Bamirësia e dy japonezëve në një fshat të Kinës

2017-04-21 17:43:47 CRI Komenti juaj Printoni

Para 16 vitesh japonezët Komaki dhe Harada Ryotaro erdhën në Kinë për të ndihmuar vullnetarët kinezë në rehabilitimin e sëmundjes së leprozës. Në një fshat të qytetit Guangzhou japonezët praktikuan metodat rihabilitimit të të prekurve nga kjo sëmundje. Në vitin 2004, në këtë qytet ishte krijuar një sektor për rehabilitimin e leprozëve, kryesisht për të luftuar diskriminimin në shoqëori të tyre. Bamirësia e dy japonezëve ndikoi në mentalitetin e shumë kinezëve në këtë zonë, lidhur me sëmundjen e leprozës. Pasditen e 1 prilit, në një veprimtari bamirësie, dy japonezët treguan përvojat e tyre.

Rehabilituesi i sëmundjes së leprozës 86-vjeçari Komaki në moshën 17-vjeçareu prek vetë nga kjo sëmundje. Familjarët e tij ndërprenë çdo kontakt me të dhe e dërguan në një qendër rehabilitimi.

"Për shkak të sëmundjes sime, vëllezërit dhe motrat mbetën pa punë. Punonjësit e Zyrës Shëndetësore dezinfektuan shtëpinë dhe i njoftuan fqinjët dhe të afërmit që të mos afroheshin pasi ishte një sëmundje e rrezikshme ngjitëse."

Por, sëmundja e rëndë nuk ndikoi në shpirtin bamirës dhe energjinë pozitive të Komakit. Para 16 vitesh, ai erdhi në Kinë për të ndihmuar vullnetarët me metodat e rehabilitimit japonez të leprozës. Në prill të vitit 2003, Komaki shoqërohej dhe nga i riu japonez Harada Ryotaro, i diplo0muar në Universitetin e Waseda-s. Të dy bashkë ndihmuan të prekurit nga leproza në Kinë. Një vit më vonë në Guangzhou, Harada Ryotaro krijoi një klinikë për rehabilimit e leprozës dhe trajtimit të diskriminimit shoqëror të tyre. Fillimet ishin të vështira.

"Në fillim, vullnetarët nuk merrnin pjesë në veprimtaritë tona. Klinika s'mund të regjistrohej pa një llogari bankare e pr pasojë punonjësit e saj s'mund të kishin sigurime shoqërore. GJithashtu na mungonin lidhjet zyrtare me pushtetin vendor si dhe kishim mungesë fondesh. Pasi i zgjidhëm këto probleme qysh nga viti 2012, klinika jonë u regjistru në Guangzhou të Kinës jugore."

Aktualisht, afro 2000 vullnetarë ndihmojnë çdo vit në klinikën e cila regjistron mbi 10 mijë të prekur në vit. Viti 2014 shënoi rritje të veprimtarisë së kësaj klinike. Në këtë periudhë, Harada Ryotaro hasi shumë vështirësi, pasi donte të dorëhiqej, por këtë ide të tij e kundërshtuan vullnetarët kinezë të klinikës:

"Kur doja të dorëhiqesha, bashkëpunëtorët e mi kinezë më ndih

muan dhe më përkrahën. Tani puna jonë vazhdon normalisht."

Harada Ryotaro tregon se pavarësisht vështirësive, puna e tyre për trajtimin e të prekurve nga leproza vazhdon me sukses.

Në veprimtarinë bamirëse të 1 prillit, një pjesëmarrës nga Pekinivlerësoi eksperiencës e japonezëve Harado Ryotaros dhe Komakisë.

"Veprimtaria e tyre më ka prekur thellë. Eksperianca e Komakit tregon se forca e tij e natyrshme përballon çdo lloj vështirësie. Kjo vlerë është e domosdoshme në punën që ata bëjnë."

Ndërsa zonja Dou pasi dëgji eksperiencën e Harado Ryotaros dhe Komakit vlerësoi ndihmën e dhënë prej tyre.

"Nga tregimet e Harado Ryotaros dhe Komakit mësova se vullnetarët kanë patur një ndihmë të madhe prej tyre. U emocionova shumë nga bamirësia e tyre dhe dëshiroj të jem dhe unë një vullnetare për t'u ardhur në ndihmë të sëmurëve me leprozë." (Xu Guang)

Mrekulli
Lajmet Kryesore