Kinë, më pak fëmijë të prekur nga Hepatiti B

2017-08-14 14:57:45 CRI Komenti juaj Printoni

Hepatiti B është sëmundje e mëlçisë, e cila e bën atë të zmadhohet dhe të mos kryejë funksionet e saj siç duhet.

Mëlçia mundëson një sërë funksionesh që na mbajnë gjallë, sulmon infeksionet, ndalon hemorragjinë, eleminon helmet nga qarkullimi i gjakut.

Sipas të dhënave, në Kinë ka rreth 90 milionë të prekur me virusin e Hepatitit B. Sipas deklaratave nga Komisioni Kombëtar të Shëndetësisë dhe të Planifikimit Familjar, me marrjen e masave parandaluese dhe kontrolleve komplekse është ulur dukshëm përqindja e të fëmijëve kineze të prekur me Hepatit B. Në të ardhmen Kina planifikon të shtojë vaksinimin dhe të forcojë analizën dhe trajtimin e virusit.

Hepatiti viral është një nga kërcënimet e mëdha në shëndetin publik botëror dhe ndër misionet rëndësishme të Kinës për parandalimin dhe mjekimin e sëmundjeve të mëdha prekëse. Qeveria kineze i kushton vëmendje të madhe punës së parandalimit të hepatit viral dhe ka ndërmarrë një sërë masash parandaluese dhe kontrolluese, përfshi vaksinimin si masën më kryesore dhe është arritur rezultatet i dukshëm.

Zëdhënësi i Komisionit Kombëtar të Shëndetësisë dhe të Planifikimit Familjar, Song Shuli u shpreh:

"Çdo vit, përqindja e të prekurve me Hepatit B ulet ndjeshëm. Sipas seroepidemiologjisë në vitin 2014, tek fëmijët e grupmoshës 1-4 vjeç, përqindja e përhapjes së hepatit B është 0.32%, duke u ulur 66.67% në krahasim me periudhën e vitit 2006. Deri tani, përqindja e prekjes tek të gjitha grupmoshat e popullatës është ulur nën 7%. Kjo është një përqindje shumë e ulët, që tregon rezultatin e dukshëm të vendit në kontrollin dhe parandalimin e hepatit viral."

Zv-drejtori i Qendrës së Imunitetit pranë Qendrës së Kontrollit të Sëmundjeve Kineze Yin Zundong u shpreh se megjithëse Kina ka marrë rezultatet e dukshme në punët e parandalimit dhe kontrollit të hepatit viral, duhet të bëjë përpjekje për shtimin e vaksinimit në zonat më pak të zhvilluara.

"Në disa rajone me kushte jo të mira dhe ekonomi të pazhvilluar, përqindja e vaksinimit të Hepatit B ndaj foshnjeve duhet të shtohet. Përveç kësaj, ekzistojnë shumë pacientë të prekur nga Hepatiti B. Analiza mjekësore në fazat e para të hepatitit dhe trajtimet mjekësore të rregullta ndaj këtyre pacientëve do të jenë në fokusin tonë."

Vitet e fundit, për shkak të informacioneve të gabuara mbi vaksinimin, disa prindër janë treguar skeptikë për vaksinimin e fëmijës. Lidhur me këtë gjë, zëdhënësi Song Shuli u shpreh se Kina zhvillon mbikëqyrje të rreptë në prodhimin, qarkullimin dhe përdorimin e vaksinës. Përkrahja e përdorimit të vaksinës forcon imunitetin e fëmijëve dhe shmang prekjen nga sëmundja tek personat e rrezikuar.

"Niveli i efekteve anësore të vaksinave kineze është i njejtë me nivelin mesatar të OBSH-së. Deri tani, nuk është zbuluar asnjë reagim negativ i shkaktuar nga cilësia e vaksinës. Vaksinat kineze janë të sigurta dhe të garantuara. Ato janë përdorur jo vetëm brenda Kinës, por edhe në vendet e tjera. Shpresojmë se qytetarët do të kenë më shumë besim tek vaksinat vendase, do të përkrahin vaksinimin për të forcuar imunitetin e fëmijëve të tyre dhe të personave me rreziqe të larta të infeksionit për një shëndet më të mirë". (Xu Guang)

Mrekulli
Lajmet Kryesore