Rritet me shpejtësia cilësia e shërbimeve mjekësore në Kinë

2017-09-11 15:38:57 CRI Komenti juaj Printoni

Autoritetet kineze të Shëndetësise njoftuan së fundmi se vëllimi i përgjithshëm i shërbimeve mjekësore renditet në vendin e parë në botë, pasi cilësia dhe niveli i shërbimeve mjekësore është rritur dukshëm.

Në maj të këtij viti, në revistën e njohur ndërkombëtare "The Lancet", është publikuar renditja globale për cilësinë dhe qasjen e shërbimeve mjekësore. Sipas të dhënave statistikore në këtë revistë, nga viti 1990 deri në vitin 2015, treguesi i cilësisë së shërbimeve mjekësore kineze u rrit nga 49.5 deri në 74.2 (ndërkohë që treguesi mesatar global është 53.7), renditja e Kinës u rrit nga vendi i 110-të deri në vendin e 60-të. Shkalla e progresit të Kinës arriti në vendin e 3-të në nivel global.

Një e moshuar në provincën Shangxi vuante nga zemra dhe duhet të shtrohej në spital për trajtim. Sivjet, pas lehtësirave nga qeveria kineze, u ul çmimi i ilaçeve dhe për një fazë të gjatë trajtimi mjekësor kursehen qindra juanë.

"Për shembull, në vitin 2016, çmimi i këtij injeksioni 'Yiqi Fumai' ishte rreth 47 juanë. Më 4 korrik, kur u shtrova në spitalin popullor të qytetit Taiyuan, çmimi i këtij injeksioni u ul në 40 juanë, duke kursyer 7 juanë për çdo injeksion. Duhet ta bëjë këtë gjilpërë për 14 ditë, por kam dhe injeksione të tjera. Pra gjatë këtyre dy javëve mund të kursej 400-500 juanë në total."

Qysh prej 1 korrikut të këtij viti, në të gjitha spitalet shtetërore, është hequr vlera e shtuar për ilacet, një ndër masat konkrete kjo të reformës komplekse të spitaleve shtetërore kineze. Këto masa përfshijnë kontrollin e rritjes mesatare të shpenzimeve mjekësore në spitalet shtetërore nën 10% etj.

Vitet e fundit, ka pasur arritje pozitive në fushën e cilësisë dhe të qasjes së shërbimeve mjekësore kineze. Zv.drejtorja e Politikës dhe Administrimit të KPFSHKK-së flet për cillësinë e shërbimeve mjekësore, paraqitur dhe në revistën amerikane.

"Kjo revistë përdori treguesin 'HAQ', treguesi i cilësisë dhe i qasjes së shërbimeve mjekësore në vende të ndryshme. Në vitin 1990, treguesi i Kinës është 49.5, deri në vitin 2015, ky tregues u rrit në 74.2, që është mbi 20 pika më e lartë se treguesi mesatar global. Në vitin 1990, Kina renditet në vendin e 110-të dhe deri në vitin 2015, Kina renditet në vendin 60-të në nivel global. Kina është vendi i tretë për progresin në në këtë fushë në nivel global."

Sipas të dhënave statistikore, në vitin 2016, 7.93 milionë pacientë iu nënshtruan shërbimeve mjekësore nga organet mjekësore kineze, një rritje 0.24 miliardë ose afro 3.1% në krahasim me vitin 2015. Për të shkurtuar diferencën e cilësisë së shërbimeve mjekësore rajonale, Kina po nxit përhapjen e sistemit të "klinikave të posaçme", për ta rritur aftësinë e shërbimeve të mjekëve të përgjithshëm. Sipas të dhënave paraprake, deri tani, 93% e pacientëve kanë marrë shërbime mjekësore në rang provincial, 82.7% e pacientëve në rang distrikti.

Guo Yanhong tha

"Qasja e shërbimeve mjekësore është rritur dukshëm; niveli i shërbimeve mjekësore brenda provincës u rrit në mënyrë të pandërprerë; burimet cilësore mjekësore shpërndahen në rajonet e ndryshme të provincës dhe shërbimet mjekësore bazë u përmirësuan në mënyrë të qëndrueshme. Në gjysmën e parë të vitit 2017, përqindja e pacientëve që iu nënshtrua shërbimeve mjekësore u rrit mesatarisht 4.7%." (Xu Guang)

Mrekulli
Lajmet Kryesore