Ushqimi në Rajonin e Xinjiang-ut

2017-08-24 17:47:59 CRI Komenti juaj Printoni

Pakicat Kombëtare në Rajonin Autonom të Xinjiang-ut në Kinë kanë pasuruar kulturën e ushqimit atje.

Për mëngjes banorët në këtë rajon hanë pjepër, reçel dhe pinë çaj me qumësht, ndërkohë që në drekë hanë karbohidrate me mish viçi dhe qingji. Darka kryesisht i gjen të shtruar me pite Nang ose makarona. Çaji nuk mungon as në darkë.

1. Nang

Nang (naan) është ushqimi bazë në jetën e përditshme të banorëve në këtë rajon. Kjo bukë në formë pite, që piqet në Nang Keng (një furrë kryesisht në tokë që përdoret për pjekjen e bukës), ka formë të rrumbullakët. Nang ka një histori dymijë vjeçare. Në rajon ka mbi 50 lloje të pites Nang, përfshi ato me mish, vaj dhe susam. Sipas kërkimeve, fjala "Nang" vjen nga persishtja dhe kjo bukë është shumë e famshme në Gadishullin Arabik, në Turqi dhe në vendet e Azisë Qendrore.

2. Kulaç i mbushur me mish

Ky lloj kulaçi është një tjetër ushqim shumë popullor në që zakonisht serviret nëpër festa dhe dasma. Brenda mbushet me përzierjen e mishrave të ndryshëm si mish qengji, viçi, qepë, kripë dhe qimnon. (http://albanian.cri.cn/1441/2015/07/20/182s143580.htm).

Zakonisht piqet për 10 – 20 minuta.

3. Zhua Fan (pilaf)

Zhua Fan (pilaf siç i themi ne në shqip) është një gatim me origjinë nga Persia e lashtë dhe gatuhet duke përdorur mish qengji, karotë, qepë, perime, vaj, oriz dhe ujë. Zakonisht shërbehet gjatë festave, funeraleve dhe dasmave tek kombësia ujgure dhe uzbeke. Më parë banorët përdornin duart për ngrënien e këtij pilafi, por sot banorët përdorin shkopa ngrënieje dhe lugë.

Mrekulli
Lajmet Kryesore