Ja pse sportistët pinë lëng turshish

2017-04-16 14:42:34 CRI Komenti juaj Printoni

Lëngu i turshive është i preferuari i sportistëve, ndonëse prej kohësh ekspertët nuk i njihnin mirë vlerat e tij. Deri pak kohë më parë, ekspertët supozonin që lëngu i turshisë ndihmonte me ngërçet dhe dhimbjet e muskujve. Rezultoi që ata kishin të drejtë. Gjeni më poshtë vlerat shëndetësore të lëngut të turshisë.

1. Qetëson muskujt

Një studim i publikuar në Revistën Medicine & Science zbuloi që meshkujt e dehidratuar vuajnë më pak nga dhimbjet muskulare pasi kishin pirë lëng turshie. Për të arritur efektin e dëshiruar, mjafton pak më shumë se gjysma e një filxhani me lëng turshie. Sipas studimit që sjell AgroWeb.org, lëngu i turshisë kishte më shumë rezultate kundër ngërçit apo dhimbjeve muskulare se sa uji. Kjo mendohet të ndodhë sepse ky lëng ka efekt të menjëhershëm kundër dhimbjes duke ndaluar sinjalet e dhimbjes në rrugëtimin e tyre nga nervat tek muskujt.

2. Ndihmon me hidratimin

Shumë njerëz janë të mendimit që uji është lëngu më i favorshëm për t'u hidratuar pas stërvitjes. Kjo është pjesërisht e vërtetë. Uji me të vërtetë të bën mirë, nëse jeni stërvitur për një orë ose pak më shumë. Por, nëse stërviteni për orë të tëra, ose në temperatura të ngrohta, nuk ka më mirë se lëngu i turshisë. Ky lëng është i pasur me natrium dhe kalium dhe përshpejton hidratimin. Natriumi dhe kaliumi janë elektrolite, nivelet e të cilave bien gjatë djersitjes. Lëngu i turshisë përmban shumë elektrolite të tilla. Pas një djersitjeje afatgjatë, ky lëng e ndihmon trupin të rikthejë shpejt nivelet e elektroliteve të nevojshme.

3. Është lëng pa yndyrë që të vjen në ndihmë Nëse po përpiqeni të humbisni peshë, atëherë me siguri do të qëndroni larg pijeve me shumë kalori. Gjatë stërvitjes është më mirë të pini lëng turshie se sa pije të tjera kalorike që mund të jenë të shijshme, por nuk kanë të njëjtin efekt në marrjen e elektroliteve apo zbutjen e dhimbjeve muskulare.

4. Është i përballueshëm nga ana financiare Nëse jeni konsumator të rregullt të turshisë, duhet të dini që nuk keni nevojë të shpenzoni shumë para për pijet sportive. Edhe nëse nuk hani turshi, mos refuzoni lëngun e turshisë, si një alternativë shumë e lirë për të gjitha pijet që zakonisht rekomandohen gjatë stërvitjes.

5. Përmban plot antioksidantë

Lëngu i turshisë ka sasi të larta vitamine C dhe E, që janë edhe antioksidantë të shkëlqyer. Antioksidantët e mbrojnë organizmin nga molekulat e dëmshme, ose siç njihen ndryshe radikalet e lira. Secili prej nesh është i ekspozuar ndaj radikaleve të lira, ndaj një dietë e pasur me antioksidantë është gjithmonë një ide e mirë. Gjithashtu, vitaminat C dhe E forcojnë sistemin imunitar dhe luajnë rol fantastik për organizmin.

6. Mundet t'ju ndihmojë në përpjekjet për të rënë në peshë Lëngu i turshisë përmban shumë uthull. Konsumimi ditor i uthullës në doza të vogla mund t'ju ndihmojë të bini në peshë.

7. Ndihmon në rënien e nivelit të sheqerit në gjak

Një studim i publikuar në Revistën për Kërkimet Shkencore për Diabetin, të cilit i referohet AgroWeb.org, hodhi më shumë dritë mbi të mirat që vijnë nga konsumi i dozave të vogla të uthullës përpara vakteve. Studimi tregoi se uthulla ndihmonte në rregullimin e nivelit të sheqerit në gjak pas vakteve, tek njerëzit që vuanin nga diabeti i tipit 2. Sa më i ekuilibruar të jetë niveli i sheqernave aq më të shëndetshëm mund të jeni.

8. Ndihmon me tretjen

Uthulla tek lëngu i turshisë, ndihmon me tretjen. Ushqimet e fermentuara janë shumë të mira për sistemin tretës, sepse inkurajojnë rritjen dhe zhvillimin e baktereve të mira në stomak.

9. Ëmbëlson aromën e gojës

Ndoshta lëngu i turshisë mund tua 'thartojë gojën' në fillim, por në fakt ndihmon kundër aromës së keqe të saj. Herën tjetër kur të hani turshi, mos e derdhni lëngun, por ruajeni atë

Xhenxhefili turshi

Xhenxhefili turshi, i njohur edhe si Gari, prihet hollë si një fije letre dhe zakonisht shoqërohet me sushi. Ka raste kur xhinxheri turshi përzihet me gjethe shiso për të marrë ngjyrën rozë të hapur. Ashtu si xhinxheri I freskët, xhinxheri turshi është i mbushurme antikoksidantë.

Sipas një studimi publikuar në vitin 2004 në "Biofactors", xhenxhefili përmban mbi 50 antioksidantë të ndryshëm, përfshi xhinxherolin. Studiuesit zbuluan se antioksidantët tek xhinxheri kanë efekte shumë të mira për trupin, sidomos mbrojtëse. Antioksidantët janë përbërës natyralë që ju nidhmojnë kundër efekteve negative të radikaleve të lira.

Xhenxhefili turshi përmban copa të holla xhenxhefili, uthull, kripë dhe sheqer. Zakonisht, kombu, algë e thatë deti, përdoret për t'i dhënë një shije më të fortë. Xhenxhefili turshi ju ndihmon të bini nga pasha.

Sipas një studimi nga "Bioscience, Biotechnology dhe Biochemistry" përdorimi i rregullt i uthullës dobëson.

Xhenxhefili përdoret zakonisht për të neutralizuar shijen e peshkut përdorur në sushi. Mund të përdoret gjithashtu në gatime të tjera ose të konsumohet i gjallë. Mund ta përdorni xhenxhefilin turshi në oriz të skuqur ose në sallatë.

Mrekulli