Regjisori i Oskarit provon akupunkturën

2017-05-12 15:35:50 CRI Komenti juaj Printoni

Mjekësia Tradicionale Kineze e ka origjinën që nga lashtësia dhe është zhvilluar përgjatë mijëra viteve. Praktikuesit e kësaj mjekësie përdorin barna bimore dhe shumë praktika të tjera që qetësojnë trupin dhe mendjen, përfshi akupunkturën dhe Tai chi, për të parandaluar ose trajtuar problemet me shëndetin.

Regjisori gjerman Florian Henckel von Donnersmarck ka fituar çmimin Oscar për filmin e tij 'Das Leben der Anderen'/'Jeta e të tjerëve' në kategorinë filmi më i mirë në gjuhë të huaj.

Ai së fundmi provoi këtë teknikë të lashtë kineze. Kur gjilpërat e akupunkturës po futeshin në trupin e tij, Florian nuk mbante dot të qeshurën përpara bashkëshortes dhe tri fëmijëve të tij, të cilët po mbanin frymën dhe ishin totalisht të fokusuar tek lëkura e tij.

"Mund të të dhembi pak, por kjo dhimbje largohet brenda pak sekondash," tha javën e shkuar Donnersmarck nga një klinikë akupunkture.

Donnersmarck shkon në këtë klinikë në Santa Monica, çdo javë për 3 muaj.

Pas shumë vite punë impenjative në industrinë e filmit, Donnersmarck vuan nga dhimbja e qafës dhe në shkurt gjendja u bë aq serioze saqë mjeku i tha se duhet t'i nënshtrohej operacionit. Më pas një infermiere i sugjeroi të provonte mjekësinë kineze dhe të takonte Dr. Wu Baolin në Qendrën Mjekësore Kineze të Pekinit.

Dr. Wu është shumë i njohur dhe ka 27 vite që punon në Santa Monica.

Donnersmarck-u pranoi se u tremb kur pa gjilpërat e akupunkturës për herë të parë.

"Akupunktura është shumë e saktë dhe kërkon shumë kujdes..mjeku duhet të masë milimetrat," tha ai për Xinhua, "Me Dr. Wu, ju e ndjeni mençurinë, përvojën dhe diturinë e tij. Unë kam shumë besim tek ai."

Dhe besimi i tij e shpërbleu. Regjizori u shërua pa asnjë kirurgji në vetëm një muaj.

"Kuptova se mjekësia perëndimore mund të jetë agresive dhe të ketë efekte të tmerrshme anësore, por akupunktura nuk ka efekte anësore dhe të aktivizon qarkullimin e energjisë dhe të oksigjenit e në këtë mëyrë i mundëson trupit të shërojë veten."

Një tjetër aspekt që i bëri përshtypje Donnersmarck-ut ishte mënyra se si Dr. Wu e njihte aq mirë mjekësinë perëndimore.

Sipas Departamentit amerikan të Shëndetit, amerikanët përdorin tashmë mjekësinë kineze si plotësuese të fazës së shërimit dhe miliona amerikanë kanë provuar akupunkturën në vitet e fundit.

Në mars, Shteti i Wyoming miratoi ligjin e parë të akupunkturës, duke u bërë shteti i 47-të që praktikon akupunkturën.

Dr. Wu nënvizoi se ka rreth 54 mijë doktorë të licencuar të Mjekësisë Tradicionale Kineze në SHBA dhe gjysma e tyre jetojnë në Kaliforni.

"Nuk është e lehtë që Mjekësia Tradicionale Kineze të njihet në SHBA," tha Wu. "Por gjithnjë e më shumë njerëz kanë nisur të kuptojnë që mjekësia kineze dhe ajo perëndimore duhet të integrohen së bashku."

Si prodhues filmash, Donnersmarck nënvizoi se, ashtu sikurse po shtohet bashkëpunimi mes produksioneve kineze me ato perëndimore, ashtu duhet të bashkëpunojë mjekësia perëndimore me atë kineze. Njerëzit mund të mësojnë më shumë rreth cultures kineze përmes bashkëpunimit në fushën e kinematografisë dhe të mjekësisë.

"Mendoj se çdo vend ka shumë kontribute të mëdha për të ofruar dhe mendoj se një nga gjërat më të mëdha që Kina mund të kontribuojë është Mjekësia Tradicionale Kineze," shtoi ai.

Por akupunktura është përdorur edhe nga shumë vipa të Hollivudit. Po veçojmë Kim Kardashian që përdor akupunkturën kundër rrudhave.

