Si e ndikon gjendjen psikologjike ngjyra e verdhë

2017-08-18 14:48:41 CRI Komenti juaj Printoni

Kur njerëzit shohin ngjyrën e verdhë, mendojnë "diellin", "ngrohtësinë" dhe "lumturinë"

Zërat se ngjyra e verdhë ju irriton nisën disa vite më parë nga një burrë që urrente ngjyrat, thotë një specialist.

Ka njerëz që besojnë se nëse shohim ngjyrën e verdhë për një kohë të gjatë, mund të keni ankth ose të irritoheni. Madje disa të tjerë thonë se bebet ka më shumë të ngjarë të qajnë në dhomat e lyera me ngjyrë të verdhë.

Nëse do të shkoni në Google dhe të kërkoni se "Si ndikon e verdha humorin tuaj", mes komneteve positive të ngjyrës, shumë uebsajte të tjerë do të shfaqen dhe do t'ju paralajmërojnë për efektet e padëshiruara të kësaj ngjyre.

"Nuk është e vërtetë," thotë Leatrice Eiseman, specialite ngjyrash dhe srejtore e përgjithshme e Institutit të Ngjyrave Pantone, që ndihmon kompanitë të vendosin mbi ngjyrat më të përshtatshme për market e tyre.

E verdha ju bën të lumtur

Në kërkimet e saj, Eiseman kreu shumë studime mbi ngjyrat tek mijëra njerëz për 30 vjet. Idetë e para që lindnin në mendjen kur njerëzit shihnin ngjyrën e verdhë ishin "rreze dielli", "ngrohtësi", "lumturi", dhe ndonjëherë "hare".

Kjo lidhet ngushtë me diellin.

Dielli na zgjon, na ngroh dhe pa të nuk do të kishte jetë.

Nuk është i verdhë

Edhe pse në pjesën më të madhe të fotove duket portokalli ose i verdhë, dielli në të vërtetë është i bardhë.

Ai duket me ngjyra të ndryshme për shkak të atmosferës sonë, e cila i përhap rrezet e diellit duke i ndryshuar atyre ngjyrë.

Edhe pse dihet se detet influencohen nga Hëna, ajo që shumë nuk e dinë është se edhe dielli kontribuon në këtë fenomen.

Pavarësisht se ndenja poshtë diellit ka edhe efekte negative, është shkencërisht e provuar se drita e diellit na bën më të lumtur duke qenë se vepron mbi prodhimin e disa hormoneve si serotonina.

Mes efekteve të tjera pozitive, drita e diellit prodhon vitaminën D, tonifikon dhe stimulon metabolizmin qelizor dhe forcon sistemin tonë imunitar.

Është një nga burimet energjetike më të fuqishme të sistemit tonë diellor

Mjafton të themi se 30 ditë rrezatim diellor është i barabartë me rreth të gjitha energjitë e përdorura nga njeriu që nga fillimi i qytetërimit.

Rreth 25% e individëve teshtijnë sa herë që ekspozohen nga një burim i fortë drite, pra më së shumti në diell. Është një sindromë e njohur me emrin ACHOO që transmetohet në mënyrë gjenetike. Ajo paraqet një problem serioz për pilotët e avionëve!

A mund ta trajtojë e verdha depresionin?

Ngjyra e verdhë e o përmirëson humorin duke ndihmuar në çrregullimin emocional sezonal - një lloj i veçantë depresioni që ndodh çdo vit gjatë vjeshtës dhe dimrit dhe besohet se ndodh për shkak të mungesës së dritës së diellit.

Disa njerëz me çrregullime emocionale sezonale mbajnë size me xham të verdhë, të cilat bllokojnë rrezet e dritës blu. Këto rreze blu janë ato që prodhojnë melatonin në trup dhe çojnë në përgjumje;

Terapia e dritës është provuar se ndihmon në trajtimin e çrregullimit të humorit, përmes një llampe fluoreshente vendosur brenda shtëpisë, duke siguruar një spektër të balancuar të dritës që jep një ndjenjë të ngjashme sikur po qëndrojmë jashtë në një ditë të këndshme me diell.

Sipas psikologes Gila Lindsley nga Shoqata e Psikologjisë

"Njerëzit bëhen më mirë nga kjo lloj drite, gjë që është e mrekullueshme. Kjo i dedikohet asaj pjese të trurit përgjegjëse për spektrit të veçantë të dritës"

Steven Buck, një profesor i neuroshkencës në Universitetin e Uashingtonit, tha se e verdha është ngjyra e vetme që ndryshon ngjyrën e saj kur bëhet më e errët.

E verdha zhduket plotësisht dhe shndërrohet në kafe, kur ngjyra kafe bëhet më e lehtë, shnëdrrohet në të verdhë.

Në të kundërt, perceptimi i njerëzve për të kuqen, blunë dhe të gjelbrën mbetet i njëjti pavarësisht se sa të çelura apo të errëta bëhen ato.

Megjithatë disa të tjerë mendojnë se E verdha është ngjyra e lidhur me lumturinë dhe gëzimin. Për sytë, ajo është një ngjyrë që shkakton lodhje dhe tendosje. Sa herë që një bebe shikon ngjyrën e verdhë, ka shumë mundësi që ajo të qajë. Kjo ngjyrë nxit komunikimin dhe stimulon sistemin nervor. Kompani të mëdha që e përdorin ngjyrën e kuqe në logot e tyre janë: "Mc Donald's", "YouTube", "Lay's" "H&M", "CNN", "Nintendo", "Red Bull", "Toyota" dhe "Adobe".

Mrekulli