Më shumë studentë të huaj për mjekësi kineze

2017-06-02 16:06:53 CRI Komenti juaj Printoni

Prezantimi nga presidenti i Kinës Xi Jinping në Organizatën Botërore të Shëndetësisë në Gjenevë pak kohë më parë të një statuje njeriu prej bronzi ku ishin theksuar pikat e akupunkturës tërhoqi vëmendje globale.

Një studente në Universitetin e Pekinit për Mjekësi Kineze Pauline Moy nga Malajzia ka një statujë të tillë që e ndihmon të mbajë mend pikat e akupunkturës dhe praktikojë këto teknika.

Si një ish-aktore, Moy erdhi në këtë universitet në vitin 2011 për të zbuluar misterin "se si gjilpërat pakësojnë dhimbjet dhe kurojnë sëmundjet". Ajo ndoqi një kurs trajnimi për të mësuar mbi akupunkturën, moksibustionin dhe tuina (masazh terapeutik) që përdoret në Mjekësinë Tradicionale Kineze.

Aktualisht ajo po ndjek studimet master për MTK.

Akupunktura është vetëm një pjesë e MTK-së. Për të kuptuar më mirë thelbin e akupunkturës, ajo ka lexuar shumë tekste të lashta në kinezisht, gjë që ka qenë sfida e saj më e madhe.

"Mësimi nga librat e lashtë kinezë të MTK-së ishte si të gjeje copat e puzzle. I kam studiuar librat klasikë të mjekësisë kineze 'pjesë për pjesë' në fillim. Kur ia mora dorën njohurive të MTK-së, më pas munda t'i zbatoja në praktikë, që është e bazuar në teori mjekësore dhe vëzhgim," tha ajo.

Moy është një prej studentëve të huaj në rritje që vijnë në Kinë për të ndjekur studimet për Mjekësi Tradicionale Kineze. Zhang Daliang, drejtori i Departmentit të Studimeve të Larta pranë Ministrisë së Arsimit, thotë se MTK-ja është fusha më e njohur shkencave natyrore për studentët e huaj në Kinë.

"MTK-ja është përhapur në 183 vende dhe rajone të botës. Arsimi ndërkombëtar ka luajtur një rol të rëndësishëm në promovimin e MTK-së në mbarë botën," tha Zhang.

Chelsea Xie nga SHBA-ja është gjithashtu një studente në Shkollën Ndërkombëtare të Pekinit për Mjekësi Kineze. Mamaja e saj është farmaciste. Ajo studion Mjekësi Kineze me shpresën se një ditë do të hapë klinikën e saj në SHBA.

"Akupunktura është një terapi alternative me shumë pak ose aspak efekte anësore. Shërbimet e akupunkturës janë të disponueshme në shumë spitale të mëdha në SHBA dhe akupunkturistë me licencë. Me sa di unë, vetëm në Kaliforni ka rreth 20 mijë akupunkturistë," thotë Xie.

Universiteti i Pekinit për Mjekësi Kineze ka krijuar gjithashtu bashkëpunime me 108 universitete dhe institute kërkimore në 30 vende dhe rajone të botës, duke shtuar ndikimin e Mjekësisë Kineze jashtë vendit.

Programi master i MTK-së që mundësohet nga Universiteti i Pekinit dhe ai i Barcelonës qysh prej shtatorit 2016 është programi i parë zyrtar i akredituar nga Bashkimi Europian.

Në bashkëpunim me institucionet dhe universitetet e huaja Universitei i Pekinit ka krijuar qëndra të MTK-së në Rusi, Australi, SHBA dhe vende të tjera, duke krijuar platform të integruara për shërbime mjekësore, arsim dhe kërkim.

Kreu i këtij institucioni Xu Anlong tha se megjithëse MTK-ja është e famshme në shumë vende perëndimore nevojiten më shumë strategji në sistemin ndërkombëtar mjekësor.

Qendrat e MTK-së kanë trajnuar me efektivitet praktikues nga e gjithë bota tha Xu. "Por ajo që është më e rëndësishme, efektiviteti i MTK-së ka fituar popullaritet në mesin e banorëve vendës."

Universiteti i Pekinit për Mjekësi Kineze organizon 1,044 orë praktike klinike për studentët.

Kur Moy të përfundojë studimet, ajo ka në plan të hapë një klinikë akupunkture në Malajzi.

