Rëndësia e arsimit parashkollor për një fëmijëri të shëndetshme

2017-06-16 16:10:34 CRI Komenti juaj Printoni

Arsimi parashkollor megjithëse nuk përfshihet në arsimin e detyruar, është tejet i rëndësishëm për fëmijën. Fëmijët e moshës 3-6 vjeçare regjistrohen në kopshte së bashku me fëmijët e tjerë.

Tani, shumë prindër kinezë janë të mendimit se fëmijëria është shumë e rëndësishme dhe për këtë arsye ata po i kushtojnë gjithnjë e më shumë vemendje arsimit parashkollor cilësor.

Specialisti austriak prezantoi konceptin e "periudhës kyçe", ku aftësitë e ndryshme të fëmijës duhet të zhvillohen në periudha të ndryshme të arta dhe mund të kenë efekte më të larta. Për shembull, pas moshës 2.5 vjeç, aftësia e gjuhës e fëmijës do të zhvillohet shumë shpejt, para moshës 2.5 vjeç, fëmijët s'mund të kujtojnë shumë fjalë. Prandaj, periudha kyçe e gjuhës së folur është në moshën 3-4 vjeç, kur duhet të zhvillohet aftësia e gjuhës e fëmijës. Mund të lexojmë libër për fëmijë dhe t'i inkurajojmë ata të shprehin mendimet e tyre, të përshkruajnë botën e jashtme.

Fëmija mund të grumbullojë shumë fjalë në këtë periudhë. Mosha 4-vjeçare është periudha e artë për të mësuar rregullat shoqërore. Deri në moshën 2-vjeçare është periudha e rëndësishme e rritjes së trurit dhe e muskujve.

Fëmijët rriten si fizikisht ashtu dhe psikologjikisht. Prindërit kuptojnë shumë shpejt rritjen fizike të fëmijës, si rritja e dhëmbëve, forca e muskujve, gjatësia, pesha etj. Por shumica e prindërve nuk i kushtojnë vemendje të mjaftueshme rritjes psikologjike të fëmijës dhe nuk kuptojnë këtë koncept. Rritja psikologjike ka lidhje me aftësia e mirë të vetë-kontrollit. Para moshës 4 vjeç, aftësia e vetë-kontrollit e fëmijës zhvillohet në mënyrë shumë të ngadalë dhe fëmijët mund të kenë humor të paqëndrueshëm. Prindërit duhet të tregohen më tepër tolerantëndaj fëmijëve në këtë moshë.

Parimet e arsimit parashkollor

Për fëmijët nën moshën 6 vjeçare është më e rëndësishme që t'u dhurohet një fëmijëri të gëzueshme. Për kërkesat e përshtatshme të fëmijës, prindërit duhet ta plotësojnë këto kërkesa nëse ato janë të përshtatshme.

Sot Fëmijëria e hershme - ashtu siç përdoret aktualisht në shkallë

ndërkombëtare - përcaktohet si periudha e jetës së fëmijës nga konceptimi

deri në moshën 6-8 vjeçare.

Kujdesi dhe zhvillimi në fëmijërinë e hershme përfshin të gjitha

llojet e mbështetjes për të cilat ka nevojë një fëmijë i vogël për të mbijetuar dhe për t'u zhvilluar në jetë, pra shëndetin, ushqyerjen, zhvillimin psiko-emocional, krijimin e mundësive për arsimim dhe të mësuarin aktiv.

Vitet e hershme të jetës janë kritike për zhvillimin dhe mirëqenien

e fëmijës dhe vendosin themelet për fi timin e aftësive që ndikojnë mbi

sjelljen, të mësuarin dhe shëndetin e tyre. Ndërhyrjet e hershme për

promovimin e zhvillimit të fëmijës gjatë kësaj periudhe kritike kanë

përfi time afatgjata në gjithë jetën e fëmijëve tanë.

Zhvillimi i hershëm i fëmijës nuk është sinonim vetëm i shëndetit

të fëmijës. Ndërkohë që fëmijët luftojnë për mbijetesë, ata luftojnë që të

zhvillohen nga pikëpamja mendore, shoqërore dhe emocionale.

Pasi fëmija ka mbijetuar, shtrohet pyetja: cila është cilësia e

jetës së tij dhe si mund të realizojë potencialin e vet?

Shkenca sot në botë ka treguar se truri i foshnjës që në barkun e nënës dhe në 5 vitet e para të jetës ka një zhvillim të jashtëzakonshëm dhe

vendimtar. Edhe përpara se të flasin, foshnjet kuptojnë shumë. Prandaj

eksperienca e hershme mund të ketë një ndikim të fuqishëm mbi

mirëqenien, shëndetin, aftësitë dhe ndihmon që fëmijët të rriten të fortë

fizikisht dhe emocionalisht.

Përmbajtja kryesore të mësimeve parashkollore

Sipas teorisë psikologjike, çdo aktivitet psikologjik duhet të ketë bazë fizike. Mësimet parashkollore për fëmijët para moshës 3 vjeç duhet të zhvillohen në kushtet e përshtatshme fizike. Sipas përvojës nga Universiteti i Kalifornisë, zgjuaria e fëmijës duhet të zhvillohet përmes lojërave dhe dashurisë familjare.

Kur prindërit zgjedhin mësimet parashkollore për fëmijë, duhet të marrin parasysh edhe interesat e fëmijës. Mund të përzgjedhin si fillim pikturën, pianon, vallëzimin etj, të cilat mund të nxisin nivelin e iteligjencës tek fëmija.

Vullneti i mësimit të fëmijës është edhe shumë i rëndësishëm, prindërit nuk duhet të përzgjedhin mësimet parashkollore sipas imagjinatës së tyre, por duhet të bisedojnë me fëmijë për ta zgjedhur së bashku, duke zbuluar interesat e potencialet e tij në fusha të ndryshme.

Në përgjithësi, mësimi parashkollore ka rëndësi për të krijuar një fëmijëri të hëndetshme dhe bazë të fortë për fazat e tjera të jetës.

(Xu Guang)

Mrekulli
Lajmet Kryesore