Ja si mund të jetoni më gjatë!

2017-08-14 14:46:10 CRI Komenti juaj Printoni

Njerëzit mund ta zgjasin jetëgjatësinë deri në 14 vjet duke mos pirë alkool dhe duhan, duke ngrënë shëndetshëm dhe duke bërë aktivitet të rregullt sportiv. Sipas një studimi ku morën pjesë 20,244 burra dhe gra të moshës ndërmjet 45-79 vjeçareu arrit në përfundimin se ata dhe ato të cilët kishin pirë duhan, alkool, nuk ishin stërvitur rregullisht dhe nuk kishin ngrënë mjaftueshëm fruta dhe perime, kishin katër herë më shumë shanse për të vdekur më herët.

Në shekullin e 21-të njerëzit janë bërë më të ndërgjegjshëm për rëndësinë e stilit të shëndetëshëm të jetesës, duke kuptuar që me një stil jetese të shëndetshëm jo vetëm që mund të zgjatet jeta, por gjithashtu mund të ndjehen më positive, më të lumtur, të kenë qartësi mendore dhe më shumë energji. Praktikuesi e mjekësisë kineze kanë mijëra vite që përdorin parimet e jetesës së shëndetshme. Në përgjithësi kinezë jetojnë më gjatë se pjesa tjetër e botës.

Duke i kushtuar vëmendje asaj që hamë, duke fjetur më mirë, duke u stërvitur më shumë si dhe duke ekuilibruar emocionet tona me yoga, meditim, taichi, chigong etj mund të jetojmë jo vetëm më gjatë, por edhe më të lumtur.

Sekretet kineze të shëndetit janë provuar dhe përdorur gjatë mijëra viteve. Ato janë trashëguar brez pas brezi dhe janë ruajtur në shënime të ndryshme.

Pasojat e një stili të pashëndetshëm të jetesës dëmtojnë shëndetin pa e kuptuar. Një dietë jo e mirë dhe mungesa e ushtrimeve mund t'i japin shenjat pas shumë vitesh. Praktika e një jetesë të shëndetshme është e rëndësishme për parandalimin e sëmundjeve. Parandalim do të thotë marrja e masave përpara se të ndodhi problem dhe në këtë mënyrë sëmundja mund të evitohet thjesht duke ndryshuar stilin e jetesës.

Hapi 1 -Kuptoni faktorët që ju çojnë në sëmundje

Njerëzit në Perëndim rrallëherë janë 100% të shëndetshëm.

Faktorët kryesorë që ndikojnë tek kjo janë:

1. Ushqimi jo natyral: ushqimi i përpunuar dhe mungesa e vitaminave, mineraleve, enzimave, konsumi i ushqimeve të shpejta, kombinimi i gabuar i ushqimit, dieta jo e përshtatshme etj.

2. Ndotësit, pesticidet, ilaçet mjekësore, ndotja e ujit dhe e ajrit, përdorimi i plastikës etj.

3. Mungesa e ushtrimeve: Mungesa e aktivitetit fizik çon në probleme shëndetësore.

4. Emocionet dhe ndjenjat negative, frika, zemërimi, inati, zilia etj

5.Humbja e besimit, depresioni etj

Ndjenjat negative gjatë jetës shkaktojnë tension muskujsh, gjë që bllokojnë rrjedhën e bioenergjisë apo siç e quajnë kinezët energjinë "CHI" në trup, kryesisht brenda meridianëve. Kjo gjë dobëson qarkullimin e gjakut dhe sistemin endokrin duke ndikuar tek organet vitale.

Si rezultat i këtyre shfaqen sëmundjet dhe problemet në organizëm.

Si rezultat i dobësimit metabolik dhe përdorimit të tepërt të ushqimeve jo të shëndetshme toksinat akumulohen në trup, kryesisht në indet dhjamore.

Acidet organike ndikojnë indet duke pakësuar mineralet. Aciditeti i tepërt në trup sjell shumicën e sëmundjeve.

Infeksionet: Toksinat akumulohen atje ku qarkullimi i gjakut ngadalësohet, për shkak të bllokimit emocional, duke çuar në kontraktimin e muskujve.

Infeksionet janë një reagim i trupit për t'u shëruar dhe shkatërruar ngarkesat e larta të toksinave të akumuluara në organizëm.

