i mirë se shumë pije të tjera," tha Lona Sandon,

profesoreshë asistente në South-western Medical Center

Çaji Oolong përbam shumë antiokidantë, po ashtu dhe mineralet si kalcium, mangan, bakër, karotene, selenium, kalium dhe vitaminat A, B, C, E dhe K. Përveç këtyre, ai përmban acid folik, niacin dhe alkaloide të tjera detoksifikuese.

1) Sëmundjet e zemrës

Nga një studim të publikuar në vitin 2010, kërkuesit gjetën se përdorimi i vazhdueshëm i çajit oolong kishte lidhje me reduktimin e rrezikut të prekjes ngasëmundjet kardiovaskulare. Në këtë studim morën pjesë 76,979 persona të moshave 40-79. Nga studimi, anëtarët të cilët kishin pirë rregullisht kafe, çaj jeshil dhe çajin oolong kishin më pak mundësi për t'u prekur nga problemet në zemër.

Më herët se ky studim ishte publikuar se çaji oolong ndihmonte në uljen e

kolesterolit, ndoshta për shkak të efekteve antioksidante.

Në një studim tjetër rezulton se kafeja dhe çaji bëjnë mirë për shëndetin edhenëse merren me tepricë.

Personat që konsumojnë shumë kafe ose çaj nuk duhet të shqetesohen, sepse nga ato përfiton zemra e tyre. Shkencëtarët në Holandë morën në shqyrtim efektet e kafesë dhe çajit në sëmundjet kardiovaksulare.

Në studim u përfshinë mbi 38 mijë persona konsumues të kafes dhe çajit, gjendja shëndetësore e të cilëve u vëzhgua për 13 vjet. Shkencëtaret vunë re se personat që pinin çaj ose kafe më shume se 6 filxhanë në ditë ishin në rrezik më të vogël për t'u prekur nga sëmundje në zemër, në krahasim me personat që konsumonin më pak se një fixhan në ditë.

Edhe konsumimi i 2 deri 4 fixhanëve me çaj ose kafe në ditë ndikonte në uljen e rrezikut të vdekjes nga sëmundjet në zemër. Por studimi tregoi gjithashtu se konsumimi i çajit dhe kafesë mes pjesmarrësve në studim nuk kishte ndonjë ndikim përsa i përket rrezikut të goditjeve në tru. Shkencëtarët thonë se çaji oolong përmban anti-oksidantë, gjë që mund të shpjegojë përfitimitet shëndetësore që rrjedhin nga çaji.

2) Diabeti

Çaji Oolong ndihmon personat që vuajnë nga diabeti i tipit 2, sipas një studimi të publikuar 10 vjet më parë. Pas pirjes së 1,500 ml çaji oolong çdo ditë për një muaj, pacientët me diabet paten një rënie të nivelit të sheqerit në gjak (krahasuar me ata të cilët kishin konsumuar ujë në vend të çajit.

3) Për dobësim

Shumë studime kanë treguar se çaji oolong ndihmon në reduktimin e kilogramëve tëtepërt. Në vitin 2009 studimi i 102 pjesëmarrësve të cilët vuanin nga obeziteti,

doli në përfundim se konsumimi i këtij çaj përshpejton metabolizimin. Pas 6javësh të konsumit të përditshëm të çajit oolong, 64 për qind e pjesëmarrësve humbën mbi 3 kg. Në përgjithësi, 22 për qind e pjesëmarrësve humbën mbi 4 kg.

4) Parandalimi i kancerit. Një rishikim i 51 studimeve për çajin jeshil në vitin 2009, ka zbuluar që pirja e tre deri katër filxhanëve në ditë mund të

zvogëlojë rrezikun nga kanceri i vezoreve, kolorektal, i mushkërive dhe i prostatës, por jo edhe të gjirit dhe kancereve tjera, tha autorja kryesore,

Katja Boehm, një hulumtuese në Gjermani.

5) Dobitë e trurit. Pirja e prej një deri katër filxhanëve çaj të gjelbër ose të zi në ditë është lidhur me rrezikun më të ulët nga sëmundja e Parkinsonit, sipas NIH-së.

6) Lufton Inflamacionin

Polifenolet tek çaji oolong ndihmojnë në forcimin e sistemit imunitar dhe mborjnë kundër inflamacionit dhe gjendjeve të tjera inflamatore si artriti.

Një tjetër flavonoid tek çaji oolong ka veti anti-inflamatore quhet EGCG (epigallocatechin gallate) – dhe është shumë i fuqishëm. Ai lufton radikalet e lira që shkaktojnë inflamacionin dhe parandalon bllokimin e arterieve dhe kancerin.

7) Forcon kockat

Kryesisht gratë në menopauzë kanë probleme me kyçet dhe kockat. Gjatë kësaj kohe grave u dobësohen vazhdimisht kockat gjë që çon në osteoporozë dhe artrit. Nëse konsumoni çaj oolong, sipas studimeve, mund të ndihmoni trupin të ruajë densidet të lartë të kockave.

