A je ti me depresion?

2017-04-21 17:47:36 CRI Komenti juaj Printoni

Nëse i referohemi ekspertëve të psikologjisë për domethënien e depresionit, ata të thonë se është një gjendje shpirtërore patologjike e njeriut, që shfaqet me një lodhje të përgjithshme, me dobësimin e guximit e të vetëveprimit, rënie shpirtërore.

Teorikisht ky është përkufizimi i depresionit te njerëzit, pavarësisht moshës, seksit, vendit ku jetojnë, pavarësisht gjendjes së tyre ekonomike, statusit civil.

Por në ditët tona jeta ndryshon dita-ditës dhe njerëzit përshtaten me të rejat e teknologjisë, të zhvillimit në përgjithësi.

Depresioni, përsa i përket shkaqeve e tejkalon përkufizimin mjekësor, sepse individi i përshtatet zhvillimit dhe shkaqet e depresionit tek ai mund të jenë nga më të ndryshmet. Madje duhet thënë se në studimet e fundit mbi depresionin mësojmë për shkaqe disi të çuditëshme, që mund ta nxitin atë.

Psikologët thonë se me kalimin e kohës manifestimi I depresionit ka ndryshuar në varësi të zhvillimit.

Në mënyrë dhjetëvjeçarin e fundit psikologët kanë ngritur një shqetësim, që më parë as që mund të imagjinohej. Bëhet fjalë për mediat sociale, kryesosht Facebook-u apo Instagrami, që po ndikojnë në rritjen e nivelit të depresionit, pavarësisht moshës së përdoruesve të tyre.

Për këtë qëllim psikologët kanë zbuluar disa shenja moderne të depressionit. Të gjithë perdoruesit e rrjeteve sociale duhet të jenë të vëmendshëm ndaj tyre dhe të shmangin sa më parë shpenzimin e e tepruar të kohës për to.

Varësia nga mediat sociale

Mediat sociale janë bërë pjesë e pandarë e jetës sonë të përditëshme, por tek disa përdorues është krijuar varësia ndaj mediave sociale. Të gjithë kemi familjarë apo të njohur që gjithë kohën e lirë e shpenzojnë duke vërejtur apo komentuar në Facebook, apo duke postuar fotografi e statuse të ndryshme. Pikërisht këta persona kanë krijuar tashmë varësi ndaj rrjeteve sociale dhe nuk e konceptojnë dot përditshmërinë e tyre pa u lidhur me to.

Gjumi i tepërt

Një tjetër shenjë moderne e depresionit është të fjeturit jashtë kohës normale. Këtë lloj gjumi psikologët e shpjegojnë si shenjë depresioni për shkak të stresit.

Apatia fizike

Njerëzit e prekur nga depresioni kanë një lloj "përtese" të ecin", të dalin apo të lëvizin nga një vend në tjetrin. Ky lloj pasiviteti e keqëson gjendjen e tyre apatike të depresionit.

Ndjeshmëria e lartë

Ata që vuajnë nga depresioni në kohët moderne shprehin një ndjeshmëri ekstreme deri në refuzim. Kjo ndodh pasi ata kanë shumë frikë ndaj situatave refuzuese.

Mbytja e dëshpërimit me ilaçe

Një prirje pothuajse unike e të prekurve nga depresioni është që për të shpëtuar nga kjo gjendje psikologjike ata marrin shumë qetësues. Tashmë është shtuar dhe gama e qetësuesve nëpër farmaci të cilat u këshillohen të prekurve nga depresioni. Por konsumimi pa këshillën e mjekut dhe në mënyrë të tepruar është me pasoja negative për çdo njeri.

Mungesa e përqëndrimit

Të prekurit nga depresioni, sot dallohen pasi nuk janë në gjendje të kryejnë disa veprime njëherësh, ose siç thuhet multitasking: Kjo shpjegohet me mungesën e përqëndrimit të tyre, apo për shkak të marrjes së qetësuesve të shumtë.

Lodhja e pashpjegueshme fizike

Shpesh njerëzit thonë se ndjehen të lodhur, ndonëse nuk kanë kryer punë fizike. Kur kjo gjendje zgjat apo përsëritet shpesh atëhere këta njerëz duhet të shqetësohen, pasi kemi të bëjmë me shenja të depresionit.

"Selfie-t" e tepruara

Kohët e fundit Shoqata Amerikane e Psikiatrisë (APA) ka konfirmuar zyrtarisht se duke bërë "selfie" ju demonstroni hapur se ky është një çrregullim mendor. Bërja e fotove vetes kohë e pa kohë, apo vend e pa vend është shtuar shumë, sidomos në postimet në rrjetet sociale. Fillimisht selfiet kryheshin nga adoleshentët, por tashmë kjo dukuri ka prekur çdo moshë apo kategori sociale.

Psikologët thonë se njerëzit që i kanë këto shenja nuk duhet të përfshihen nga paniku i depresionit. Kjo pasi nëse vëreni njerën nga këto shenja në sjelljen tuaj të përditëshme nuk do të thotë se vuani nga depresioni. Por çdo sjellje e tillë e tepruar dhe që zgjat në kohë duhet tju drejtojë te psikologu, për të mirën e shëndetit tuaj.

Disa hapa të përditshëm për lehtësimin e depresionit.

1.Flisni me dikë për ndjenjat tua

2.Ndihmo dikë vullnetarisht

3.Pi nje kafe apo ha një drekë me një mik apo mike

4.Shoqëro dikë për në kinema, koncert apo në ndonjë "party"

6.Telefononi apo dërgojini e_mail një miku të vjetër

7. Kujdesuni për vetveten

Për t'u shëruar nga depresioni ju duhet të kujdeseni për vetveten. Kjo përfshin edhe kohën që gjen për gjërat që ju bëjnë të ndiheni mirë apo që ju pëlqejnë.

Edhe pse ndonjëherë është e vështirë të përjetoni lumturi vazhdoni të bëni ato aktivitete që më parë i cilësonit si të kënaqshme, një hobi apo sport që ju ka pëlqyer më parë. Dëgjoni muzikë, mund të provoni të dëgjoni Moxartin apo të pikturoni.

Lista e gjërave që ju bën të ndjheni mirë

Hartoni një listë të gjërave që ju bëjnë të ndjeheni mirë. Përfshini në të çdo strategjie, aktivitet etj, që ju ka ndihmuar më parë.

1.Kalojeni kohën në natyrë

2.Listoni tiparet që ju pëlqejnë

3.Lexoni një libër apo revistë interesante

4.Shihni më shpesh filma komik

5.Bëni më shpesh masazh apo shkoni në Spa

6.Dëgjoni muzikën tuaj të preferuar

7.Përmbushni disa nga detyrat që i keni lënë pas dore

8.Mbani një kafshë shtëpiake ose merruni me rritjen e luleve

Mrekulli