"Dua që më shumë malajzianë të njihen me vlerat e MTK-së dhe të trajtohen me këtë mjekësi," tha ajo.

Në fund të muajit maj u hap në Pekin një qendër e Mjekësisë Kineze për politikanët e huaj.

Qendra "Qihuang" mbështetet nga Ministria e Jashtme dhe Administrata Shtetërore për Mjekësi Tradcionale Kineze.

"Qendra do të fokusohet tek kultura e MTK-së dhe do të ofrojë shërbime të cilësisë së lartë të MTK-së sidomos në guidat për ruajtjen e shëndetit," tha Yan Zhaozhu, presidenti i Forumit Botëror të Kulturës.

Kjo qendër ka marrë mbështetjen e pesë spitaleve të njohur në Kinë për Mjeksësi Tradicionale Kineze dhe ekspertë nga shkencat dhe akademi të ndryshme do të ftohen për trajtim.

Ndërkohë, numri i shtetasve rusë që trajtohen me MTK sa vjen e rritet. Drejtorja e Spitalit të Harbinit thotë se është e lumtur kur sheh se si Mjekësia Tradicionale Kineze po bëhet e famshme nga dita në ditë. Por në këtë rast, pacientët e rinj nuk janë kinezë, por ruse të cilët vijnë në provincën kufitare Heilongjiang për trajtime të ndryshme.

"Qendra jonë mirëpriti pacientin e parë nga Rusia në vitin 2001 dhe qysh atëherë numri i pacientëve rusë ka qenë në rritje të vazhdueshme," tha Wang Yan, drejtori i qendrës së rehabilitimit pranë Universitetit të Heilongjiang-it për Mjekësi Kineze.

"Gjazë sezonit të pikut mes prillit dhe tetorit pacientët rusë vijnë në grupe me nga 50 ose 60 dhe ka raste që duhet të lënë takime për t'u konsultuar me mjekun."

Shumë pacientë janë fëmijë ose adoleshentë me sëmundje të vështira ose kronike si dëmtime të trurit apo dhe problem të ndryshme, tha ajo. Mjekët ofrojnë trajtim të MTK-së, si bimë dhe akupunkturë.

"Kemi parë që pacientët rusë kanë më shumë besim tek Mjekësia Kineze sesa vetë pacientët kinezë," tha ajo. "Kemi punësuar disa ruse si përkthyes për të lehtësuarkomunikimin."

Iuliia Matreninskaia, 38 vjeç nga Rusia, solli këtë muaj djalin e saj në spital për trajtim për të pestën herë.

Ajo tha se në fillim ajo solli djalin e saj 10-vjeçar, që kishte probleme me shtyllën kurrizore, në spitalin e Wang në vitin 2012 dhe që prej asaj kohe funksioni i trurit të tij është përmirësuar dhe tani ai mund të lëvizë.

Matreninskaia e konsideron si më të mirë e më të lirë shërbimin mjekësor në Heilongjiang në krahasim me spitalet private në Rusi.

Wang Hailin, presidenti i Spitalit të Sëmundjeve Kardiovaskulare Mishan, në Heilongjiang, tha se pacientët rusë vuajnë më së shumti nga problemet si artrit dhe variçet, simptoma që mund të përkeqësohen nga i ftohti.

"MTK-ja është një mënyrë e mirë efikase në trajtimin e këtyre sëmundjeve," tha ai. "Ne planifikojmë të punojmë me spitalet në Rusi dhe agjencitë e turizmit këtë vit për të tërhequr më shumë pacientë rusë."

Shao Zongbo, një menaxher nga Agjencia Turistike Mishan Qianshou tha se mbi 200 rusë kanë shkuar në agjenci të ndryshme për të planifikuar vizitat e tyre të shëndetit në provincë çdo javë. Shumica e tyre vijnë nga pjesa lindore e Rusisë, si Vladivostok dhe Ussuriysk, shtoi ai.

"Në fillim, pjesa më e madhe e tyre erdhën për trajtimin e sëmundjeve, por tani shumë prej tyre vijnë edhe për shërbime të tjera si masazh," tha ai.

Institutet e MTK-së në Kinë ofruan 910 milionë shërbime në 2015-n, ose afro 15.7 për qind të të gjitha shërbimeve shëndetësore në Kinë, krahasuar me 14.3 për qind në vitin 2009, sipas një raporti lëshuar në dhjetor nga Zyra e Informacionit të Këshillit të Shtetit.

Mrekulli
Lajmet Kryesore