Përdorimi i medikamenteve për të luftuar këto infeksione frenon dhe dobëson aftësitë që ka sistemi ynë imunitar për ta pastruar vetë organizmin.

Nëse trupi është ende i fortë, i eleminon toksinat në mënyrë të përsosur. Kur haseni me një infeksion akut, kryesisht në formën e të ftohtit apo etheve duhet të dini që nëse trupi dobësohet sasia e toksinave rritet dhe organizmi nuk lufton më si duhet.

Sistemi imunitar bëhet tepër i dobët për të luftuar toksinat duke çuar në shfaqjen e sëmundjeve si kancer etj.

Varësia nga ushqimi dhe alergjitë: -Këto fenomene janë tepër të përhapura në shoqërinë tonë. Një alergji shihet si një reaksion imunolog kundrejt një preteine të huaj. Sistemi i gjendrave është projektuar për të transportuar hormone adrenale në gjak dhe dopaminën në tru. Në shoqërinë tonë njerëzit sidomos fëmijët janë të varur ndaj disa tipe ushqimesh si ëmbëlsirat, patatet e skuqura, djathi, mishi i kuq dhe të gjitha ushqimet që konsumojmë shpesh.

Pas disa vitesh konsumi ushqimesh të përpunuara sistemi i gjendrave dobësohet dhe kërkohen stimulantë edhe më të fortë. Më pas ju vareni nga alkooli, kafja, çaji, duhani etj.

Më pas nis shfaqja e simptomave, disa prej të cilave mund të kenë lidhje të drejtpërdrejt me ushqimin e patretur mirë, që përthithet nëpërmjet mureve të dobëta të zorrës dhe që shkakton reaksione të forta, këto simptoma janë si rezultat i alergjisë nga ushqimet.

Personat që janë alergjikë ndaj ushqimeve të veçanta zakonisht vuajnë nga diabeti, tensioni i ulët, sistemi i dobët imunitar ose dhe mungesë e enzimës së tretjes.

Hapi 2-Rruga drejt shëndetit të mirë.

Për shkak të padijes apo dhe neglizhencës ne zgjedhim ushqimet e gabuara, nuk bëjmë fiskulturë për shkak se jemi dembelë ose nuk kemi kohë, apo qoftë edhe nga krijimi i emocioneve negative si pasojë e mosbesimit tek vetja, frikës etj. Të gjitha këto çojnë në dobësimin e shëndetit tonë.

Në radhë të parë duhet të gjeni çfarë ju pëlqen duke provuar leximin, meditimin dhe eksperimente të tjera si këto.

Duhet të dini që sëmundja nuk është diçka që ndodh vetvetiu, që një ditë jeni i shëndetshëm dhe ditën tjetër sëmureni me kancer.

Në fakt trupi ynë ka potencial për t'u shëruar vetë, por kjo varet nga disa faktorë.

Meditoni

Rolin më të madh për shërimin e trupit e qarkullimi i mirë i bioenergjisë apo energjisë "chi".

1. Përmirësoni ushqimin: zbuloni çfarë nuk ju bën mirë dhe evitoni ushqimet e përpunuara apo me kimikate. Kushtojini vëmendje kombinimit të ushqimeve.

2. Konsumoni ujë me limon gjatë ditës për të ndihmuar trupin të nxjerrë jashtë toksinat.

3.Kujdesni nga bakteriet dhe parazitët në zorrë dhe konsumoni më shumë probiotikë (kos, çokollatë të zezë, lakër turshi etj)

4. Forconi trupin, bëni rregullisht ushtrime, joga, fitness etj

5. Përmirësoni rrjedhën e energjisë me refleksologji, akupunkturë, masazh, etj.

6. Krijoni një ambjent të mirë jetese: minimizoni përdorimin e sintetikeve dhe plastikës dhe reduktoni rrezatimin në shtëpi.

7. Mësoni si të meditoni dhe si të largoni mendimet dhe emocionet negative.

Balanca. Sipas mjekësisë kineze çdo gjë në organizmin tonë vjen si pasojë e ndërveprimit të dy forcave të kundërta; që quhen yin and yang. Yin është i ftohti; yang është i nxehti dhe të qenit aktiv.

Në mjekësinë perëndimore trupi shihet si një ndërveprim mes tensionit dhe relaksit, sistemit nervor simpatik dhe parasimpatik etj.

Mrekulli