Pak vite më parë, Kim Kardashian postoi në instagramin e saj një foto ku nëfytyrën e saj kishte gjilpëra akupunkture.

Ndoshta më parë Kim është "takuar" me gjilpërat e botoksit, por në këtë foto ajoshfaqet me gjilpërat e akupunkturës. Po cilat janë përfitimet që sjellakupunktura për fytyrën?

Martha Lucas, PhD, akupunkturiste nga Colorado shprehet se pas 10 seancashtrajtimi (dy herë në javë për 5 javë radhazi), lëkura bëhet më e pastër, vijat errudhave më pak të dukshme. Ajo thotë se trajtimet mund të zhdukin rrudhat e lehta.

"Akupunktura kozmetike është një zgjidhje e përkryer për ato gra që nuk duan efekte anësore si pasojë e trajtimeve të tjera të fytyrës, lifting, botox apo operacione plastike," thotë Lucas.

Kjo procedurë funksionon edhe për meshkujt, shton Lucas, megjithëse jo shumë prej tyre e kërkojnë atë.

Akupunktura është pjesë e rëndësishme e MTK-së për rregullimin e energjisë "chi"apo bioenergjisë. Kur gjilpërat -- rreth 30 apo 40 aplikohen në trup dhe fytyrë, stimulohet prodhimi i kolagjenit dhe elastinës, thotë Lucas, dhe lëkura

përmirësohet ndjeshëm.

"Mjekësia kineze është mjekësia e vërtetë kundër plakjes," thotë Lucas. "Jundihmon që trupi juaj të krijojë një pamje më të re."

Lucas e praktikon këtë teknikë për më shumë se 4 vjet, dhe vitin e kaluar ajonisi trajnimin së bashku me akupunkturistët e tjerë për akupunkturë kozmetike nëSHBA dhe Kanada. Ajo thekson se me shtimin e reklamave për akupunkturënkozmetike, gjithnjë e më shumë femra vijnë në klinikë dhe kanë mbetur tëkënaqura me rezultatin.

Jennifer Lopez dobësohet me akupunkturë

Hulumtimet e fundit kanë treguar se barnat tradicionale kineze dhe akupunktura mund të trajtojnë obezitetin dhe nuk kanë efekte të rrezikshme anësore, të cilat gjendet në produktet farmaceutike. Obeziteti është bërë problematik vitet e

fundit në mbarë botën, për shkak të konsumit në rritje të ushqimeve që përmbajnë sheqer dhe yndyrna.

Revista "OK!" i ka kushtuar një prej artikujve të saj, dobive që ka akupunktura për dobësimin, duke marrë shembull një prej vipave më të njohur, Xhenifer

Lopezin. Aktualisht, është parë se gjithnjë e më shumë yje të "Hollivudit" po u drejtohen qendrave të akupunkturës për t'u dobësuar dhe për trajtime kundër plakjes. Në një intervistë Lopez u shpreh se ka humbur 8 kilogramë nëpërmjet metodës dobiprurëse, akupunkturës.

Përveç akupunkturës, Lopez përdor gjithashtu barna kineze: lëvorja e pjeprit të dimrit është më e preferuara e saj.

Joey Komada, akupunkturiste e licensuar dhe shumë e njohur në ShBA, ka arritur në përfundim se efektet e akupunkturës ndikojnë në reduktimin e peshës së tepërt. Akupunktura ndihmon në çlirimin e endorfinave, të cilat përmirësojnë humorin dhe gjendjen shpirtërore dhe janë quajtur shpesh edhe si antidepresantë.

Akupunktura gjithashtu ndihmon përshpejtimin e metabolizmit, duke ndihmuar në humbjen e kilogramëve të tepërt.

Por a mundet që të gjithë të humbin kilogramët e tepërt me akupunkturë?

Gjithashtu edhe Lopez konfirmoi se me akupukturën i është përmirësuar ndjeshëm cilësia e gjumit, dhe në fakt, kapërcimi i pagjumësisë është në favor të pakësimit të peshës. Në një raport të Institutit Kombëtar të Shëndetësisë së SHBA-së, Dr Katz shprehet se "përmirësimi i gjumit është i rëndësishëm aq sa dieta dhe sporti për ruajtjen e peshës". Gjithashtu, vipa të tjerë si Sandra Bullock etj., merren me akupunkturë, për të qëndruar të rinj

Mrekulli
Lajmet Kryesore