Anija spital e Kinës "Arka e Paqes" ofron shërbime falas në Timorin Lindor

2017-12-21 12:41:25 CRI Komenti juaj Printoni

Anija spital e Forcave Detare Kineze "Arka e Paqes" mbërriti në mes të dhjetorit në ishullin Atauro, një ishull i vogël 25 km në veri të Dili-t, kryeqytetit të Timorit Lindor. Në këtë ishull gjenden 5 fshatra dhe jetojnë rreth 12 mijë banorë. Atje ka vetëm një spital, që u ndërtua në vitin 1962. I gjithë stafi mjekësor në këtë spital përbëhet nga 8 mjekë dhe 4 infermerë.

Anija spital "Arka e Paqes" ka tetë salla operacioni, shtatë dhoma vizitash dhe 300 shtretër, duke i mundësuar stafit prej 110 vetash të punojnë njëherësh në bordin e saj. Kjo nuk është hera e parë që anija spital e Kinës përfshihet në misione humanitare.

Midis viteve 2010 dhe 2015, anija ka vizituar 29 vende në rajonin e Azisë, Afrikës, Amerikës dhe të Oqeanisë, duke u mundësuar shërbime falas mbi 120,000 njerëzve.

Anija nisi misionin e saj 8-ditor në Dili. Në orët e para të mëngjesit një nga ekipet mjekësore në anijen spital që ofron medikamente dhe pajisje mjekësore, u nis me 3 varka drejt ishullit Atauro. Dallgët mes Dilit dhe ishullit Atauro mund të arrijnë në një lartësi prej afro 2 metrash, duke e vështirësuar punën për ekipin kinez. Pas udhëtimit të vështirë, ekipi mjekësor mbërrin në ishullin Atauro.

Komandanti i anijes Sun Tao na shpjegon më tej hollësirat:

"Për të transportuar pajisjet mjekësore dhe medikamentet në këtë ishull, nevojiten të paktën 2 orë me varka. Gjatë rrugës hasemi me shumë vështirësi, mes të tjerave, disa nga anëtarët e stafit i zuri deti. Me të mbërritur në spitalin e ishullit pamë që teknikat mjekësore dhe pajisjet ishin të prapambetura. Prandaj, në këtë zonë kërkesa mjekësore është tepër e lartë. Përveç kësaj, moti i nxehtë na ka sjell vështirësitë e veta. Por, pasi pamë kushtet kuptuam se sa shumë nevojë kanë këta banorë për shërbimet tona shëndetësore."

Ishulli i vogël Atauro me rreth 12 mijë banorë është edhe vendlinjda e zonjës së parë të Timorit Lindor, Cidalia Guterres. Ajo është përkushtuar shumë për problemin e shëndetit të banorëve në ishull, prandaj erdhi në ishullin Atauro për t'u njohur me misionin tonë të shëndetit.

Ja si shprehet Cidalia për mediet:

"E dimë se banorët e këtij ishulli përballen me shumë lloje vëshitirësish dhe jemi të shqetësuar për këto probleme. Timorit Lindor i mungojnë shërbimet shëndetësore, por gjendja më serioze është në ishullin Atauro. Prandaj, i falënderoj mjekët kinezë që erdhën këtu dhe u jemi shumë mirënjohës ambasadës kineze në Timorin Lindor dhe qeverisë kineze."

Një infermier i vjetër që ka punuar për shumë vjet në ishull tha se banorët e ishullit vuajnë nga shumë sëmundje. Në këtë stinë, sidomos problemet e lëkurës dhe zemrës janë më seriozet. Prandaj, pacientët dhe mjekët e ishullit pritën me padurim ardhjen e ekipit mjekësor kinez.

"Së pari, mungon uji. Së dyti, nuk kemi sasi të mjaftueshme medikamentesh, megjithëse sistemi i furnizimit të ilaçeve përmes internetit zgjidh disa probleme, por përsëri kemi mungesa. Para dy javësh, mësuam se do të na vizitojë ekipi mjekësor kinez dhe njoftuam banorët e ishullit. Përgatitëm një ambulancë për të transportuar pacientët që jetojnë në zona të thella. Ata kanë pritshmëri të lartë dhe shumë konsideratë për mjekët kinezë."

Në ishullin Atauro ka vetëm 8 mjekë, 3 prej të cilëve qëndrojnë gjithnjë në Spitalin dhe 5 të tjerë janë mjekë familje që lëvizin nëpër shtëpitë e 9 fshatrave në ishull. Për shkak të kushteve të vështira të sistemit të transportit shumë banorë nuk duan ndihmë mjekësore. Disa sëmundje të lehta përkeqësohen dhe puna jonë vështirësohet më tej. Për shembull, një femër u kafshua nga një insekt helmues dhe nuk kërkoi ndihmë mjekësore, tani plaga e saj u qelbëzua. Ekipi mjekësor i anijes spital të Kinës e zgjidhi këtë problem përmes një kirurgjie të lehtë dhe zonja u ndje shumë e lumtur.

"Është fantastike. Më parë, kisha shumë dhimbje në të gjithë trupin. Pas ndërhyrjes mjekësore, të gjitha problemet janë zgjidhur. Mjekët kinezë kanë teknologji të lartë dhe ma zgjidhën problemin brenda disa minutave."

Mjekët kinezë jo vetëm zgjidhën problemet e pacientëve, por shtuan dhe gjallërinë e mjekëve lokalë. Një mjek i ishullit u shpreh se ata që punuan tërë vitin në ishull, janë mjekë të përgjithshëm. Ishullit i mungojnë mjekët e posaçëm. Ekipi mjekësor i anijes spital të Kinës solli specialistë që arritën të zgjidhin shumë probleme.

"Ndihem krenar që shumë specialistë nga Kina, një vend i madh, erdhën në ishullin tonë Atauro. Këtu erdhën specialistë të ORL-së dhe kirurgë. Ata na dhanë shumë ndihmë. Të gjithë mjekët në këtë ishull janë mjekë të përgjithshëm, që kanë vështirësi të madhe për zgjidhjen e problemeve të veçanta. Ky është një ishull pak i veçuar nga qytetet me spitale të madhe. Por, specialistët kinezë erdhën këtu me ilaçe dhe pajisje, duke na ofruar ndihmë të madhe."

Ai shtoi se nuk ka lindur në këtë ishull, por qëndroi atje sepse banorët ishin shumë bujarë. Ai e pëlqen jetën në këtë ishull. Mjekët kinezë po ashtu nuk lindën në këtë ishull, por bënë përpjekje të mëdha për t'u risjellë shëndetin dhe shpresat banorëve. Më 16 dhjetor, ekipi mjekësor i anijes spital të Kinës ofroi shërbime për 484 banorëve.

Për këtë flet shefi Sun Tao:

"Kisha besim që shërbimet mjekësore të ofruara në rajonet me kushte të vështira mjekësore mund të kenë efekte më të mira. Banorët vendas mund të njohin më tej popullin kinez, të njohin praktikat e punës së mjekëve tanë ushtarakë. Kjo mund të shtojë njohjen reciproke, miqësinë dypalëshe, duke na ofruar më shumë përvojë në shërbimet humanitare. Mendoj se popullit të Timorit Lindor i nevojiten shërbimet tona dhe ne jemi shumë të lumtur që mund të ofrojnë këtë ndihmë."(Xu Guang)

Mrekulli
Lajmet Kryesore