Nga studimet çaji oolong rezultoi si një çaj që mban dhëmbët të fortë dhe shëndetshëm, duke ulur nivelin e kariesit dhe forcon emalin e dhëmbëve.

8)Përmirëson lëkurën

Këtu në veçanti përmendim ekzemën, që është një gjendje bezdisëse e lëkurës. Antioksidantët tek çaji oolong ndihmojnë në lehtësimin e ekzemës thonë studimet. Nëse pini çaj oolong tri herë në ditë për 6 muaj mund të shihni rezultate fantastike.

Po ashtu antioksidantët tek çaji oolong ndihmojnë në trajtimin e akneve, puçrrave dhe largojnë rrudhat dhe shenjat e tjera të moshimit. Mund të pastroni në mëngjes fytyrën me këtë çaj.

9) Pije energjike

Përmbajtja e kafeinës tek çaji oolong varion nga 50 në 75 miligramë për filxhan. Falë përmbajtjes së kafeinës ky çaj ju rrit nivelet e energjisë. Po ashtu ai ju mpreh aftësitë e të menduarit. Gjithashtu, meqënëse çaji nuk është i mbushur me sheqer apo përbërës të tjerë të pashëndetshëm preferohet shumë njësoj si kafeja.

Çaji Oolong në krahasim me çajin e Zi, Jeshil dhe të Bardhë– Cili është më i miri?

Vështirë t'i përgjigjemi kësaj pyetje, sepse të gjitha këto çajëra kanë përfitime të ngjashme. Të gjtiha vijnë nga e njëjta bimë ato thjesht ndryshojnë nga mënyra e përgatitjes dhe shkalla e fermentimit.

Të gjithë këta çajëra përmbajnë nivel të lartë antioksidantësh që parandalojnë sëmundjet.

Ndërsa për dallimet, mund të themi që çaji i bardhë është më i miri për forcimin e sistemit imunitar. Çaji i zi është më i mirë për tretjen dhe kundër stresit. Çaji jeshil ka efekt të lartë kundër sëmundjes së Alzheimer-it. Çaji Oolong është veçanërisht efektiv për reduktimin e ekzemës. Ndërkohë që çaji jeshil përmban nivelin më të ulët të kafeinës.

Sa filxhanë çaji të pimë në ditë?

Jo më shumë se 2-3 filxhanë për shkak të përmbajtjes së kafeinës

Një recetë me çajin oolong:

1. Limonatë me çaj Oolong

Ju nevojiten

6 gota ujë

6 bustina çaji oolong

¼ gotë me lëng limoni të freskët

Vendosini bustinat e çajit në ujë të nxehtë për 5 minuta.

Hiqini bustinat dhe çajit të përftuar shtojini lëngun e limonit.

Megjithatë mënyra më e mirë për ta pirë këtë çaj është të me ujë të ngrohtë , pasi ta keni zier ujin e lini një bustinë 5 minuta edhe mund ta konsumoni me mjaltë.

Po ashtu çajin oolong mund ta përzieni edhe me qumësht.

Koha më e mirë për ta pirë këtë çaj është në mëngjes dhe pasdite. Evitoni pirjen e këtij çaji në orët e vona pasi mund t'ju ndikojë tek gjumi.

Referencat

1. "Tea and health…". US National Library of Medicine.

2. "Tea". Oregon State University.

3. "Reduced risk of dyslipidaemia with oolong tea…". Cambridge.

4. "Coffee, green tea, black tea and oolong tea…". US National Library of Medicine.

5. "Anti-obesity action of oolong tea". US National Library of Medicine.

6. "Green tea, black tea, and oolong tea…". US National Library of Medicine.

7. "Tea consumption reduces ovarian cancer risk". US National Library of Medicine.

8. "Melanogenesis inhibition by an oolong tea extract…". US National Library of Medicine.

9. "Tea consumption and risk of gallbladder cancer…". US National Library of Medicine.

10. "Oolong tea". WebMD.

11. "Antihyperglycemic effect of oolong tea…". American Diabetes Association.

12. "Tea and diabetes". Diabetes.co.uk

13. "High oolong tea consumption predicts future risk of diabetes…". US National Library of Medicine.

14. "Oolong tea does not improve glucose metabolism…". US National Library of Medicine.

15. "Fight inflammation with a cup of tea". Arthritis Foundation.

16. "An-tea inflammatory foods". Duke University.

17. "Epidemiological evidence of a relationship between…". US National Library of Medicine.

18. "Caffeine and the central nervous system…". US National Library of Medicine.

19. "Acute effects of tea constituents…". US National Library of Medicine.

20. "Association between tea consumption and risk of…". US National Library of Medicine.

21. "Tea and bone health…". US National Library of Medicine.

22. "Epidemiological evidence of increased bone mineral density…". US National Library of Medicine.

23. "Antioxidants of the beverage tea…". US National Library of Medicine.

24. "A trial of oolong tea in the…". US National Library of Medicine.

25. "Health benefits of tea". NCBI.

26. "Oolong tea". WebMD.

27. "Polyphenolic profile and antioxidant activities of oolong tea infusion…". International Journal of Molecular Sciences.

Mrekulli
Lajmet Kryesore