Mjeku kinez Wu Junmin që kuron vipat në Shqipëri

2017-06-30 16:12:12 CRI Komenti juaj Printoni

Mijëra persona në Tiranë gjatë gjithë vitit takojnë doktorin kinez Wu Junmin, i cili që nga viti 2006 ka nisur të ushtrojë mjeshtërinë e tij në kryeqytetin shqiptar. Ai vjen nga provinca Henan e Kinës qendrore dhe është rreth 50 vjeç, por duket shumë më i ri pasi i përkushtohet shumë shëndetit të tij, duke bërë stërvitje të përditshme Taichi. Ai ka shumë vite që ushtron mjekësinë kineze në Kinë. Një mik i tij nga qyteti Shenyang kishte një biznes në Shqipëri dhe i sugjeroi të hapte një klinikë të mjekësisë kineze në Tiranë. 

Një majë e hollë gjilpëre në dorën e mjeshtrit kinez bëhet gati. Pas tre sekondash, kur mjeshtri kanë duart e tij katër gjilpëra fillon puna. Së pari, mjeshtri gjen pikat e dobëta mbi shpatullat e pacientit, i sheh ngultaz e nis të "sulmojë". Gjilpërat, 6 centimetër të gjata, futen nën lëkurën e pacientit që i nënshtrohet trajtimit, por mjeshtri kinez kujdeset që t'i pjerrtësojë. Wu Junmin është aq i shpejtë, sa edhe bletët që "pickojnë" prenë e tyre dhe lënë pas thumbin djegës.

Ai ka trajtuar jo vetëm qytetarë të thjeshtë, por edhe shumë personazhe të fushave të ndryshme, përfshi politikanë.

Por sa e përqafojnë shqiptarët mjekësinë kineze dhe sa besim kanë ata sot ke kjo mjekësi.

 

"Numri i shqiptarëve që trajtohen me mjekësi kineze sa vjen e rritet, sidomos ata preferojnë shumë akupunkturën dhe gëzohen me efektet qe saj. Ata mendojnë se trajtimi me mjeksëi kineze është një metodë e mirë, pa ilaçe, pa efekte anësore dhe që ka efekte pozitive në fund. Në klinikën time klientët shqiptarë kërkojnë akupunkturën, masazhin, moxibustion, guasha, kupa dhe akupunktura me gjilpëra të ndezura.

Ai shpjegon me tej duke thënë se akupunktura me gjilpëra të ndezura ka efekte tejet pozitive për organizmin.

"Shumë pacientë shqiptarë me probleme me hernien, nervin shiatik, spondiliartrozën etj vijnë në klinikë. Nga trajtimi me akupunkturë me gjilpëra zjarri ata që me herën e parë ndiejnë efektet. Femrat shqiptare veshin funde edhe në dimër. Si rezultat, ftohtësia dhe lagështia mund të hyjë në trupin e tyre nga këmbët. Edema, pezmatimet në gjur dhe dhimbja e nervit shiatik vijnë nga i ftohti në këmbë. 90-95% e këtyre problemeve mund të përmirësohen përmes akupunkturës kineze, 80% e problemeve mund të zgjidhen plotësisht nga mjekësia kineze. Sipas teorisë së mjekësisë perëndimore, pacientët që vuajnë nga hernia duhet t'i nënshtrohen kirurgjisë. Shumë pacientë kanë frikë nga efektet anësore të kirurgjisë, prandaj ata zgjodhën mjekësinë kineze.

Unë duhet të bëj një gjykim për situatën e sëmundjes së tyre, që duhet të pranojnë kirurgjinë apo fizioterapinë, nëse është e mundur, do të përdoret akupunktura për ata, duke shmangur kirurgjinë e panevojshme"

Por sa kushtojnë trajtimet e kësaj mjekësie në Tiranë

"Çmimet vendosen në varësi të kohës, gjysmë ore apo një orë. Në përgjithësi, një seancë akupunkture zgjat 30 minuta, hedhja e kupave dhe metodat e tjera të fizioterapisë zgjasin për 30 minuta të tjera. Shërbimet që zgjasin gjysmë ore kushtojnë 2000 lekë të reja, ndërsa shërbimet për 1 orë kushtojnë 2500 lekë. Për pacientët që parapagojnë një paketë për 10 shërbime ka uljen çmimi: 10 shërbime për gjysmë ore kushtojnë 15000 lekë dhe 10 shërbime për 1 orë kushtojnë 20 000 lekë. Këto shpenzime janë më të ulëta se kirurgjia në spital. Sipas teorisë së mjekësisë perëndimore, përveç kirurgjisë, përdoren ilaçe kundër dhimbjes dhe antibiotikët. 

Klinika shton ai ndodhet pak larg nga qendra e qytetit megjithatë është një klinikë e përkohshme. Në të ardhmen do të zgjedhim një qendër më pranë qendrës së qytetit, për të favorizuar vizitën e pacientëve.

Mrekulli