Kinë, masa për përmirësimin e shëndetit dentar të punonjësve

2017-09-22 16:12:36 CRI Komenti juaj Printoni

Çdo 20 shtator në Kinë është Dita e "Duaji dhëmbët e tu".

Një nga përgjegjësit e kontrollit të sëmundjeve në Kinë, Chang Jile propozoi përfshirjen e kontrollit dentar në kontrollin e përvitshëm të trupit, për të përmirësuar gjendjen shëndetësore të punonjësve kinezë.

Misioni kryesor i ruajtjes së shëndetit të dhëmbëve përfshin frenimin e rritjes së bakterieve në gojë, pastrimit e ushqimit të mbetur nëpër dhëmbë, duke ruajtur një mjedis të shëndetshëm. Dhëmbët janë shumë të rëndësishëm dhe ndikojnë pothuajse të gjithë shëndetin tonë. Madje sipas një studimi të fundit thuhet se jetëgjatësia varet nga cilësia e dhëmbëve. Nëse kemi probleme me dhëmbët, s'mund të përtypni ushqimet si duhet dhe kjo do të ndikojë si anën fizike ashtu edhe atë psikologjike. Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) e ka përcaktuar shëndetin dentar si një nga 10 kërkesat më të rëndësishme shëndetësore.

Sipas të dhënave, niveli i shëndetit oral tek kinezët është përmirësuar ndjeshëm në krahasim me 10 vjet më parë. Rreth 85% e banorëve kujdesen për ruajtjen e shëndetit të dhëmbëve. Kariesi tek fëmijët kinezë ndodhet në nivel të ulët dhe të moshuarit kanë një situatë të mirë. Këshilluesi i Shoqatës së Stomatologjisë në Kinë, Wang Xinghua, vuri në dukje se shëndeti i gojës tek popullata e moshës së mesme duhet të përmirësohet.

"Personat e moshës së mesme përballen me shumë presion gjatë ditës, dhe ata nuk i kushtojnë sa duhet vëmendje shëndetit të dhëmbëve. Nëse nuk kujdesen për dhëmbët në këtë moshë do të vuajnë në moshë të thyer. Shumë prej tyre humbasin dhëmbët dhe funksionin e përtypjes. Cilësia e jetës së tyre përkeqësohet ndjeshëm."

Sipas hulumtimeve tek banorët e moshës 35-44 vjeçare në Kinë, 96.7% e tyre kanë probleme me gurëzat. Përqindja e meshkujve që vuan nga gurëzat është më e lartë se tek femrat dhe banorët në zonat rurale kanë më tepër probleme me gurëzat se banorët në qytet. Të dhënat mbi gurëzat pothuajse kanë mbetur në të njëjtin nivel si 10 vite më parë. Ndërkohë, 87.4% e personave kanë probleme me gjakderdhjen e mishrave të dhëmbëve. Përqindja e meshkujve me këtë problem është më e lartë se ajo tek femrat dhe nmë zonat rurale më e lartë se në ato urbane. Në krahasim me shifrat e një dekade më parë, përqindja e banorëve që vuajnë nga gjakderdhja e mishit të dhëmbëve është rritur 10.1%. Kjo tregon se duhet të rritet më tej ndërgjegjësimi i popullatës dhe të bëhet rregullisht kontroll gojor.

Përgjegjësi i KSHPFKK-ut Chang Jile u shpreh se

"Me zhvillimin ekonomiko-shoqëror, niveli i sigurimit shëndetësor po përmirësohet gradualisht. Për shembull, tani shërbimi i vendosjes së implantit dentar është përfshirë në skemën e sigurimeve shëndetësore. Duke pasur parasysh sëmundjet e veçanta të gojës e dhëmbëve, Kina ka përcaktuar programe të posaçme sigurimi: si mbushja e dhëmbit, heqja e gurëzave, zbardhimi etj. Në Pekin, Shangai, Zhejiang, Qingdao, Shenzhen dhe shumë rajone të tjera, pastrimi i dhëmbëve është falas për të gjithë fëmijët në moshë të përshtatshme."

Përveç kësaj, Chang Jile prezantoi se sivjet programet e veçanta dentare të sigurimeve shëndetësore po zhvillohen kryesishte ndaj fëmijëve dhe të moshuarve, në shkolla, qendra mësimore, komunitete dhe rajone të tjera. Në këto programe, grupet e specialistëve angazhohen për të trajnuar vullnetarët për të përhapur në mënyrë shkencore informacione mbi shëndetin e dhëmbëve.

"Kemi përgatitur leksione shëndetësore për nxënësit e studentët. Kemi vendosur konceptin 'dora e vogël ndihmon dorën e madhe', duke inkurajuar përhapjen e informacioneve shëndetësore dentare nga fëmijët tek familja. Kjo do të krijojë një atmosferë pozitive familjare për mbrojtjen e dhëmbëve përmes fëmijëve. Zhvillojmë edhe aktivitete tek komunitetet për të rritur ndërgjegjësimin e të moshuarve ndaj shëndetit dentar." (Xu Guang)

Mrekulli
Lajmet Kryesore